Autor: bebaks

  • Buza dhe qiellza e çarë

    Buza dhe qiellza e çarë

    Buza dhe qiellza e çarë

    Çka janë buza dhe qiellza e çarë?

    Buza e çarë është një defekt i lindjes, në të cilin buza e sipërme e një fëmije nuk formohet plotësisht dhe ka një hapje në të. Qiellza e çarë është një defekt i lindjes në të cilën qiellza e foshnjës (çatia e gojës) nuk formohet plotësisht dhe ka një hapje në të. Këto defekte të lindjes quhen çarje gojore ose çarje orofaciale (oral clefts ose orofacial clefts).

    Defektet e lindjes janë kushtet shëndetësore që janë të pranishme në lindje. Ato ndryshojnë formën ose funksionin e një ose më shumë pjesëve të trupit. Defektet e lindjes mund të shkaktojnë probleme në shëndetin e përgjithshëm, si zhvillohet trupi ose si funksionon trupi. Buza dhe qiellza e çarë janë defekte të zakonshme të lindjes. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 1 ose 2 në 1,000 bebe (më pak se 1 për qind) lindin me buzë dhe qiellzë të çarë.

    Buza e çarë dhe qiellza e çarë ndodhin shumë herët në shtatzëni. Buzët e foshnjës formohen ndërmjet 4 dhe 7 javëve të shtatzënisë, dhe forma e qiellzës ndërmjet 6 dhe 9 javëve të shtatzënisë. Çrregullimet e gojës nuk duhet të ndodhin së bashku – një foshnje mund të ketë një pa të tjera.

    Si e prekin fytyrën e foshnjës buzët e çara dhe qiellza e çarë?

    Disa foshnje me një buzë të çarë kanë vetëm një vrimë të vogël në buzë të sipërme. Të tjerët kanë një hapje më të madhe ose vrimë në buzë që shkon përmes buzës dhe deri në hundë. Një buzë e çarë mund të ndodhë në njërën ose të dy anët e buzës së një fëmije. Të kesh një vrimë/çarje në mes të buzës është e rrallë.

    Një qiellzë e çarë mund të ndikojë në qiellzën e butë (indet e buta në pjesën e pasme të qiellzës së gojës) ose në qiellzën e fortë (pjesa e kockave të qiellzës së gojës). Në disa foshnje me qiellzë të çarë, të dy pjesët e para dhe prapa të qiellzës janë të hapura. Ndërsa te foshnjat e tjera, vetëm një pjesë e qiellzës është e hapur.

    Çka e shkakton buzën dhe qiellzën e çarë?

    Nuk është e sigurt se çfarë e shkakton buzën dhe qiellzën e çarë. Ato mund të shkaktohen nga një kombinim i gjërave, si gjenet dhe gjërat në mjedisin tuaj, si p.sh ushqimi, uji dhe medikamentet të cilat i përdorni. Gjenet janë pjesë e qelizave të trupit tuaj që ruajnë instruksionet për mënyrën se si trupi juaj rritet dhe funksionon. Gjenet kalojnë nga prindërit tek fëmijët.

    Gjërat të cilat mund të rrisin shanset për të pasur një fëmijë me buzë dhe qiellzë të çarë janë:

    Historia familjare e buzës dhe qiellzës së çarë.

    Nëse të tjerët në familjen tuaj ose të partnerit tuaj kanë buzë dhe qiellzë të çarë (ato shkojnë në familjen tuaj), atëherë ju do të keni më shumë gjasa të keni një fëmijë me këto defekte të lindjes. Buza dhe qiellza e çarë janë më të zakonshme në familjet që janë aziatike, hispanike dhe amerikane vendase. Nëse keni një histori familjare të buzës ose të qiellzës së çarë, tregoni mjekut tuaj.

    Pirja e duhanit ose pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë. Gratë të cilat pijë alkool gjatë javëve të para të shtatzënisë kanë më shumë gjasa të kenë një fëmijë me një buzë të çarë ose me qiellzë të çarë në krahasim me gratë e tjera. Gratë të cilat konsumojnë alkool konsiderohen ato gra të cilat konsumojnë 4 ose më shumë pije brenda 2-3 orëve.

    Mungesa e përdorimit të suplementeve/ushqimeve të mjaftueshme, si acid folik, para dhe gjatë shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë që çdo qelizë në trupin tuaj ka nevojë për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Nëse merrni acidin folik para dhe gjatë shtatzënisë së hershme, mund të ndihmoni në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga çarja e buzëve, dëmtimet e palcës kurrizore dhe defektet e trurit.

    Keni diabetin para shtatzënisë. Diabeti është një gjendje në të cilën trupi juaj ka më tepër sheqer (të quajtur glukozë) në gjak. Diabeti para shtatzënisë quhet edhe diabet pre-ekzistues ose diabet tip 1 ose tip 2.

    Përdorimi i barnave të caktuara gjatë shtatzënisë. Nëse keni epilepsi dhe përdorni medikamente (si topiramate ose acid valproik) gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, ju keni më shumë gjasa të keni një fëmijë me buzë të çarë (me apo pa qiellzë të çarë) sesa gratë që nuk i përdorin këto medikamente.

    Të jesh obeze/e trashë gjatë shtatzënisë. Nëse jeni obeze/e trashë, ju keni një sasi të tepërt të yndyrës trupore dhe indeksi i masës trupore (i quajtur edhe BMI) është 30 ose më i lartë.

    Infeksione të caktuara gjatë shtatzënisë, si rubeola (e quajtur edhe fruthit gjerman)

    Çfarë mund të bëni për të parandaluar buzën dhe qiellzën e çarë tek fëmija juaj?

    Ju nuk mund të parandaloni gjithmonë buzën dhe qiellzën e çarë te foshnja juaj. Por ka gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në zvogëlimin e shanseve të fëmijës për të pasur këto defekte të lindjes:

    Përdorni acid folik. Para shtatzënisë, çdo ditë merrni një multivitaminë me 400 mikrogramë të acidit folik. Gjatë shtatzënisë, çdo ditë merrni një vitaminë me 600 mikrogramë të acidit folik.

    Mos pini duhan ose alkool. Alkooli përfshin birrë, verë dhe pije alkoolike.

    Bëni një kontroll paraprake. Kjo është një vizitë/kontroll mjekësore përpara shtatzënisë për të siguruar që jeni të shëndetshëm kur të mbeteni shtatzënë.

    Mbani një peshë të shëndetshme para shtatzënisë dhe bisedoni me mjekun tuaj për të fituar një sasi të shëndetshme të peshës gjatë shtatzënisë.

    Bisedoni me mjekun tuaj për të siguruar që çdo medikament që merrni është i sigurt gjatë shtatzënisë.

    Kur të mbeteni shtatzënë, filloni kujdesin e hershëm dhe të rregullt të shtatzënisë.

    Mbroni veten nga infeksionet. Bisedoni me mjekun tuaj për të siguruar që të gjitha vaksinat tuaja janë të përditësuara, veçanërisht për rubeolën. Vaksinat ndihmojnë të ju mbrojnë nga infeksione të caktuara. Lani duart shpesh.

    Si janë diagnostikuar buzët dhe qiellza e çarë?

    Shumica e foshnjave janë diagnostikuar me buzë dhe qiellza të çarë pas lindjes. Disa foshnje me lloje të caktuara të buzëve dhe qiellzës së çarë nuk mund të diagnostikohen deri vonë. Por gjatë shtatzënisë, mjeku juaj mund të shohë buzën ose qiellzën e çarë në një ultratingull. Ultratingulli është pajisje e cila përdor valët e zërit dhe përmes ekranit tregon një figurë të foshnjës brenda mitrës.

    Çfarë probleme mund të shkaktojnë buzët dhe qiellza e çarë për fëmijën tuaj?

    Foshnjat dhe fëmijët me buzë dhe qiellza të çarë mund të kenë: Probleme dentare Infeksione të veshit dhe probleme të dëgjimit Probleme të ushqyerjes Probleme me të folurit

    Si janë trajtuar buzët dhe qiellza e çarë?

    Në shumicën e rasteve, fëmijës tuaj mund t’i riparohet goja dhe qiellza përmes një intervenimi të vogël kirurgjik. Secili fëmijë është i ndryshëm, por zakonisht është më mirë nëse foshnjës i bëhet ndërhyrja kirurgjike e buzës para se të bëhet 1 vjeç, ndërsa për qiellzë duhet të pret derisa të mbush 18 muaj. Kirurgjia mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes së fytyrës së një fëmije dhe mund të ndihmojë me frymëmarrjen, dëgjimin dhe zhvillimin e të folurit. Me rritjen e fëmijës ka me qenë e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjike, andaj ata gjithashtu mund të kenë nevojë për kujdes nga disa ofrues të shëndetit, si dentistët, mjekët, terapistët e gjuhës/logopedët dhe kirurgët që specializohen në kujdes për foshnjat me probleme të shkaktuara nga qiellza dhe buzët e çara.

  • Foshnja ime ka vdekur. Si do ta përballoj këtë?

    Foshnja ime ka vdekur. Si do ta përballoj këtë?

    FOSHNJA IME KA VDEKUR. SI DO TA PËRBALLOJ KËTË?

    Material i ofruar me mirësjellje nga March of Dimes (i përshtatur për Kosovën)

    Vdekja e një foshnjeje është një nga gjërat më të dhimbshme që mund të ndodhë në një familje. Kjo nuk është e drejtë. Foshnjat nuk supozohet të vdesin. Ato përfaqësojnë fillimin e jetës, jo fundin.

    Foshnja juaj mund të ketë vdekur në mitrën tuaj, në fillim ose më vonë gjatë shtatzënisë tuaj. Ose fëmija juaj mund të ketë vdekur gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes. Ju mund të jeni tronditur nga ndjenjat tuaja. Por duhet ta dini se ju nuk jeni vetëm në këtë periudhë të pikëllimit. Ne ndihemi shumë keq për humbjen tuaj. Ne shpresojmë se mund t’ju ndihmojmë që ta përballoni vdekjen e fëmijës tuaj duke lexuar këta artikuj.

    Informatat që gjenden këtu mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj ta kuptoni pikëllimin dhe ndjenjat tuaja dhe të mësoni se si të kërkoni ndihmë. Këto japin sugjerime për t’u ballafaquar me familjen dhe miqtë, përderisa ju jeni të pikëlluar dhe për mënyrën se si të ndihmoni fëmijët tuaj të tjerë të kuptojnë humbjen e familjes tuaj.

    Ne gjithashtu ofrojmë një udhëzues për baballarët që kanë përjetuar humbje dhe për miqtë dhe familjen e dikujt që ka përjetuar humbje.

    Dhe në fund, kur të jeni gati, janë sugjerimet se si ju dhe familja juaj mund ta mbani mend fëmijën tuaj. Ne shpresojmë që kjo ju ndihmon të shëroheni… dhe kur ju jeni gati, të mendoni për të ardhmën.

    Është e rëndësishme që të kujdeseni për vetën

    • Hani ushqim të shëndetshëm. Hani fruta dhe perime, bukë dhe pasta të bëra nga gruri, dhe pulë dhe mish me sasi të vogël yndyre. Qëndroni larg nga ushqimi i pashëndetshëm, ushqimi i shpejtë dhe ëmbëlsirat e shumta.
    • Bëni diçka aktive çdo ditë. Bëni shëtitje. Dilni jashtë për një kohë.
    • Mundohuni që t’i përmbaheni rutinës suaj të rregullt. Zgjohuni dhe shkoni në shtrat në kohën e zakonshme.
    • Qëndroni larg alkoolit (birrës, verës, koktejeve të bëra me verë dhe pijeve alkoolike) dhe kafeinës (në kafe, çaj, sodë dhe çokollatë). Këto mund t’ju bëjnë që të ndiheni keq dhe të flini vështirë. Në vend të këtyre, pini ujë ose lëng.
    • Mos pini duhan. Pirja e duhanit është e keqe për ju dhe partnerin tuaj. Gjithashtu, edhe pirja pasive e duhanit (tymi nga cigaret e dikujt tjetër) është e dëmshme.
    • Mos harroni se pas shtatzënisë, trupit të femrës i duhet kohë për t’u kthyer përsëri në gjendjën normale. Nëse foshnja ka vdekur vonë gjatë shtatzënisë, femra mund të ketë gjakderdhje, dhe gjinjtë e saj mund të kenë qumësht. Në qoftë se këto gjëra janë duke ju ndodhur juve apo gruas tuaj, konsultohuni me mjekun tuaj.

    Si t’i shprehni ndjenjat tuaja?

    • Bisedoni për foshnjën dhe ndjenjat tuaja, për humbjen tuaj me partnerin tuaj, familjën dhe miqtë.
    • Bisedoni me mjekun tuaj për të parë nëse ata mund t’ju rekomandojnë ndonjë këshillues. Ndonjëherë është e dobishme të bisedoni me dikë tjetër përveç familjes dhe miqve tuaj.
    • Bisedoni me udhëheqësin tuaj fetar ose shpirtëror. Besimet tuaja shpirtërore mund të jenë një ngushëllim për ju gjatë kësaj kohe.
    • Kontaktoni qendrën tuaj lokale të Beba-ks për të caktuar një takim konfidencial, sy më sy vetëm me një mjek ose mami.
    • Vizitoni komunitetin tonë online për të ndarë historinë tuaj dhe për të lexuar lidhur me përvojën e të tjerëve; kjo gjë mund t’ju ndihmojë të mësoni nga të tjerët të cilët gjithashtu kanë përjetuar humbje.
    • Mendoni për ta bërë një ceremoni përkujtimore në mënyrë që ta kujtoni foshnjën tuaj.
    • Lexoni libra dhe poezi ose dëgjoni muzikë që ju pëlqen dhe ju duket inkurajuese.
    • Shkruani mendimet dhe ndjenjat tuaja në një ditar. Ju gjithashtu mund të shkruani letra apo poezi për foshnjën tuaj. Tregojini foshnjës tuaj se si ndjeheni dhe sa shumë ju mungon.
    • Bëni një album ose një kuti kujtimesh si shenjë e një kujtimi të dashur të foshnjës tuaj, ku mund të mbani fotografitë, byzylykun e spitalit apo batanijen. Mos u ngutni për të bërë ndryshime.
    • Tashmë, ju mund të keni gjëra të foshnjës, siç janë rrobat, batanijet dhe mobilet. Lërini ato në vendin ku janë deri sa të ndjeheni të gatshëm t’i largoni ato.
    • Mundohuni të mos bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj (p.sh., të shpërnguleni në ndonjë vend tjetër apo të ndërroni punën) menjëherë pas vdekjes së foshnjës tuaj. Prisni disa muaj para se të bëni ndryshime të tilla. Jepini vetes kohë për të mbajtur zi për humbjën e foshnjës tuaj.

    Ku mund të ngushëlloheni gjatë kohës që mbani zi?

    • Kërkoni ndihmë nga miqtë dhe familja juaj. Tregojuni atyre saktësisht se çfarë mund të bëjnë për ju. Kërkoni nga ata që t’ju ndihmojnë me kujdesin e fëmijëve, të shkojnë për të blerë ushqim, të përgatisin ushqim apo vetëm të kalojnë kohë me ju.
    • Kërkoni nga mjeku juaj ose kontaktoni qendrën tuaj lokale të Beba-ks për ndihmë, nëse ju mendoni se jeni në depresion. Gjithkush ndihet i trishtuar dhe i pikëlluar ndonjëherë. Këto ndjenja mund të jenë më të shprehura pas vdekjes së një foshnjeje. Nëse ndjenjat tuaja të trishtimit janë me të vërtet të forta, zgjasin për një kohë të gjatë dhe nuk ju lejojnë ta vazhdoni jetën tuaj normale, ju mund të keni nevojë për trajtim për depresion. Këtu janë disa shenja të depresionit:
    • Të pasurit pak interesim për hobitë apo aktivitetet e zakonshme
    • Ndjenja e lodhjes gjatë tërë kohës
    • Shtimi apo humbja e peshës
    • Problemet për të fjetur apo gjumi i tepërt
    • Problemet për t’u përqendruar apo për të marrë vendime
    • Të menduarit për vetëvrasje apo vdekje

    Ballafaqimi me të tjerët gjatë kohës që mbani zi

    Është vërtet e vështirë të mendoni për t’u ballafaquar me familjen dhe miqtë, kur ju jeni duke mbajtur zi. 

    Ju mund të dëshironi që njerëzit të largohen dhe t’ju lënë vetëm. Por vdekja e foshnjës suaj ndikon në familjen dhe miqtë tuaj, gjithashtu. Ata ju duan dhe dëshirojnë të ndihmojnë, por kanë frikë se mos bëjnë apo thonë diçka të gabuar. Ata mund të ndjehen të paaftë për shkak se ata nuk janë të sigurt se si t’ju ngushëllojnë dhe t’ju mbështesin juve. 

    Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të ballafaqoheni me të tjerët gjatë kohës që mbani zi:

    • Tregojuni atyre se thirrjet dhe vizitat e tyre janë me rëndësi për ju.
    • Tregojuni atyre nëse është në rregull apo jo që ata të bëjnë pyetje lidhur me çfarë ka ndodhur.
    • Tregojuni atyre që ju keni nevojë për mbështetjen e tyre, edhe nëse ata nuk dinë gjënë më të mirë për të thënë. Të dëgjuarit e fjalëve të sinqerta si “Unë thjesht nuk di çfarë të them për t’ju bërë të ndjeheni më mirë”, ose “Unë dua t’ju ndihmoj, por nuk e di se si”, mund të jetë ngushëlluese. Ndonjëherë njerëzit mund të thonë gjëra që nuk ju ngushëllojnë juve, si p.sh. “Kjo ndodhi për të mirë.” Ose “Ju mund të keni një tjetër fëmijë.” Mundohuni të mbani mend se ata janë duke bërë më të mirën e tyre për t’ju mbështetur juve, edhe në qoftë se çfarë thonë ata ju lëndon.
    • Tregojuni atyre saktësisht se për çfarë keni nevojë. A keni nevojë për dikë që t’ju dëgjojë? A keni nevojë që ata të qëndrojnë me ju në shtëpi? A keni nevojë për dikë që t’ju sjellë ushqimin apo të pastrojë rrobat tuaja? Provoni dhe tregojuni atyre gjëra të veçanta që mund të bëjnë për ta treguar mbështetjen e tyre. Për shembull, ata mund të marrin fëmijët tuaj një pasdite ose të shkojnë për të blerë ushqim.
    • Kërkoni nga ata që ta përdorin emrin e foshnjës tuaj dhe ta kujtojnë atë. Tregojini se, edhe pse do të mbeteni shtatzënë dhe të keni fëmijë tjetër përsëri, ju prapë nuk do ta harroni foshnjën që ka vdekur.
    • Falënderojini ata për durimin dhe mbështetjen e tyre.

