Si po ndryshon trupi im?
- Lëkura mbi barkun tuaj mund t’ju kruhet dhe të çahet (krijohen vija në lëkurë, sidomos në bark, të shkaktuara nga zgjatja e lëkurës). Përdorni losion (krem, lëng për fërkim) dhe vishni rroba të gjëra.
- Mund të keni dhimbje në shpinën tuaj. Mos qëndroni në këmbë për periudha të gjata.
- Mos bartni gjëra të rënda.
- Ju mund të ndjeni dhimbje në pjesët anësore të barkut përderisa mitra juaj po zgjerohet.
- Ju mund të vuani nga kapsllëku. Pini më shumë ujë ose lëng frutash. Hani më shumë ushqime me fibra siç janë frutat dhe perimet.
- Ju ende mund të keni marrëdhënie seksuale me partnerin, mirëpo ndaloni nëse keni dhimbje apo ndjeni shtrëngime.
Si po rritet foshnja ime?
- Lëkura e foshnjës është e kuqe dhe me rrudha. Lëkura është e mbuluar me qime të imëta dhe të buta.
- Foshnja juaj tashmë mund të godasë më fort.
- Sytë e foshnjës suaj janë të formuar pothuajse tërësisht. Ato mund të hapen dhe mbyllen.
- Nga fundi i muajit të gjashtë, foshnja juaj është rreth 30cm e gjatë dhe peshon rreth 700-900gr.
Teksti është marrë nga March of Dimes
http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx