Po! Është vërtetuar se përfshirja e babait korrelon pozitivisht me më pak probleme të sjelljes dhe zhvillim kognitiv më të mirë për fëmijën tuaj.

Studimet që kanë analizuar ndikimin e pranisë së të atit gjatë fëmijërisë tregojnë që ata fëmijë që kanë pasur një baba të përfshirë më herët, mesatarisht kanë më pak probleme me sjellje, aktivitet më të ulët kriminal, stabilitet më të mirë ekonomik, zhvillim më të mirë kognitiv, performancë më të mirë në shkollë dhe janë më pak të stresuar gjatë moshës së maturisë (Sarkadi, Kristiansson, Oberklaid, dhe Bremberg, 2008).

  • Fëmijët që kanë babain pranë kanë aftësi më të mira kognitive.
  • Fëmijët që kanë babain pranë kanë më shumë gjasa që të kenë më shumë vetëbesim dhe mund të zgjidhin problemet pa dhunë.
  • Fëmijët që kanë babain pranë zakonisht kanë më pak probleme me sjelljen e tyre.
  • Baballarët që janë të përfshirë në jetën e fëmijës së tyre janë më të lumtur dhe me shumë gjasa do të vazhdojnë të qëndrojnë të përfshirë.
  • Baballarët që janë të përfshirë kanë shëndet më të mirë: marrin më pak medikamente, konsumojnë më pak alkool, jetojnë më gjatë dhe ndihen më të shëndetshëm mentalisht e fizikisht.
  • Disa studime tregojnë që baballarët që përfshihen në kujdesin e fëmijës kanë lidhje shumë më të shëndosha dhe të lumtura me partnerët e tyre, ndihen më të lidhur me familjen e tyre dhe kanë jetë më të mirë seksuale.
  • Baballarët që janë të përfshirë kontribuojnë në uljen e stresit të nënës gjatë shtatzënisë.
  • Me shumë gjasa, gratë shtatzëna do të shkojnë në më shumë vizita të para-lindjes nëse janë të shoqëruara nga partneri, krahasuar me ato që nuk kanë shoqëruar.

Burimi: Promundo, CulturaSalud, and REDMAS (2013). Program P – A Manual for Engaging Men in Fatherhood, Caregiving, Maternal and Child Health. Promundo: Rio de Janeiro, Brazil and Washington, D.C. USA.

Category: Për baballarët