    Periudha e pikëllimit zgjat për një kohë. Disa njerëz presin nga ju që ta kufizoni dhimbjen tuaj ose ta kaloni atë në një kohë të caktuar. Ju keni kohë sado që është e nevojshme për ta përballuar humbjen tuaj. Edhe pse ju mund të ndjeheni më mirë me kalimin e kohës, ju nuk do ta harroni foshnjën tuaj.

    Me kalimin e kohës, mbështetja nga familja dhe miqtë tuaj mund të pakësohet. Kjo nuk do të thotë se ata kanë harruar për foshnjën tuaj ose atyre nuk ju intereson. Ju ndoshta duhet t’u tregoni atyre se ju jeni ende të pikëlluar. Ata do t’ju mbështesin për aq kohë sa ata e dinë se ju keni nevojë.

    Si mund t`u ndihmoni fëmijëve ta kuptojnë vdekjen dhe pikëllimin?

    Fëmijët e të gjitha moshave brengosen. Ata mund të frikësohen, të lazdrohen apo të kërkojnë vëmendje të veçantë. Disa fëmijë mund të mendojnë se ata do të vdesin gjithashtu apo se ata janë fajtorë. Ata mund të përballen më mirë me pikëllimin, kur ata e dinë se çfarë është duke ndodhur. Këtu janë disa mënyra që t’u ndihmoni atyre ta kuptojnë vdekjen e foshnjës:

    • Bisedoni me ta për vdekjen duke përdorur fjalë të thjeshta, të sinqerta. Ju mund të thoni gjëra të tilla si: “Foshnja nuk është rritur,” apo “Foshnja ka lindur shumë e vogël.” Mos përdorni fjalë që mund t’i hutojnë ose trembin ata, të tilla si “Foshnja është duke fjetur,” ose “Mami e ka humbur fëmijën.”
    • Lexojuni atyre tregime që kanë të bëjnë me vdekjen dhe humbjen, nëse mund të gjeni.
    • Inkurajoni ata që të bëjnë pyetje. Jepuni atyre sa më shumë informata që u duhen.
    • Jini të vetëdijshëm për ndryshimet në sjelljën e fëmijëve tuaj. Ata mund të jenë të lënduar, të hutuar dhe të zemëruar, ashtu si ju. Fëmijët më të vegjël mund të fillojnë të jepen shumë pas prindërve apo të jenë të çuditshëm. Ata mund të veprojnë ose të bëjnë gjëra që ata nuk i kanë bërë që kur ishin më të vegjël. Fëmijët më të rritur mund të jenë të shqetësuar për shkollën, miqtë apo sportet. Ose ata mund të mos reagojnë fare për vdekjen e foshnjës. Ata gjithashtu mund të bëjnë pyetje për të cilat ju do të mendoni se janë të vrazhda apo të pakujdesshme. Këto janë reagime normale. Jini sa më të durueshëm dhe sa më të dashur që mundeni.
    • Tregojuni atyre se ata nuk do të vdesin.
    • Tregojuni atyre se askush nuk është fajtor për vdekjen e foshnjës.
    • Kërkoni nga ata që të gjejnë mënyrat e tyre për ta kujtuar foshnjën. Fëmijët më të rritur mund të dëshirojnë të shkojnë në ceremoni përkujtimore apo në funeral. Fëmijët më të vegjël mund të vizatojnë një pikturë apo të bëjnë një kujtim të foshnjës si shenjë nga foshnja.
    • Tregojuni mësuesve të fëmijëve tuaj apo kujdestarëve të tjerë se çfarë ka ndodhur në mënyrë që ata të mund t’i mbështesin fëmijët tuaj, gjithashtu.

    Udhëzues për baballarët që kanë përjetuar një humbje

    Material i ofruar me mirësjellje nga First Candle

    Kjo ka gjasa të jetë një nga ngjarjet më të vështira në jetën tuaj, por ju mund të ndjeheni se duhet të jeni të fortë për partnerin dhe për familjen tuaj. Shoqëria jonë është e prirur t’i vë meshkujt në një rol mbështetës kur është fjala për vdekjen e një fëmije, por edhe ju jeni të pikëlluar gjithashtu. Mënyra se si ju përballeni me pikëllimin tuaj do të jetë e rëndësishme gjatë përpjekjeve tuaja për t’u shëruar dhe për të ecur më tutje. Mënyra e pikëllimit nuk është e njëjtë tek askush. Nuk ka mënyrë të drejtë ose të gabuar për t’u pikëlluar. Merrni kohën që ju duhet për të parë se çfarë funksionon për ju. Në vijim janë sugjerimet nga baballarët e tjerë në zi që mund të jenë të dobishme për ju:

    • Përjetoni dhembjen tuaj. Gjeni një vend të qetë ku ju mund të jeni vetëm me mendimet dhe dhimbjën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të vini në rend pyetjet “po sikur” dhe “pse” që jehojnë në kokën tuaj.
    • Qani. Të qarit është një reagim normal dhe i nevojshëm për pikëllimin, edhe për meshkujt. Të qarit mund t’ju bëjë të ndjeheni më mirë duke lehtësuar tensionin nga brendësia e trupit tuaj. Nëse ju nuk ndjeheni rehat të qani në prani të të tjerëve, gjeni një vend ku ju mund të jeni vetëm dhe të lironi emocionet tuaja.
    • Pranoni se kjo nuk është diçka që ju mund ta “bëni më mirë”. Pikëllimi dhe shërimi i secilit do të marrë kohë dhe do të rritet e ulet në mënyra të paparashikueshme. Jini të durueshëm me veten dhe ata rreth jush.
    • Bisedoni për ndjenjat tuaja. Komunikoni me anëtarët e familjes tuaj apo me miqtë e besuar, tregojuni se ju duhet dikush për t’ju dëgjuar. Këtu përfshihet edhe gruaja juaj.
    • Shprehni zemërimin tuaj në mënyra pozitive. Për meshkujt, zemërimi është ndoshta reagimi më i zakonshëm emocional i vdekjës së foshnjës. Ushtrimi apo aktivitetet e tjera fizike janë zgjedhje të mira.
    • Mundohuni të mos përfshiheni më tepër se sa që duhet në sport, hobi, punë apo aktivitete sociale. Kjo vetëm do të fshehë ndjenjat tuaja. Jepini vetes hapësirë që të merreni me pikëllimin tuaj. Do të keni kohë të mjaftueshme për këto aktivitete, kur të keni arritur në një gjendje më të mirë të shërimit.
    • Shmangni përdorimin e alkoolit, drogës apo marrëdhëniet seksuale jashtë marrëdhënies suaj, me qëllim për të harruar dhimbjen. Këto janë të përkohshme; ju do të ktheheni në realitet shumë shpejt.

    Për më shumë këshilla dhe informata ju mund të shkarkoni broshurën e First Candle’s “Surviving Stillbirth for Fathers” këtu.

    Udhëzim për miqtë ose anëtarët e familjes së dikujt që ka përjetuar humbjen e një foshnjeje

    Material i ofruar me mirësjellje nga First Candle

    Nëse dikush nga personat e afërt ka përjetuar vdekjen e një foshnjeje, ekzistojnë gjëra që ju mund të bëni për ta gjatë periudhës së pikëllimit dhe ballafaqimit me vdekjën e foshnjës së tyre. Neglizhenca nga miqtë dhe familja, të cilët janë të pasigurt se çfarë duhet të thonë ose të bëjnë, vetëm se e shton dhimbjen dhe izolimin e ndjerë nga prindërit të cilët janë në zi. Në vijim ju ofrojmë disa sugjerime të cilat mund t’ju ndihmojnë:

    Çfarë duhet të bëhet

    Çfarë nuk duhet të bëhet

    • Rrini në kontakt. Shfaqni shqetësimin dhe kujdesin tuaj të sinqertë.
    • Jini në dispozicion për të dëgjuar, për të ndihmuar me fëmijët e tjerë, apo për çfarëdo që është e nevojshme në atë kohë. Ofroni ndihmë nga ana praktike, p.sh., me pastrimin e shtëpisë dhe vaktet ushqimore.
    • Shprehni keqardhjen tuaj për atë që i ka ndodhur foshnjës së tyre dhe për dhimbjen e tyre.
    • Lejoni që ata të shprehin sa më shumë pikëllimin që ata janë duke e ndjerë në këto momente dhe që janë të gatshëm ta shfaqin. Pranoni heshtjen; nëse familja nuk ndjehet se dëshiron të flasë, mos e nxisni bisedën. Ndiqni shembullin e tyre.
    • Inkurajoni ata që të jenë të durueshëm me vetveten, të mos presin shumë nga vetja dhe të mos imponojnë ndonjë “çka nëse” mbi vetveten.
    • Lejoni ata që të flasin për foshnjën e tyre.
    • Kushtojini rëndësi të veçantë vëllezërve dhe motrave të foshnjës së vdekur.
    • Sigurojini ata se kanë bërë gjithçka që kanë mundur, kujdesi mjekësor që kanë pasur ka qenë shumë i mirë, apo gjithçka tjetër që e dini që është e vërtetë dhe pozitive rreth kujdesit të treguar ndaj shtatzënisë apo foshnjës.
    • Inkurajoni ata që të kërkojnë ndihmë, qoftë nga ndonjë profesionist shëndetësor apo ndonjë prind tjetër që ka përjetuar këtë gjë.
    • Kujtoni familjen në datën e lindjes së foshnjës, në përvjetorin e vdekjes, në ditën e Nënës e në ditën e Babait, si dhe në raste të tjera.
    • Jini të durueshëm me ta. Përballja me vdekjen e foshnjës së tyre mund të zgjasë një kohë të gjatë. Qëndroni në kontakt.
    • Mos lejoni që ndjenja juaj e dobësisë t’ju mbajë larg kontaktit me familjen e foshnjës së vdekur.
    • Mos e shmangni takimin me familjen për shkak se ju nuk ndjeheni mirë.
    • Mos thoni se ju e dini se si ata ndjehen (nëse ju nuk keni humbur ndonjë fëmijë, ju me siguri nuk e dini se si ata ndjehen).
    • Mos pyesni për hollësi lidhur me vdekjen e foshnjës. Në qoftë se familja ofron informata, dëgjoni me mirëkuptim.
    • Mos u tregoni atyre se çfarë duhet të bëjnë apo se si duhet të ndjehen.
    • Mos impononi pikëpamjet tuaja fetare apo shpirtërore mbi ta.
    • Mos e ndryshoni temën kur ata përmendin fëmijën e tyre të vdekur.
    • Mos thoni se ata të paktën kanë një fëmijë tjetër; ose se mund të kenë më shumë fëmijë në të ardhmen.
    • Mos e fajësoni askënd për vdekjen e foshnjës. Mos bëni komente të cilat sugjerojnë se kujdesi në shtëpi, tek ofruesi i kujdesit ndaj fëmijëve, në dhomën e urgjencës, në spital ose kudo tjetër, ishte i papërshtatshëm.
    • Mos u mundoni të gjeni diçka pozitive rreth vdekjes së foshnjës. Shmangni klishetë dhe përgjigjet e lehta.
    • Mos e shmangni përmendjen e emrit të foshnjës nga frika se u kujtoni atyre dhimbjen.
    • Mos thoni “ju tashmë duhet të ndjeheni më mirë” apo diçka tjetër që nënkupton ndonjë gjykim për ndjenjat e tyre apo përcakton pritje kohore apo limiton procesin e shërimit të tyre.

