Si po ndryshon trupi im?
- Gjoksi juaj mund të vazhdojë të rritet dhe të jetë i ndjeshëm. Majat (thimthat) e gjoksit dhe pjesët përreth fillojnë të nxihen.
- Keni nevojë të shkoni në tualet më shpesh për shkak se mitra juaj po zgjerohet dhe është duke bërë presion në fshikëzën tuaj.
- Mund të keni ende sëmundjen e mëngjesit
- Ju mund të ndiheni e lodhur dhe keni nevojë të pushoni më shpesh.
- Trupi juaj prodhon më tepër gjak.
Si po rritet foshnja ime?
- Organet kryesore të foshnjës suaj si truri, zemra dhe mushkëritë tashmë janë duke u zhvilluar dhe duke marrë formë.
- Veshët, nyjat e këmbëve, kyçet e duarve, gishtërinjtë e duarve dhe këmbëve tashmë janë formuar. Qepallat po ashtu formohen dhe rriten mirëpo mbeten të mbyllura.
- Nga fundi i muajit të dytë, foshnja është rreth 2.5cm e gjatë dhe peshon më pak se 9gr.
Teksti është marrë nga March of Dimes
http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx