Në nder të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor (10 Tetor), Action for Mothers and Children
(AMC) i bashkohet thirrjes globale për ta njohur shëndetin mendor si një të drejtë universale të
njeriut dhe për të theksuar mirëqenien emocionale të prindërve të rinj.
Të bëhesh prind është një përvojë e bukur, por edhe sfiduese. Ndryshimet hormonale, mungesa
e gjumit, shqetësimet për foshnjën dhe shumë faktorë të tjerë mund të rrisin ankthin gjatë këtij
tranzicioni të madh jetësor.


Pasi entuziazmi i urimeve zbehet, shumë prindër mund të gjenden duke u përballur me
vështirësi në heshtje. Shumë nëna përjetojnë ndjenja të trishtimit pas lindjes apo depresion pas
lindjes, ndërsa edhe baballarët mund të përballen me ankth dhe depresion.
Por prindërit nuk kanë pse të përballen vetëm me këto ndryshime.
Programet Vizitat në Shtëpi dhe Kujdesi në Grup për Prindërim mund të ndihmojnë në
lehtësimin e stresit duke ofruar edukim, këshillim dhe mbështetje.
Këto programe udhëhiqen nga Ministria e Shëndetësisë dhe zbatohen nga profesionistët e
kujdesit parësor shëndetësor, me mbështetjen e Action for Mothers and Children (AMC) dhe
(UNICEF) përmes fondeve nga Qeveria e Luksemburgut. Për të mësuar më shumë rreth
këtyre programeve, ju lutemi kontaktoni Qendrën tuaj Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Fëmijët rriten më mirë në shtëpi të mbushura me dashuri, kujdes dhe stabilitet. Prandaj,
mbështetja e shëndetit mendor të prindërve është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të
fëmijëve.


Referencat:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (2023) – Përmirësimi i Shëndetit Mendor dhe të Trurit të Fëmijëve dhe Adoleshentëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë (2024) – Dita Botërore e Shëndetit Mendor
UNICEF (2023) – Parenting Hub: Shëndeti Mendor dhe Prindërimi
UNICEF Evropa dhe Azia Qendrore (2023) – Pse Vizitat në Shtëpi Ndihmojnë Shëndetin Mendor

Category: Lindja