    Të kujtuarit e foshnjës tuaj

    Kur të jeni gati, është e rëndësishme për ju dhe familjen tuaj që ta kujtoni foshnjën tuaj në mënyra të veçanta. Edhe në qoftë se ju nuk e keni pasur rastin për ta parë, prekur apo mbajtur atë apo edhe t’i vini një emër, ka gjëra që ju mund të bëni që ju ndihmojnë juve ta kujtoni foshnjën tuaj.

    Mblidhni gjërat që ju kujtojnë juve foshnjën tuaj. Këto mund të jenë figurat me ultratinguj, gjurmët e këmbëve, byzylyku i spitalit, fotot, rrobat, batanijet apo lodrat. Vini ato në një kuti të veçantë ose në një album me copa të ngjitura. Bëni diçka të veçantë për të kujtuar fëmijën tuaj. Ju mund të dëshironi të:

    • Ndizni një qiri në ditë të veçanta dhe në festa.
    • Luteni.
    • Shkruani ndonjë poezi.
    • Pikturoni.
    • Mbillni një pemë apo një kopsht të vogël.
    • Bëni ndonjë bizhuteri, ndoshta me gurin e muajit të lindjes së foshnjës.
    • Dhuroni për një organizatë bamirëse apo jepni diçka për një fëmijë në nevojë i cili është i moshës në të cilën do të ishte fëmija juaj.
    • Përfshiheni në një projekt të veçantë të dedikuar për fëmijën tuaj, si p.sh., ngritja e fondeve për të ndërtuar një rrëshqitëse në një park në emër të fëmijës tuaj ose të punoni si vullnetarë për një bamirësi lokale.
    • Organizoni një ngjarje për ta nderuar foshnjën tuaj. Ky mund të jetë një shërbim përkujtimor ose funeral. Mund të bëhet në shtëpinë tuaj ose në vendin tuaj të adhurimit. Mund të jetë me vetëm disa persona apo me të gjithë miqtë dhe familjen. Kjo ngjarje mund të përfshijë varrosjen e fëmijës tuaj ose përhapjen e hirit të tij në një vend të veçantë. Një ngjarje e tillë mund t’ju japë një shans për t’i thënë lamtumirë foshnjës tuaj. Gjithashtu, një ngjarje e tillë ju jep kohë që të ndani vuajtjet e tua me familjen dhe miqtë.
    • Ndani një kohë të veçantë për ta kujtuar. Zgjidhni një datë që është kuptimplotë për ju – ditëlindjen e foshnjës suaj ose ditën që vdiq. Bëni diçka vetë ose mblidhni familjen dhe miqtë për ta kujtuar fëmijën tuaj.
  • Çfarë mundësish kam nëse bashkëshorti im është abuziv?

    Çfarë mundësish kam nëse bashkëshorti im është abuziv?

    Çfarë mundësish kam nëse bashkëshorti im është abuziv? Asgjë nuk e justifikon dhunën në familje. Asnjëherë!

    Në Kosovë qëndrimet dhe reagimet ndaj dhunës në familje po përmirësohen ngadalë. Policia dhe gjykatat janë duke u trajnuar më mirë për të reaguar, ndërsa mbrojtësit e viktimave, Qendrat për Mirëqenie Sociale dhe strehimoret duket se janë duke bërë një punë më të mirë në trajtimin e këtij problemi të madh.

    Çfarë duhet të bëni nëse ju ose dikush që njihni është viktimë e dhunës në familje?

    Nëse ju ndodh apo jeni dëshmitarë të sulmeve, ju inkurajojmë që të thërrisni policinë, veçanërisht nëse është një rast urgjent. Ju gjithashtu mund të telefononi në linjën falas për ndihmë: 0800 11112. Ajo drejtohet nga divizioni i Avokimit të viktimave dhe Asistencës të Zyrës së Prokurorit Publik të Kosovës. Njerëzit që përgjigjen apo njerëzit të cilët raportojnë dhunën e tillë u ndihmojnë viktimave të dhunës në familje duke i furnizuar ata me informata dhe numra të kontaktit.

    Mbani në mend se në bazë të ligjeve të Kosovës “dështimi për të raportuar abuzimin e fëmijëve ose të dhunën në familje është veprë penale dhe kushdo që nuk i raporton veprat penale që ndodhin brenda një marrëdhënieje në familje mund të ndiqet penalisht.” (Rrjeti i Grave të Kosovës 2015, ‘Mjaft me arsyetime’, shih nenin 385, dështimi për të raportuar përgatitjen e veprave penale, paragrafi 3)

    Cilat janë të drejtat tuaja ligjore?

    Material i ofruar nga OSBE “Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje”

    Sipas Ligjit të Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, aktet e dhunës në familje përkufizohen si vepra apo lëshime të qëllimshme që i bën një person personit tjetër me të cilin është ose ka qenë në marrëdhënie familjare. Kjo përfshin të gjithë personat me të cilët ju jetoni apo keni jetuar më herët. Këto veprime përfshijnë, por nuk kufizohen në: a) përdorimin e forcës fizike ose presionin psikik të ushtruar ndaj anëtarit tjetër të familjes; b) çdo veprim tjetër i një anëtari të familjes që mund të shkaktojë apo kanos se do të shkaktojë dhembje fizike dhe vuajtje psikike; c) shkaktimin e ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale apo cenimin e dinjitetit; d) sulmin fizik pa marrë parasysh pasojat; e) ofendimin, sharjen, thirrjen me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë; f) përsëritjen e vazhdueshme të sjelljeve me qëllim të përljës së personit tjetër; g) marrëdhëniet seksuale pa pëlqim dhe keqtrajtimin seksual; h) kufizimin e kundërligjshëm të lirisë së lëvizjes ndaj personit tjetër; i) dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë dhe kanosjen që ta bëjë këtë; j) vënien e personit tjetër në pozitën që ai të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike; k) hyrjen apo largimin me dhunë nga banesa e përbashkët apo banesa e personit tjetër; dhe l) rrëmbimin. (Ligji Nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje, 2010, në: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2010-182-eng.pdf. Neni 2, paragrafi 1.2.)

    Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje ofron një sërë masash ligjore që synojnë mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Ligji përcakton koncepte të tilla si dhuna në familje dhe marrëdhëniet familjare dhe shpjegon cilat lloje të masave të mbrojtjës dhe urdhrave ekzistojnë, si dhe procedurat që duhet ndjekur për t’i fuqizuar ato.

    Në çfarë mënyre ju mbron ligji ju dhe/ose fëmijët tuaj ndaj dhunës në familje?

    Material i ofruar nga OSBE “Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje”

    Masat mbrojtëse janë masa të lëshuara nga gjykata apo policia për të mbrojtur një person i cili i është ekspozuar dhunës duke ndryshuar rrethanat të cilat mund ta lejojnë kryesin të kryejë më shumë akte dhune. Masat mbrojtëse, ndër tjerash, mund të kufizojnë vizitat e kryesve të veprave në vendet e tyre të banimit dhe mund të ndalojnë kryesit që t’i shohin fëmijët e tyre. Këto masa lëshohen për kohëzgjatjen e urdhërit për mbrojtje. Pasi që masat mbrojtëse të përfundojnë, ato nuk do të ndikojnë më të drejtat e pronësisë apo të drejtat e kujdestarisë së kryesit.

    Gjykata komunale mund të nxjerrë urdhëra të mbrojtjes dhe urdhëra për mbrojtje emergjente që përmbajnë një ose më shumë masa mbrojtëse. Policia e Kosovës mund të lëshojë urdhëra për mbrojtje të përkohshme emergjente që përmbajnë vetëm disa prej masave mbrojtëse.

