Provoni këto këshilla që të lehtësoni shqetësimet e zakonshme gjatë shtatzënisë:
Ndryshimi i gjoksit
- Përdorni sytjena të rehatshme nga materiali i pambukut dhe mundësisht pa tel mbajtës (pasi që pambuku ‘merr frymë’ më mirë se materialet sintetike). Nëse keni ndërmend ta ushqeni fëmijën tuaj me gji, madhësia e sytjenave duhet të jetë një numër më i madh se çka keni pasur gjatë shtatzënisë, prandaj blini sytjena për gjidhënie në muajt e fundit të shtatzënisë.
- Nëse gjoksi juaj ka rrjedhje, përdorni pambuk për një përdorim brenda sytjenave dhe ndërroni disa herë në ditë. Gjithashtu, lejoni gjoksin tuaj të thahet i pa mbuluar disa herë në ditë dhe pas dushit.
Kapsllëku
- Pini shumë lëngje, sidomos ujë të pastër. Shmangni pijet e gazuara si Koka Kolla (Coca Cola) dhe pijet tjera që përmbajnë kafeinë si çaji ose kafeja.
- Hani fruta dhe perime të pasura me fibra, sidomos fruta të thata si kajsia dhe kumbulla.
- Bëni ushtrime të lehta si dhe ecni, çdo ditë.
- Shmangni pastruesit/laksativët (lehtësues të përkohshëm të kapsllëkut) e tjerë përpos atyre natyrorë dhe gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj para se t’i përdorni.
Marramendja
- Lëvizni ngadalë kur jeni ulur ose kur ngriheni.
- Mos rrini në këmbë për periudha të gjata.
- Pushoni kur keni nevojë dhe kur është e mundshme.
- Ushqehuni me porcione të vogla çdo 2-3 orë.
- Pini shumë lëngje. Mbani mend: tentoni të pini dy litra ujë çdo ditë.
- Gjatë tremujorit të fundit, kur pushoni ose flini, shtrihuni anash në krah e jo në shpinë.
- Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni nevojë për shtesa të hekurit.
Lodhja
- Pushoni dhe flini kurdo që keni mundësi.
- Bëni ushtrime të lehta si dhe ecni, çdo ditë. Kjo ju bën më pak të lodhur, e jo më shumë.
- Ushqehuni me dietë të shëndoshë (racione e rregullta dhe të vogla janë më të mira) dhe merrni mjaft hekur dhe acid folik (përmes shtesave të ndryshme).
- Kufizoni kafeinën që gjendet në çaj/kafe, lëngjet e gazuara dhe çokolatat. Këto mund të ju ofrojnë një shtytje të vogël të energjisë, por në fund të fundit ju lodhin më tepër.
- Pranoni që keni nevojë për më tepër pushim dhe bëni ndryshime në jetën tuaj për t’iu përshtatur këtij ndryshimi, si p.sh. shmangni përgjegjësitë shtesë kur është e mundur.
- Mos përdorni medikamente pasi që ato të cilat ju heqin lodhjën nuk janë të shëndetshme gjatë shtatzënisë.
Kokë-dhembja
- Ushqehuni me racione të vogla dhe të shëndetshme çdo 2-3 orë.
- Pini shumë lëngje. Mbani mend: tentoni të pini dy litra ujë çdo ditë.
- Praktikoni relaksimin, si p.sh. duke marrë frymë thellë, duke lexuar një gazetë ose duke bërë masazhë.
- Merrni ajër të pastër duke ecur.
- Mundohuni të flini 8 orë çdo natë dhe pushoni gjatë ditës kur është e mundshme.
- Përdorni një leckë të ftohtë ose të nxehtë duke e vendosur në ballë.
- Mendoni se çfarë mund t’ju shkaktojë kokë-dhembje, p.sh. kafeja (e cila shkakton lodhjën e syve) dhe përpiquni t’iu shmangeni këtyre.
- Merrni vetëm acetaminophen (paracetamol) dhe kurrë mos e tejkaloni sasinë e rekomanduar. Shmangni ibuprofen-in dhe kurrë mos përdorni aspirin sepse kjo e rritë mundësinë për gjakderdhje.
- Kontaktoni mjekun tuaj ose paraqituni në spital nëse kokë-dhembja juaj është e fortë, e shpeshtë dhe zgjat shumë, ose nëse përfshin shikim të turbullt, me pika ose keni ënjtje.
Urthi
- Ushqehuni me porcione të vogla gjatë ditës.
