Muaji 1 Bën lëvizje të pakontrolluara të duarve Mban duart afër fytyrës Mban shuplakat të mbyllura në grushte Lëviz kokën nga një anë në anën tjetër kur qëndron barkazi Fokusohet në objekte 20 – 30cm larg saj Preferon fytyrat e njerëzve karshi formave të tjera Preferon dizajnet bardhë-e-zi apo ngjyra me kontrast të lartë Dëgjon mjaftë mirë Njeh disa tinguj, duke përfshirë zërat e prindërve | Muaji 2 Krijon tinguj si gurgullima dhe gugatje Përcjellë objektet me sy Mban kokën lartë për periudha të shkurtra Mund të buzëqeshë dhe qeshë kur luajnë me të Mund të preferojë më shumë ngjyra dhe forma Fillon të lëvizë dhe koordinohet më mirë | Muaji 3 Ngrit kokën dhe gjoksin kur qëndron barkazi Mbështet pjesën e sipërme të trupit duke mbajtur duart mbi bark Zgjat këmbët dhe shkelmon kur qëndron barkazi apo në shpinë Shtrëngon këmbët kur qëndron në sipërfaqe të butë për t’iu ndihmuar shputave Rrah shuplakat Afron duart te goja Kap dhe tund lodrat e vogla Përcjell me sy objektet që lëvizin Vështron fytyrat me vëmendje Dallon objektet/njerëzit nga distanca Fillon t’i koordinojë duart dhe sytë Fillon të gurgullojë, dhe mund të imitojë disa tinguj Buzëqesh kur dëgjon zërat e prindërve Pëlqen të luajë me njerëz të tjerë dhe mund të qajë kur loja të mbarojë |
Muaji 4 Mban kokën në mënyrë të qëndrueshme Mban peshën e trupit me këmbë Gugatë kur i flisni dhe mund të imitojë tinguj Pëlqen të bëjë mini-pompa Mund të kap një lodër dhe të provojë ta fusë në gojë Mundohet të kap objekte të vogla Mund të rrotullohet, mirëpo kjo mund të mos ndodhë deri në muajin tjetër Hutohet lehtë Mund të dallojë nuancat e ngjyrave dhe preferon ngjyrat e çelëta | Muaji 5 Mund t’i dallojë nuancat e ngjyrave të errëta Mund të rrotullohet Mund të ulet për një çast pa i ndihmuar Pëlqen të luajë me duar dhe këmbë Pëlqen të përsërisë tingujt dhe të mësojë të imitojë tinguj të rinj Reagon kur dëgjon tinguj të rinj Mund ta njohë emrin e vet Mund të frikësohet nga të panjohurit Fillon të krijojë më shumë shprehje të fytyrës si p.sh. të qeshurën | Muaji 6 Ka koordinim më të mirë Mund të fillojë të lëvizë gjërat nga një dorë në dorën tjetër Kthen kokën kur dëgjon tinguj dhe zëra Imiton tinguj dhe i pëlqen t’i përsërisë ato Rrotullohet nga pozita barkazi në shpinë dhe anasjelltas Mund të ulet pa ndihmën tuaj I pëlqen kur ju I lexoni me zë të lartë Mund të jetë gati të ushqehet me ushqime të forta |
Muaji 7 Ulet pa ndihmën tuaj Zgjatet për të kapur gjëra Bart gjërat nga një dorë në dorën tjetër Mund ta mbështesë peshën e trupit në këmbët e veta kur mbahet në pozitë vertikale Tashmë dallon të gjitha ngjyrat si dhe i zhvillohet të parit nga larg. Lëshon zëra për të shprehur gëzimin apo pakënaqësinë. Reagon kur e dëgjon emrin e vet Vazhdon të gugatë rrokje të njëpasnjëshme (ba-ba-ba-ba) Dallon emocionet e atij që i flet sipas tonit të zërit Hulumton gjërat duke përdorur duart dhe gojën Zgjatet për të kapur gjërat që nuk i ka afër Pëlqen të luajë kukafshehti (kur fshiheni pas diçkaje dhe pastaj i rishfaqeni duke “e befasuar”) Shpreh interes në të qenit pranë një pasqyrë | Muaji 8 Shpreh më mirë emocionet Thotë “dada” dhe “mama” për të dy prindërit Fillon të zvarritet, edhe pse disa foshnje mund të kenë filluar më herët Kalon gjërat nga një dorë në dorën tjetër Mund të qëndrojë duke u mbajtur Bën me dorë në drejtim të gjërave Mund të frikësohet nga të panjohurit dhe ka frikë nga ndarja | Muaji 9 Kombinon rrokjet në tinguj që duken si fjalë Kupton tonet e zërit më mirë se sa fjalët Qëndron në këmbë duke u mbështetur në diçka I hulumton gjërat në mënyra të ndryshme (i shkund, gjuan, përplas apo rrëzon) Mund të kap gjëra duke përdorur gishtin e madh dhe atë tregues (kapje në formë të pincetave duke përdorur duart) Mund të ecë duke u mbajtur në mobile Është më e lëvizshme prandaj është e nevojshme të siguroheni që fëmija nuk do të ketë qasje në vende ku mund të lëndohet. |
Muaji 10 Fillon të përdorë gjeste të vogla si p.sh. tund kokën për “jo” dhe bën me dorë për të përshëndetur Përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues për të kapur gjëra Ulet pa e mbajtur Zvarritet mirë Ecë duke u mbajtur për mobile Thotë “dada” dhe “mama” Reagon kur e dëgjon emrin e vet dhe e kupton fjalën “jo” | Muaji 11 Thotë “dada” dhe “mama” për prindin e duhur Qëndron në këmbë pa u mbajtur për disa sekonda Jep më shumë rreth personalitetit dhe mendimeve Mund të shqetësohet më shumë nga disa pamje apo tinguj të caktuar Kupton fjalët, frazat apo udhëzimet e thjeshta Bëhet më e pavarur përderisa aftësitë e saj rriten Përpiqet të ngjitet në shkallë (kini kujdes dhe nëse keni mundësi, bllokojani qasjen në shkallë) | Muaji 12 Ulet pa e mbajtur Qëndron në pozitën duar-dhe-këmbë dhe zvarritet Ngritet vetë në këmbë Ecë duke u mbajtur në mobile, si dhe mund të bëjë disa hapa pa u mbajtur E përdor gishtin e madh dhe gishtin tregues për të kapur gjëra Thotë “dada”/”mama” dhe “oh-oh!” Mundohet të imitojë fjalë Reagon ndaj “jo”-së dhe kërkesave të thjeshta verbale Përdor gjeste të thjeshta, si p.sh. tund kokën për “jo” dhe bën me dorë për të përshëndetur Fillon të përdor gjërat në mënyrë të duhur (të pijë nga filxhani, t’i krehë flokët me krehur) Gjen me lehtësi gjërat e fshehura Lidh emrin me foto |