    Kërkesën për urdhër mbrojtjeje mund ta paraqes:

    • Viktima e dhunës në familje;
    • Përfaqësuesi i autorizuar i viktimës;
    • Mbrojtësi i viktimës (me pëlqimin e palës së mbrojtur);
    • Përfaqësuesi i qendrës për mirëqenie sociale të komunës ku viktima ka vendbanimin apo vendqëndrimin, kur viktima është person i mitur;
    • Organizata joqeveritare (OJQ), që është i njohur me gjendjen e viktimës.

    Policia e Kosovës është përgjegjëse për të siguruar se kryesi i respekton masat mbrojtëse. Shkelja e urdhërit për mbrojtje është veprë penale dhe i akuzuari dënohet me gjobë dhe me burgim.

    Për t’u informuar më shumë dhe lexuar raportin e plotë nga OSBE-ja, “Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje” vizitoni uebfaqen: http://www.osce.org/kosovo/88708?download=true

    Cilat janë përgjegjësitë e policisë?

    Material i ofruar me mirësjellje nga OSBE “Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje”

    Policia e Kosovës është përgjegjëse për të reaguar ndaj çfarëdo raportimi të akteve apo kërcënimeve për të kryer akte të dhunës në familje ose ndaj çfarëdo shkeljeje të urdhërit për mbrojtje, urdhërit për mbrojtje emergjente ose urdhërit për mbrojtje të përkohshme, pavarësisht se kush e raporton atë. Pavarësisht kryerjes së ndonjë krimi apo arrestimit të ndonjë personi, policia do të bëjë një raport për incidentin dhe do të sigurojë një kopje të raportit të viktimës apo përfaqësuesit ligjor.

    Përveç lëshimit të urdhrave të mbrojtjes së përkohshme emergjente, Policia e Kosovës është përgjegjëse për përdorimin e mjeteve të arsyeshme për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme, siç janë:

    • Krijimi i një linje të posaçme telefonike për raportimin e rasteve të dhunës në familje;
    • Pajisja e viktimës apo përfaqësuesit ligjor të viktimës me kontakt zyrtar të policit hetues, në rastet kur viktima ka nevojë për ndihmë të mëtejshme. Në rast se nuk ka polic të hetimit, atëherë ndonjë nëpunës tjetër do të ndihmojë viktimën;
    • Informimi i viktimës, përfaqësuesit ligjor ose mbrojtësit të viktimës për të drejtat e viktimës në përputhje me ligjin për dhunën në familje, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar urdhrin për mbrojtje të përkohshme emergjente;
    • Informimi i viktimës lidhur me shërbimet e ndihmës ligjore, psikologjike dhe ndihmave të tjera në dispozicion nga institucionet qeveritare si dhe nga rrjeti i autorizuar i OJQ-ve;
    • Informimi i ofruesve përkatës të shërbimeve lidhur me incidentin e dhunës në familje dhe lehtësimi i kontaktit me viktimën, me kërkesën e viktimës;
    • Sigurimi i transportimit të viktimës, sipas nevojës, dhe vartësve të saj deri në:
      • një objekt të duhur mjekësor për trajtim ose kontrollim mjekësor;
      • një vendstrehim apo vendqëndrim tjetër të përshtatshëm dhe të sigurt, me kërkesën e viktimës;
    • Sigurimi i mbrojtjes për personin i cili raporton incidentin, nëse është e nevojshme, në përputhje me obligimet përkatëse ligjore lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve;
    • Largimi i kryesit nga vendbanimi ose vendqëndrimi i viktimës apo ndonjë pjese të saj (në lidhje me masën mbrojtëse të largimit nga apartamenti, shtëpia apo ndonjë ambient tjetër në të cilin jetojnë).

    Pervec kesaj, policia duhet qe menjehere ta raportoje incidentin ne qendren per mireqenien sociale te komunes ku personi jeton per nje kohe te gjate ose perkohesisht ne rastet kur:

    • Viktima është e moshës nën 18 vjeç ose kur nuk ka zotësi të veprimit;
    • Veprat e dhunës në familje janë aq serioze sa ndikojnë në qetësinë ose sigurinë e personit të moshës nën 18 vjeç apo që nuk ka zotësi të plotë të veprimit dhe jeton në të njëjtin vend me të pandehurin.

    Çfarë janë strehimoret dhe cilat janë shërbimet e tyre?

    Material i ofruar nga OSBE “Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje”

    Strehimorja është një vend i sigurtë ku viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre mund të qëndrojnë përkohësisht dhe e cila siguron mbrojtje dhe shërbime të tjera. Strehimoret aktualisht ekzistojnë në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren dhe strehojnë viktimat nga komunitetet në të gjithë Kosovën.

    Viktimat mund të qëndrojnë në strehimore për gjashtë muaj. Kjo kohë mund të zgjatet sipas marrëveshjes me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Strehimoret zakonisht, në mesin e shërbimeve të tjera, u ofrojnë viktimave akomodim, ushqim, veshmbathje, këshillim (këshilla psiko-sociale dhe ligjore), mbështetje mjekësore, trajnime profesionale (të gjuhës, kompjuterit, internetit, leximit dhe shkrimit, qepjes, gatimit, parukerisë, rrobaqepësisë), edukim shëndetësor, shërbime për të kërkuar punë, si dhe aktivitete për fëmijë (muzikë, vizatim, vallëzim). Strehimoret patrullohen nga policia dhe kanë marrëveshje të ndryshme të sigurisë.

    Disa strehimore gjithashtu kontribuojnë në parandalimin e dhunës në familje, duke organizuar aktivitete ndërgjegjësuese dhe vizita në terren në zonat rurale. Disa strehimore gjithashtu janë të përfshira në monitorim dhe avokim për një kornizë ligjore dhe politike në Kosovë që financohet siç duhet dhe i mbron viktimat e dhunës në familje. Disa të tjera kryejnë vizita të rregullta te viktimat pasi ata të kthehen në familjet e tyre ose të pavarësohen.

    Si mund ta ndihmoj një mik apo anëtar të familjes i cili është viktimë e dhunës në familje?

    • Bisedoni me personin viktimë të abuzimit dhe pyeteni se si mund ta ndihmoni. Nëse janë mjaftueshëm të vjetër, inkurajoni ata që të kërkojnë mbështetje dhe këshillim. Kujtojani atyre se nuk është faji i tyre. Askush nuk meriton të abuzohet.
    • Mos gjykoni dhe mos i thoni viktimës çfarë të bëjë. Dëgjoni dhe besoni çfarë thonë ata. Keni durim!
    • Shpesh, viktimat e dhunës në familje janë të izoluar dhe pa mbështetje. Ndihmoni që kontaktet e tyre jashtë të përmirësohen dhe të ruhen.
    • Ndihmoni atë dhe fëmijët e saj që të jenë të sigurtë. Flisni me të lidhur me mënyrat për ta bërë këtë dhe inkurajojeni atë që të mendojë vet rreth këtyre mënyrave.
    • Telefononi linjën falas për ndihmë, 0800 11112, për të marrë më shumë informata lidhur me atë që mund të bëhet. Kjo mund të jetë mënyrë më e sigurtë se sa përpjekja për të ndërhyrë drejtpërdrejt, e cila mund të jetë e rrezikshme si për ju ashtu edhe për viktimën. Nëse jeni të shqetësuar për masat ndëshkimore, fshini historinë tuaj të thirrjeve pasi ta keni bërë ndonjë thirrje të tillë.

    Për më shumë informata

    • Telefononi në linjën falas për ndihmë: 0800 11112, të drejtuar nga divizioni i Avokimit të viktimave dhe Asistencës të Zyrës së Prokurorit Publik të Kosovës për më shumë informata dhe numra të kontaktit.
    • Ju do të gjeni adresën, emailin dhe numrin e telefonit të të gjitha institucioneve publike (si Zyrtarët për Mbrojtjen e Viktimave), strehimoreve dhe OJQ-ve që punojnë në çështjet e dhunës në familje në secilën komunë të Kosovës në faqet 24-54 të “Katalogut për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje” të OSBE-së.
    • Rrjeti i Grave të Kosovës ka qenë në krye të shërbimit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të grave dhe vajzave në Kosovë që nga viti 1996. Ju mund të lexoni raportin e tyre, “Mjaft më me arsyetime” duke klikuar këtu.
  • Dhuna në familje

    Dhuna në familje

    DHUNA NË FAMILJE

    Dhuna në familje (e njohur edhe si dhunë apo abuzim nga partneri juaj) asnjëherë nuk është në rregull. Për fat të keq, shumë gra dhe fëmijë përjetojnë abuzimin. Gjatë shtatzënisë dhe amësisë së re, gratë janë në një gjendje veçanërisht të pambrojtur. Hulumtimet tregojnë se më shumë se 30% e dhunës në familje fillon në shtatzëni dhe abuzimi ekzistues mund të përkeqësohet gjatë shtatzënisë ose pas lindjes (NHS-UK).

    Çfarë është dhuna në familje?

    Dhuna në familje mund të bëhet nga kushdo, por më së shpeshti janë burrat ata që kryejnë abuzimin ndaj grave dhe fëmijëve. Megjithatë, në Kosovë nënat sikurse edhe etërit  mund të shkaktojnë dhunë (edhe pse fizikisht më të lehta) kundër fëmijëve të tyre të vegjël. 

    Abuzimi mund të jetë në forma të ndryshme: fizik, seksual, emocional apo psikologjik.