- Mundohuni të mos shtriheni pasi që jeni ushqyer apo të ushqeheni së paku 2 orë para gjumit.
- Shmangni çokolatat dhe ushqimin e yndyrshëm, të thartë (acidik) dhe djegës (pikant), p.sh. domatet, frutat citrikë, uthullën, biberin, sidomos pak para gjumit.
- Ushqehuni me produkte të qumështit sepse ka mundësi që përkohësisht të lehtësojnë simptomat.
Hemorroidet
- Shmangni kapsllëkun.
- Mos rini ulur në tualet për periudha të gjata ose mos shtyni tepër gjatë jashtëqitjes.
- Për të lehtësuar simptomat së paku përkohësisht, vini pambuk të ftohtë mbi hemorroide. Shmangni medikamentet që përmbajnë anestezion lokal pasi që kjo mund të lëndojë foshnjën tuaj.
- Bëni ushtrimet Kegel rregullisht.
- Qëndroni në vaskë për 15-20 minuta për të lehtësuar simptomat përkohësisht.
Dhimbjet e këmbëve/ngërçi dhe shqetësimet në pjesën e poshtme të shpinës
- Merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit duke konsumuar produkte nga qumështi.
- Bëni ushtrime të lehta, si p.sh. ecje për 20-30 minuta.
- Qëndroni në vaskë.
- Kërkoni nga bashkëshorti apo shoku një masazhë të lehtë.
- Bëni ushtrimet e lëkundjës së legenit për dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës.
- Mos rrini për periudha të gjata në këmbë ose ulur.
- Mbani këmbët lartë sa më shpesh.
- Mos vishni këpucë me take të larta.
- Praktikoni mbajtjen e pozitës së duhur duke u ulur drejt dhe lëshuar krahët poshtë.
- Keni kujdes kur peshoni objekte; përkulni gjunjët dhe mos e përkulni belin.
Ndryshimet e humorit/qejfit
- Flisni për ndjenjat dhe shqetësimet tuaja me bashkëshortin apo shokun.
- Shijoni një aktivitet që ju pëlqen ose bëni diçka për vetën tuaj, si p.sh. manikyr.
- Shpenzoni kohë duke bërë aktivitete që ju pëlqejnë, sidomos bashkë me bashkëshortin tuaj.
- Bëni ushtrime të lehta, si p.sh. ecje për 20-30 minuta.
- Pushoni dhe flini kur keni mundësi, mundohuni të shmangni mbilodhjen.
- Ushqehuni me dietë të shëndetshme (racionet e vogla dhe të rregullta janë më të mira) dhe merrni mjaft hekur dhe proteina.
- Merrni pjesë në ligjërata për procesin e lindjës ose lexoni mbi shtatzëninë dhe procesin e lindjës; njohuritë për atë se çfarë ju pret ju ndihmojnë të lehtësoni tensionin.
Të përzierat dhe të vjellat (sëmundja e mëngjesit):
- Ushqehuni me shujta të vogla dhe të shpeshta gjatë gjithë ditës. Mbani gjëra të vogla me vete siç janë biskotat.
- Mundohuni të mos shtriheni pasi që të keni ngrënë.
- Mundohuni të shmangni ushqimet dhe erërat që ju bëjnë të villni dhe shmangni ushqimin e yndyrshëm, të thartë (acidik) dhe djegës (pikant).
- Pini lëngje sidomos gjatë ushqimit. Mundohu të pini nga dy litra ujë çdo ditë. Nëse keni vjellur shumë, pini elektrolite/pije që përmbajnë jone (blini pije sportive ose përgatiteni vet duke përzier ujë më kripë).
- Merrni ajër të pastër; dilni të ecni ose hapni një dritare.
- Merrni vitaminat e shtatzënisë kur ushqeheni ose para gjumit.
- Provoni të përdorni xhenxhefil për të qetësuar barkun.
- Merrni më shumë vitamina B6 duke ngrënë më shumë banane, arra, bishtaja, karota, lulelakra, patate, mish dhe peshk. Mund të përdorni edhe shtesa tjera.
- Konsultohuni me mjekun tuaj se a janë të sigurta medikamentet në barnatore që nuk kanë nevojë për recetë të mjekut.
Këmbët e ënjtura
- Shmangni kafeinën, të cilën e përmban çaji, kafeja, Koka Kolla (Coca Cola) dhe çokolatat.
- Bëni ushtrime të lehta, si p.sh. ecni për 20-30 minuta.
