A janë këto dhimbje të vërteta apo të rrejshme të lindjes?

Poashtu të quajtura si shtrëngimet e barkut (kontraksionet) Braxton Hicks, këto shtrëngime të barkut paraqesin një ngushtim pa dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit tuaj. Ju mund të filloni t’i ndjeni këto shtrëngime në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë, por ato zakonisht bëhen më të forta gjatë muajit të fundit të shtatzënisë. Ato nuk nënkuptojnë se ju jeni gati për lindje; kjo është vetëm një mënyrë e trupit për t’u përgatitur për lindje. Këtu i keni disa shenja që e dallojnë procesin e vërtetë të lindjes nga procesi i rrejshëm.

Dhimbjet e vërteta të lindjes

Dhimbjet e rrejshme të lindjes

Shtrëngimet e barkut(kontraksionet) janë të rregullta dhe vijnë në intervale gjithmonë e më të shkurtëra dhe bëhen më të gjata dhe më të forta.

Intervalet e këtyre shtrëngimeve janë të çrregullta dhe nuk bëhen më të shpeshta apo më të forta.

Shpërthimi i ujërave që rezulton në rrjedhje apo shpërthim të lëngjeve. Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) mund të fillojnë para apo pas shpërthimit të ujërave.

Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) ndalen kur ju jeni duke pushuar, dhe keni ndalur aktivitetet tuaja, gjatë ecjes apo ndërrimit të pozitave.

Depërtimi në shtresën e mukozës. Dhimbjet e lindjes mund të mos ju vijnë edhe disa ditë, por ato janë afër.

Dhimbja e shtrëngimeve të barkut nuk është e njejtë (në një moment është më e fortë dhe në një moment tjetër zvogëlohet dukshëm)

Dhimbje e vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, veçanërisht nëse janë të përcjella me një ndjenjë të ngërçeve të ngjashme me ato që përjetohen para ciklit menstrual.

Dhimbja është e përqendruar vetëm në pjesën e përparme.

Shenja që tregojnë se dhimbjet e lindjës janë afër

Këtu i keni 12 shenja që tregojnë se dhimbjet e lindjës po afrohen. Ju mund të mos jeni gati për lindje edhe disa ditë apo javë, por ato tregojnë se shtatzënia juaj është në drejtimin e duhur:

  1. ‘Ndihem më e lehtë’ (2-3 javë para lindjës) – që nënkupton se foshnja juaj lëvizë poshtë dhe ju lejon juve të merrni frymë më lirshëm.
  2. Rritja e nevojës për të urinuar (ushtrohet më shumë presion në fshikëz).
  3. Stomaku nuk ndihet më aq i shtypur dhe kjo ju lejon të hani më tepër.
  4. Rritja të shtrëngimeve të barkut (kontraksionet Braxton-Hicks).
  5. Do të bini në peshë rreth 0.5-1.0kg (kryesisht nga derdhja e ujërave).
  6. Rritja e dhimbjeve të shpinës.
  7. Rritja e presionit në legen.
  8. Rritja e sekrecioneve vaginale.
  9. Jashtëqitja e shpeshtë dhe ndjenja për të vjellë.
  10. Rritje të papritur të energjisë (kryesisht 24-48 orë para lindjes).
  11. Zbutja dhe lagia e mitrës.
  12. Zhdukja e shtresës së mukozës.