    Për shembull, një partner abuziv mund t’ju shkaktojë dhimbje emocionale duke ju quajtur me emra ose duke ju fajësuar vazhdimisht për diçka që nuk e keni bërë. Abuzuesi mund të përpiqet të kontrolloj sjelljen tuaj duke mos ju lejuar ta vizitoni familjen dhe miqtë tuaj ose duke ju thënë gjithmonë se çfarë duhet të bëni. Abuzimi emocional mund t’ju bëjë të ndjeheni të frikësuar ose në  depresion, të hani ushqime jo të shëndetshme, ose të fitoni zakone të këqija siç janë pirja e duhanit ose alkoolit.

    Një partner abuziv mund të përpiqet të dëmtojë trupin tuaj. Ky abuzim fizik mund të përfshijë goditjen, goditjen me shuplakë, shkelmimin, ngulfatjen, shtyerjen apo edhe tërheqjen për flokësh. Ndonjëherë, abuzuesi synon ta godasë gruan shtatzënë në stomak/bark. Ky lloj i dhunës jo vetëm që mund të të dëmtojë, por gjithashtu mund të rrezikojë tejmase fëmijën tuaj të palindur.

    Abuzimi seksual përfshin detyrimin që të keni marrëdhënie seksuale (akte seksuale pa pëlqimin tuaj) dhe keqtrajtimin seksual.

    Si mund të dini nëse jeni në marrëdhënie abuzive?

    Është e zakonshme për çiftet të fjalosën herë pas here. Por, dhuna dhe abuzimi emocional janë të ndryeshme nga konfliktet e vogla që ndodhin tek çiftet. Pyesni veten:

    • A më përul partneri im gjithmonë dhe më bën të ndihem keq për veten time?
    • A më ka shkaktuar partneri im dëm apo dhimbje në trupin tim?
    • A më kërcënon partneri im, fëmijën, fëmijët e mi të tjerë apo veten?
    • A më qorton partneri im për veprimet e tij? A më thotë se unë jam fajtor dhe për atë më ka goditur?
    • A po bëhet partneri im më i dhunshëm me kalimin e kohës?
    • A më ka premtuar partneri im se nuk do të më lëndojë më, por akoma e bën atë?

    Nëse jeni përgjigjur “Po” në ndonjërën prej këtyre pyetjeve, mund të jeni në marrëdhënie jo të shëndoshë.

    Burimi: March of Dimes

    Sa e zakonshme është dhuna në familje në Kosovë?

    Fatkeqësisht është shumë e zakonshme në Kosovë:

    • Mbi 40% e grave (dhe më pak se 10% e burrave) kanë deklaruar së kanë përjetuar dhunë në familje në vitin 2015. (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës 2015, ‘Mjaft më me arsyetime’)
    • Tre në çdo pesë fëmijë nën moshën dy vjeç përjetojnë agresion psikologjik apo ndëshkim fizik në Kosovë. Shkalla është e ngjashme për fëmijët deri në moshën 14 vjeç. (Agjencia e Statistikave të Kosovës 2014, ‘Anketa Klaster me Tregues të Shumëfishtë e Kosovës 2013-2014’)

    Pavarësisht se shumica e kosovarëve besojnë se dhuna në familje është një sjellje e turpshme, ajo është “normalizuar” në Kosovë, që do të thotë se është pranuar dhe/ose injorohet. Për shembull, një në tre gra (të moshës 15-49 vjet) beson se burri justifikohet në goditjen apo rrahjën e gruas së tij në të paktën një nga rrethanat e mëposhtme: (1) kur ajo del nga shtëpia pa i treguar atij, (2) kur ajo nuk kujdeset për fëmijët, (3) kur ajo fjaloset verbalisht me të, (4) kur ajo nuk pranon të ketë marrëdhënie seksuale me të, (5) kur ajo e djeg ushqimin.

    Sa më e varfër dhe më pak e arsimuar që jeni në Kosovë, gjasat janë më të mëdha të mendoni se dhuna në familje është e pranueshme. Për gratë pa arsim formal, shkalla e pranimit të dhunës në familje është pothuajse 80%. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2014. “Anketa Klaster me Tregues të Shumëfishtë e Kosovës 2013-2014.’)

    Dhuna në familje gjatë shtatzënisë

    A është abuzimi i rrezikshëm për fëmijën tim të palindur?

    Po, është i rrezikshëm, veçanërisht nëse goditeni në stomak. Sipas hulumtimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhuna në familje gjatë shtatzënësisë është e lidhur me shkallën më të lartë të rrezikut të abortit (kur fëmija juaj vdes para 20 javëve të shtatzënisë), peshën e vogël të foshnjës së porsalindur (foshnjat e lindura me më pak se 2.5kg) dhe lindjës së parakohshme (foshnjat e lindura para javës së 37-të të shtatzënisë), e cila shkakton rreziqe të shumta shëndetësore afatgjata dhe afatshkurtra për fëmijën. Dhuna në familje mund t’i shkaktojë dëmtim apo edhe vdekje fëmijës suaj të palindur.

    Si ndikon abuzimi tek gruaja shtatzënë?

    Përveç të qenit e rrezikshme për fëmijën tuaj, dhuna në familje gjatë shtatzënisë është e rrezikshme për nënën. Përveç lëndimeve fizike, gratë shtatzëna që i nënshtrohen përvojës së abuzimit kanë “nivele të larta të depresionit, ankthit dhe stresit, si dhe përpjekje për vetëvrasje, mungesë të lidhjes me fëmijën dhe shkallë të ulët të ushqyerjes me gji.”

    “Dhuna nga partneri intim gjatë shtatzënisë është e lidhur në mënyrë të konsiderueshme me një numër të sjelljeve shëndetësore negative gjatë shtatzënisë, duke përfshirë pirjen e duhanit, abuzimin me alkool dhe substanca, si dhe vonesa në kujdesin para lindjes” (Organizata Botërore e Shëndetësisë, “Dhuna nga partneri intim gjatë shtatzënisë: dokument informues”).

    Çfarë mund ta shkaktojë abuzimin gjatë shtatzënisë?

    Për shumë familje, shtatzënia mund të shkaktojë ndjenja të stresit, të cilat janë normale. Por nuk është në rregull që partneri juaj të reagojë me dhunë ndaj stresit. Disa partnerë bëhen abuzivë gjatë shtatzënisë për shkak se ata ndihen të:

    • Mërzitur sepse kjo ishte një shtatzëni e paplanifikuar.
    • Stresuar duke menduar për mbështetjen financiare të fëmijës së parë apo fëmijës tjetër.
    • Xheloz për shkak se vëmendja juaj mund të zhvendoset nga partneri tek fëmija juaj i porsalindur ose në një marrëdhënie të re.

    Dhuna në familje pas lindjes

    Dhuna kundër grave

    Nëse një grua përjeton abuzim gjatë shtatzënisë, ka të ngjarë që abuzimi të vazhdojë pas lindjes së fëmijës. Viktimat e dhunës në familje kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe depresioni pas lindjes, si dhe frika. Kjo mund t’ua vështirësojë grave që të kujdesen në mënyrë të duhur për fëmijët e tyre ose veten e tyre. Në Kosovë, 80% e grave që kanë përjetuar dhunën në familje kanë deklaruar se ato kishin probleme shëndetësore që rezultojnë drejtpërdrejt nga dhuna. (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës 2015, ‘Mjaft më me arsyetime’) 

    Dhuna kundër fëmijëve

    Nëse një grua është subjekt i dhunës në familje, ka shumë gjasa që edhe fëmija i saj të jetë subjekt i dhunës. Sipas BabyCenter “Hulumtimet tregojnë se abuzimi i fëmijëve ndodh diku nga një e treta në më shumë se tre të katërtat e familjeve në të cilat njëri partner gjithashtu abuzohet/keqtrajtohet. Edhe në qoftë se fëmija nuk abuzohet drejtpërdrejt, studimet tregojnë se fëmijët që janë dëshmitarë të një abuzimi që një i rritur e kryen ndaj tjetrit në shtëpi janë në rrezik të bëhen vetë të dhunshëm ose të hyjnë në një marrëdhënie të dhunshme kur të rriten. Ata janë gjithashtu në rrezik të lartë për depresion dhe shumë probleme të tjera psikologjike dhe të sjelljes.” (vizitoni https://www.babycenter.com/0_domestic-violence-during-pregnancy_1356253.bc?shoëAll=true)

    “Studimet kanë treguar se fëmijët e ekspozuar ndaj disiplinës së dhunshme kanë pasoja të dëmshme, të cilat përcillen nga ndikimet e menjëhershme në dëm afatgjatë që fëmijët e bartin kur të rriten. Dhuna pengon zhvillimin e fëmijëve, aftësitë e të mësuarit dhe performancën në shkollë; pengon marrëdhënien pozitive, provokon vetë-vlerësim të ulët, shqetësim emocional dhe depresion; dhe, kohë pas kohe, çon në shkaktim të rrezikut dhe vetë-dëmtim.” (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2014. “Anketa Klaster me Tregues të Shumëfishtë e Kosovës 2013-2014”).

    “Hulumtimi i RrGK për vitin 2008 ka gjetur se të anketuarit që kishin përjetuar dhunën si fëmijë, ishin më pak të prirë të kenë diplomë universitare në krahasim me ata të cilët nuk kanë përjetuar dhunë; nuk ishin të punësuar; dhe kishin të ardhura të përgjithshme më të ulëta në familje. Për më tepër, të anketuarit të cilët kishin përjetuar dhunë herët në fëmijëri ishin më të prirë të përjetojnë dhunën më vonë në jetë.” (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës 2015, “Mjaft më me arsyetime”).

