Ndjesia për të vjellë, lodhja, dhe ndryshimi i humorit/qejfit janë disa nga shenjat e hershme.
Një test i thjeshtë i shtatzënisë mund të konfirmojë nëse ju jeni shtatzënë, mirëpo disa gra mund të përjetojnë shenja më të hershme për shkak të ndërrimit të hormoneve.
Shenja të tilla përfshijnë:
- Ushqimet që dikur ju kanë pëlqyer nuk iu pëlqejnë më.
- Ndryshimi i humorit/qejfit siç janë ankthi, frika, të qarat pa arsye, ndjenjat e përziera dhe entuziazmi.
- Fryrja e barkut.
- Nevoja për të urinuar më shpesh.
- Lodhja.
- Ënjtja dhe rritja e ndjeshmërisë së gjoksit.
- Të përzierat (ndjesia për të vjellë).
- Vjellja.
- Vonesa e ciklit menstrual.
- Rritja e nevojës për të urinuar.
Sa më herët të vizitoni mjekun aq më mirë do të jetë, pasi që do të mund të kuptoni se sa javë jeni shtatzënë.

Lini një Përgjigje