Deri në fund të muajit të shtatë, shumica e foshnjeve:
- Ulen pa ndihmën tuaj
- Zgjaten për të kapur gjëra
- Bartin gjërat nga një dorë në dorën tjetër
- Mund ta mbështesin peshën e trupit në këmbët e veta kur mbahen në pozitë vertikale
- Tashmë dallojnë të gjitha ngjyrat si dhe ju zhvillohet të parit nga larg.
- Lëshojnë zëra për të shprehur gëzimin apo pakënaqësinë.
- Reagojnë kur e dëgjojnë emrin e vet
- Vazhdojnë të gugasin rrokje të njëpasnjëshme (ba-ba-ba-ba)
- Dallojnë emocionet e atij që i flet sipas tonit të zërit
- Hulumtojnë gjërat duke përdorur duart dhe gojën
- Zgjaten për të kapur gjërat që nuk i kanë afër
- Pëlqejnë të luajnë kukafshehti (kur fshiheni pas diçkaje dhe pastaj i rishfaqeni duke “e befasuar”)
- Shprehin interes në të qenit pranë një pasqyrë
Ky është vetëm një udhëzues; secili fëmijë është unik dhe zhvillohet në ritmin e vet.
Teksti i marrë nga: March of Dimes