    Sot, më pak kosovarë besojnë se një goditje e lehtë ndaj fëmijës është një formë e pranueshme e disiplinës, por rreth një e treta ende besojnë se është në rregull. Gratë kanë më shumë se dy herë gjasa se burrat t’u bërtasin apo t’i godasin lehtas fëmijët e tyre si një formë e disiplinës. Kjo nënvizon faktin se nuk janë vetëm burrat ata që kryejnë dhunë ndaj fëmijëve të tyre. (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës 2015, “Mjaft më me arsyetime”). Kjo mund të jetë rezultat i historisë së tyre si viktima të abuzimit dhe presioneve shtesë të amësisë pasi që ato kujdesen më së shumti dhe në mënyrë të vazhdueshme për fëmijët e vegjël. Megjithatë, burrat zakonisht shkaktojnë dhunë më serioze te fëmijët se sa gratë. 

    Si mund të veproni nëse ju apo dikush që ju e njihni vuan nga dhuna në familje në Kosovë?

    Nuk ka asnjë arsyetim për dhunën në familje. Asnjëherë.

    Qëndrimet dhe përgjigjet ndaj dhunës në familje janë duke u përmirësuar ngadalë në Kosovë. Policia dhe gjykatat janë të trajnuara më mirë për t’u përgjigjur, ndërsa mbrojtësit e viktimave, Qendrat për Mirëqenie Sociale dhe strehimoret duket se janë duke bërë një punë më të mirë në trajtimin e këtij problemi të madh.

    Çfarë duhet të bëni nëse ju ose dikush që ju e njihni është viktimë e dhunës në familje?

    Nëse keni përvojë ose jeni dëshmitar të dhunës ne ju inkurajojmë të lajmëroni policinë, veçanërisht nëse është një rast urgjent. Ju gjithashtu mund të telefononi në numrin pa pagesë për ndihmë: 0800 11112. Ky mirëmbahet nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Zyrën e Prokurorit Publik të Kosovës. Njerëzit që përgjigjen ndihmojnë viktimat e dhunës në familje apo njerëzit të cilët raportojnë çdo dhunë të tillë, duke i furnizuar ata me informata dhe numra të kontaktit.

    Mbajeni në mend se në bazë të ligjeve të Kosovës “moslajmërimi për abuzimin e fëmijëve apo dhunën në familje është një vepër penale, dhe kushdo që nuk i raporton veprat penale që ndodhin brenda një bashkësie familjare mund të mbajë përgjegjësi penale.” (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës 2015, ‘Mjaft më me arsyetime’, shih nenin 385, moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale, paragrafi 3).

    Cilat janë të drejtat tuaja ligjore?

     Materiali i OSBE-së “Katalogu për këshilla dhe ndihmë viktimave të dhunës në familje”

    Sipas Ligjit të Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, aktet e dhunës në familje janë përcaktuar si vepra apo lëshime të qëllimshme që i bën një person personit tjetër me të cilin është në marrëdhënie familjare. Kjo përfshin të gjithë ata/ato me të cilët ju ndani, apo keni ndarë një familje. Këto akte përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

     a) përdorimi i forcës fizike ose presionin psikik

    b) shkaktimi ose kërcënimi se do të shkaktojë dhembje fizike dhe vuajtje psikike kundër anëtarit tjetër të familjes

    c) shkaktimi i ndjenjës së frikës apo cenimit të dinjitetit

    d) sulmi fizik

    e) ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues, dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë

    f) përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qëllim të përuljes së personit tjetër

    g) marrëdhëniet seksuale pa pëlqim

    h) kufizimi i kundërligjshëm i lirisë së lëvizjes ndaj personit tjetër

     i) dëmtimi i pronës apo kërcënimi  për të dëmtuar pronën e një anëtari tjetër të  familjes

    j) vënia e personit tjetër në pozitën që ai/ajo të frikësohet për gjendjën e tij fizike, emocionale dhe ekonomike

    k) hyrja apo largimi me dhunë i personit tjetër nga banesa e përbashkët me forcë dhe

    l) rrëmbimi. (Ligji Nr 03 / L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, 2010, në: http: //www.assembly- kosova.org/common/docs/ligjet/2010-182-alb.pdf.

    Art. 2, paragrafi 1.2.)

    Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje ofron një sërë masash ligjore që synojnë mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Ligji përcakton koncepte të tilla si dhuna në familje dhe marrëdhëniet familjare dhe shpjegon cilat lloje të masave të mbrojtjës dhe të urdhërave ekzistojnë, si dhe procedurat që duhet ndjekur për t’i marrë ato.

    Si ju mbron ligji  ju dhe/ose fëmijët tuaj kundër dhunës në familje?

    Material i OSBE-së “Katalogu për këshilla dhe ndihmë viktimave të dhunës në familje

    Masat mbrojtëse janë masa të lëshuara nga gjykata apo policia për të mbrojtur një person i cili i është ekspozuar dhunës duke mënjanuar rrethanat të cilat mund të lejojnë kryesin për të kryer më shumë akte dhune. Përveç masave të tjera,masat e mbrojtjes mund të kufizojnë autorët të vizitojnë vendet e tyre të banimit dhe mund të ndalojnë autorët të shohin fëmijët e tyre. Këto masa janë lëshuar për kohëzgjatjen e urdhërit për mbrojtje. Pas përfundimit të masës për mbrojtje, nuk do të cënohen të drejtat pasurore ose të kujdestarisë së kryerësit të dhunës në familje.

    Gjykata komunale mund të lëshojë urdhër për mbrojtje apo urdhër për mbrojtje emergjente ku parashihen një apo më shumë masa mbrojtëse. Policia e Kosovës mund të lëshojë Urdhër për Mbrojtje të Përkohshme Emergjente ku parashihen vetëm disa masa mbrojtëse.

    Kërkesa për urdhër për mbrojtje mund të parashtrohet nga:

    • Viktima e dhunës në familje

    • Përfaqësuesi i autorizuar i viktimës

    • Avokati i viktimës (me pëlqimin e palës së mbrojtur)

    • Një përfaqësues i qendrës për mirëqenie sociale të komunës ku viktima ka

        vendbanimin apo vendqëndrimin, atëherë kur viktima është i/e mitur

    • Një organizatë joqeveritare (OJQ) që ka njohuri për gjendjen e viktimës.

    Policia e Kosovës ka përgjegjësi për të siguruar nëse kryerësi i dhunës në familje i bindet masës mbrojtëse. Shkelja e urdhërit për mbrojtje është vepër penale dhe kundërvajtësi do të dënohet me gjobë dhe me burgim.

    Për të lexuar raportin e plotë të OSBE-së, “Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë Viktimave të dhunës në familje” shihni: http://www.osce.org/kosovo/88708?daunload=true

    Cilat janë përgjegjësitë e policisë?

     Materiali i OSBE-së “Katalogu për këshilla dhe ndihmë viktimave të dhunës në familje

    Policia e Kosovës mban përgjegjësi për t’iu përgjigjur secilit njoftim për veprat ose kërcënimet e dhunës në familje ose çfarëdo shkeljeje të urdhërit për mbrojtje, urdhërit për mbrojtje emergjente ose urdhërit për mbrojtje të përkohshme, pavarësisht se kush e njofton atë. Policia do të hartojë një raport për incidentin pavarësisht se a është kryer vepra apo jo, a është ndaluar dikush si dhe një kopje të këtij raporti ia japin viktimës apo përfaqësuesit ligjor.

    Përveç lëshimit të urdhërave të përkohshëm për mbrojtje, Policia e Kosovës është përgjegjëse për përdorimin mjeteve të arsyeshme për të mbrojtur viktimën dhe për të parandaluar dhunën e vazhdueshme, si në vijim:

    • Sigurimin e linjës së posaçme telefonike për raportim të dhunës në familje
    • Sigurimin e kontaktit zyrtar për viktimën ose përfaqësuesin e saj ligjor me nëpunësin hetues të policisë në rast se viktima kërkon ndihmë të mëtejshme; Nëse mungon nëpunësi hetues, atëherë ndonjë nëpunës tjetër duhet t’i ndihmojë viktimës
    • Informimin e viktimës, përfaqësuesit ligjor ose mbrojtësit të viktimës për të drejtat e viktimës në përputhje me ligjin për mbrojtje nga dhuna, por edhe me të drejtën për të kërkuar urdhrin për mbrojtje të përkohshme
    • Informimin e viktimës lidhur me shërbimet e ndihmës ligjore, psikologjike dhe ndihmave të tjera në dispozicion nga institucionet qeveritare si dhe prej rrjetit të autorizuar të organizatave joqeveritare
    • Informimin e ofruesve përkatës të shërbimeve lidhur me rastin e dhunës në familje dhe mundësimin e kontaktit me viktimën, me kërkesën e viktimës
    • Sigurimin e transportit për viktimën, e sipas nevojës edhe të vartësve të saj

      • Në objektin e duhur mjekësor për trajtim ose kontrollim mjekësor
    • • Vendstrehim apo vendqëndrim tjetër të përshtatshëm dhe të sigurt me kërkesën e viktimës;
       
    • Sigurimin e mbrojtjes për atë që ka lajmëruar dhunën në përputhje me obligimet përkatëse ligjore lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve;
    • Largimin e kryesit të veprës nga banesa ku e ka vendbanimin ose vendqëndrimin viktima apo ndonjë pjesë të saj (në rast të masës së mbrojtjes së largimit nga banesa, shtëpia apo ambiente të tjera të banimit).

    Përveç kësaj, policia duhet menjëherë të raportojë për incidentin në Qendër për Mirëqenie Sociale të komunës ku personi ka vendbanimin apo vendqëndrimin në rastet kur:

    • Viktima është e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç ose nuk ka zotësi të veprimit

    • Veprat e dhunës në familje janë aq të rënda sa që ndikojnë në qetësinë a sigurinë e personit të moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç ose të personit që nuk ka aftësi të plotë të veprimit dhe i cili jeton në banesën e njëjtë me kryesin e veprës.

