Si po ndryshon trupi im?
- Ju mund të ndiheni ende e lodhur dhe të keni sëmundjen e mëngjesit. Për shumicën e grave, sëmundja e mëngjesit është e lehtë dhe largohet në tremujorin e parë. Sidoqoftë, nëse ju humbni në peshë dhe nuk mund të mbani ushqimin apo pijet në bark, kontaktoni mjekun tuaj.
- Ju mund të ndjeni kokë-dhembje, trullosje dhe të keni marramendje. Në qoftë se këto simptoma nuk ju kalojnë, kontaktoni mjekun tuaj para se të merrni ndonjë medikament kundër kokë-dhembjes.
- Ju mund të keni shtuar 1-2kg, dhe tashmë rrobat tuaja kanë filluar t’ju ngushtojnë.
Si po rritet foshnja ime?
- Thonjtë e duarve dhe këmbëve të foshnjës suaj janë formuar.
- Goja e foshnjës suaj i ka 20 sythe që pastaj zhvillohen në dhëmbë.
- Në lëkurën e foshnjës suaj fillojnë të formohen qime të imëta.
- Ju mund të dëgjoni rrahjet e zemrës së foshnjës suaj për herë të parë.
- Nga fundi i muajit të tretë, foshnja juaj është rreth 6.5-7.5cm e gjatë dhe peshon rreth 28gr.
Teksti është marrë nga March of Dimes
http://www.marchofdimes.org/pregnancy/how-your-baby-grows.aspx