- Bëni masazh këmbëve, sidomos para se të shkoni në krevat.
- Zgjatni këmbët, sidomos para se të shkoni në krevat.
Ndryshimi i lëkurës
- Për ndryshime në ngjyrën e lëkurës, shmangni rrezitjën e cila mund të errësojë ngjyrën.
- Për akne ose pezmatime tjera, lani fytyrën si zakonisht.
- Për vijat/çarjet nuk mund të përdorni asgjë në lëkurën tuaj për t’i shmangur, por mundohuni që të mos shtoni më tepër peshë gjatë shtatzënisë që edhe është shkaktari më i zakonshëm i të çarave në lëkurë.
- Për lëkurën që kruhet, shmangni dushet e nxehta, vishni rroba të gjëra dhe mos dilni në ditë të nxehta.
- Mos u shqetësoni! Shumica e këtyre ndryshimeve largohen pas lindjës.
Problemet me gjumë
- Bëni ushtrime të lehta, si p.sh. ecni për 20-30 minuta.
- Lajuni në vaskë para gjumit.
- Para gjumit, pini ujë të nxehtë me limon ose qumësht të nxehtë.
- Hani darkën së paku dy orë para gjumit dhe shmangni sheqerin.
- Shmangni kafeinën, të cilën e përmban çaji, kafeja, Koka Kolla (Coca Cola) dhe çokolatat.
- Mos përdorni medikamente pasi që asnjë nga ato që ndihmojnë me gjumin nuk është e sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.
- Praktikoni relaksimin, si p.sh. duke marrë frymë thellë, duke lexuar një gazetë ose duke bërë një masazhë.
- Zvogëloni çfarëdo zhurme ose ndriçimi që nuk ju lë të flini.
- Provoni pozita të ndryshme për të fjetur, p.sh. të flini në krah me një jastëk mes këmbëve.
- Pushoni dhe flini gjatë ditës nëse është e mundshme.
- Mos u shqetësoni! Ndryshimi i hormoneve më vonë gjatë shtatzënisë do të thotë që është normale të flini vetëm nga 2-3 orë pa ndërprerje. Kjo është vetëm mënyra e foshnjës për t’ju përgatitur për ndryshimet që do të përjetoni më vonë në jetë.
Ënjtjet
- Mos qëndroni në këmbë për periudha të gjata dhe mos u ulni këmbëkryq.
- Ushqehuni me ushqime që kanë proteina të larta siç janë fasulet, djathi, peshku, mishi i kuq dhe pula.
- Pini ujë të nxehtë me limon.
- Shtrihuni me një jastëk nën zogun e këmbëve dy ose tri herë në ditë.
- Mos vishni rroba të ngushta si pantallona, pantallona të ngushtë ose çorape deri te gjuri.
- Bëni ushtrime të lehta, si p.sh. ecni për 20-30 minuta.
- Mundohuni të pini dy litra ujë në ditë.
Sekrecionet/Lëngjet vaginale/infeksionet
- Mundohuni të vishni funde në vend të pantallonave.
- Vishni brekë 100% nga pambuku.
- Ndërroni brekët gjatë ditës nëse është e mundshme.
- Hani jogurt ose merrni shtesa tjera probiotike.
- Kufizoni produktet nga sheqeri dhe kafeina.
- Mos e bëni shpëlarjën e vaginës (dush me ujë, me spërkatje me ujë), përveç nëse ju ka udhëzuar mjeku.
- Kontaktoni mjekun tuaj nëse lëngu ju djeg, kruhet, i vjen era ose shkakton ënjtje.
- Mos përdorni medikamente pa recetën e mjekut.
Vena të zgjeruara
- Bëni ushtrime të lehta, si p.sh. ecni për 20-30 minuta.
- Mos vishni rroba të ngushta si pantallona, pantallona të ngushtë ose çorape deri te gjuri.
- Vishni çorape përkrahëse nëse keni plane të qëndroni apo ecni për periudha më të gjata. Vishini ato sapo të zgjoheni.
- Mundohuni të mos qëndroni në këmbë ose ulur në një vend për periudha të gjata dhe mos u ulni këmbëkryq. Nëse keni nevojë të uleni për periudha më të gjata, ngrihuni në këmbë çdo 30-60 minuta, zgjatni këmbët dhe ecni.
- Shtrihuni me një jastëk nën zogun e këmbëve dy ose tri herë në ditë.
- Mos vishni këpucë me take të larta.
Category: Shtatzënia