    Çfarë është strehimorja dhe cilat janë shërbimet e saj?

    Materiali i OSBE-së “Katalogu për këshilla dhe ndihmë viktimave të dhunës në familje

    Strehimorja është një vend i sigurtë ku viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre mund të qëndrojnë përkohësisht dhe e cila ofron mbrojtje dhe shërbime të tjera. Aktualisht ekzistojnë strehimore në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren që strehojnë viktima të komuniteteve nga e tërë Kosova.

    Viktimat mund të qëndrojnë për gjashtë muaj në strehimore. Kjo periudhë mund të vazhdohet në marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqeniës Sociale.

    Përveç shërbimeve të tjera, strehimoret  zakonisht u ofrojnë viktimave strehim, ushqim, veshmbathje, këshilla (këshilla psiko-sociale dhe ligjore), mbështetje mjekësore, aftësim profesional (gjuhë, kompjuter, internet, lexim dhe shkrim, qepje, gatim, parukeri, rrobaqepësi), edukim shëndetësor, shërbime për kërkim të punës, si dhe aktivitete për fëmijët (muzikë, vizatim, vallëzim). Strehimoret patrullohen nga policia dhe kanë marrëveshje të ndryshme të tjera të sigurisë.

    Disa strehimore gjithashtu kontribojnë në parandalimin e dhunës në familje, duke organizuar aktivitete për vetëdijesim dhe vizita informuese në terren në zonat rurale. Përveç kësaj, disa strehimore janë të përfshira në monitorimin dhe avokimin e një kornize ligjore dhe të politikave në Kosovë e cila është e financuar plotësisht dhe e cila ofron mbrojtje për viktimat e dhunës në familje. Disa të tjera kryejnë vizita të rregullta te viktimat, pra pasi që ato të kthehen në familjet e tyre, ose të bëhen të pavarura.

    Si mund ta ndihmoj një mik apo anëtar i familjes i cili është viktimë e dhunës në familje?

    • Bisedoni me personin abuzues dhe pyetni se si ju mund të ndihmoni. Nëse janë mjaft të vjetër, inkurajoni ata për mbështetje dhe këshillim. Përkujtoni ata se nuk është faji i tyre. Askush nuk meriton të abuzohet.

    • Mos gjykoni dhe mos i tregoni viktimës çfarë të bëjë. Dëgjoni dhe besoni atë që thonë ata. Keni durim.

    • Shpesh, viktimat e dhunës në familje janë të izoluar dhe pa mbështetje. Ndihmoni që të krijojnë ose mbajnë kontaktet e tyre me jashtë.

    • Ndihmoni atë dhe fëmijët e saj për të qenë të sigurt. Flisni me të lidhur me mënyrat që ajo mund ta arrijë këtë dhe inkurajoni atë që të mendojë për veten.

    • Telefononi linjën falas për ndihmë, 0800 11112, për të marrë më shumë informata në lidhje me atë se çfarë mund të bëhet. Kjo mund të jetë më e sigurt se sa përpjekja për të ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e cila mund të jetë e rrezikshme si për ju ashtu edhe për viktimën. Nëse jeni të shqetësuar për pasojat, atëherë pas telefonimit të tillë, shlyeni atë numër telefoni.

    Për më shumë informata

    • Thirrni numrin falas të linjës ndihmëse: 0800 11112, linja funksionon në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave pranë zyrës së Kryeprokurorit publik të Kosovës. 
    • Ju do të gjeni adresën, email’in dhe numrin e telefonit të të gjitha institucioneve publike (si të Zyrtarëve për Ndihmë), strehimoreve dhe OJQ-ve që merren me çështjet e dhunës në familje në çdo komunë të Kosovës në faqet 24-54 në katalogun e OSBE-së “Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë Viktimave të dhunës në familje”.
    • Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës ka qenë në krye të shërbimeve, mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të grave dhe vajzave në Kosovë qysh prej vitit 1996. Mund të lexoni raportin e tyre, “Mjaft më me arsyetime”.
  • Mirësevini në rrugëtimin prindëror

    Mirësevini në rrugëtimin prindëror

    Mësoni këtu për teknikat themelore për t’u kujdesur për foshnjën dhe nënën.

  • Të ushqyerit e drejtë të fëmijëve 0 deri në 5 vjeç

    Të ushqyerit e drejtë të fëmijëve 0 deri në 5 vjeç

    Të ushqyerit e drejtë dhe obeziteti i fëmijëve 0 deri në 5 vjeç

    Ushqyerja e fëmijëve pasqyron gjendjen e tyre të përgjithshme shëndetësore.

    Çdo fëmijë duhet të ushqehet ekskluzivisht me gji për të paktën 6 muajt e parë të jetës. Jepi të drejtë fëmijës tuaj të rritet i shëndetshëm!

    Pse duhet foshnja të ushqehet ekskluzivisht me gji 6 muajt e parë të jetës?

    • Sistemi i  tretjes te foshnja është ende i

    “papjekur”,

    • Gjendja fizike në këtë moshë  nuk mund të

    pranoj ushqimin e ri dhe,

    • Mundësia e alergjive ndaj ushqimit është në rritje e sipër.

    Përparësitë e gjidhënies

    • Gjidhënia parandalon obezitetin përmes shtimit normal të peshës trupore,

    • Qumështi i gjirit tretet lehtë duke mundësuar jashtëqitje të rregullt,

    • Qumështi i gjirit ndikon në zhvillimin e trurit dhe në nivel më të lartë të inteligjencës,

    • Qumështi i  gjirit ndihmon  rritjen e imunitetit të foshnjës për parandalim apo mbrojtje nga sëmundjet kronike dhe alergjitë,

    • Gjidhënia plotëson nevojat emocionale të foshnjës, krijon lidhjen mes nënës dhe foshnjës, foshnja qanë më pak dhe përparon më shumë.

    • Qumështi i gjirit është ushqim ideal për foshnje, i përshtatshëm tërësisht për nevojat e fëmijës

    Rregullat për ushqim ekskluzivisht në gji:

    • I posalinduri i shëndoshë duhet menjëhërë të ketë kontakt “lëkurë me lëkurë” me nënën e tij,

    • Gjashtë muajt e parë të jetës fëmija ushqehet vetëm me gji pa asnjë ushqim ose lëng shtesë,

    • Gjatë kësaj kohe duhet respektuar rregullin: kërkesë -ofrim: sa më shpesh ushqehet foshnja aq më shumë prodhohet qumështi,

    • Gjatë gjidhënies të shmanget ushqyerja  me biberon,

    • Për qetësim të foshnjës mos të përdoren

    “mashtrueset”(memet),

    • Gjatë periudhës së gjidhënies nëna t’i shmanget çdo aktiviteti që e “largon” nga foshnja e saj.

    Si të arrijmë gjidhënie të suksesshme?

    Duke respektuar:

    • Mënyrën si nëna mban foshnjën

    • Mënyrën si foshnja mban gojën në gji

    Përdorimi i vitaminave shtesë, fluorit dhe hekurit në 6 muajte parë të jetës

    Vitamina K e cila parandalon gjakderdhjen, i injektohet të posalindurit menjëherë pas lindjes.

    Të gjitha foshnjeve ju preferohet suplementimi me vitamin D me 400 IU në ditë duke filluar brenda ditëve të para të jetës deri sa fëmija të mbush një vit.

    Fëmijët e ushqyer me gji, të lindur me kohë, nuk kanë nevojë për shtesa të hekurit sepse rezervat mjaftojnë deri në moshën një vjeç. Qumështi i gjirit ka shumë më pak hekur në krahasim me qumështin e adaptuar por shfrytëzimi i tij është më i madh.

    Suplementimi me fluor nuk preferohet në 6 muajt e parë të jetës, ndërsa në vazhdim veprohet sipas indikacioneve apo vendit ku jetojnë.

    Ushqimi i fëmijëve që nuk janë në gji

    Nënat të cilat edhe pas informimit, për çështje të ndryshme, kanë vendosë të ushqejnë foshnjën e tyre me formulë, ju duhet ofruar mbështetje individuale dhe informata të sakta për përdorim të drejtë. Kjo vlen edhe për nënat që se kanë të mundur gjidhënien apo kanë ndonjë kundërindikacion për këtë.

    Ato duhet informuar se:

    • Formulat e thata (qumështi pluhur i adaptuar) nuk është prodhim steril. Mund të kontaminohet gjatë përdorimit.

    • Tek formulat e thata rreptësisht duhet respektuar udhëzimet e përgatitjes që janë në paketim

    • Qumështi jo i holluar i lopës (apo sisorëve tjerë), qumështi i kondenzuar, përpunuar (pa yndyrë) dhe gjysmë përpunuar (pjesërisht me yndyrë) nuk guxon t’i ipet fëmijëve nën 2 vjeç

      Për përgatitjen, ruajtjen dhe ushqyerjen  me formula të thata si dhe përdorimin e drejtë të formulave të gatshme në formë tretjeje, rekomandohet si në vijim:

    • Kujdes kontaminimi!

    • Çdo shujtë të përgatitet e freskët!

    • Të bëhet përgatitja me ujë të vluar ( >70°C)

    • Uji i vluar duhet ftohur shpejtë (jo më shumë se

    30 minuta) dhe të përdoret menjëherë; kujdes që me temperaturë të lartë mos të shkaktoni djegje në gojën e fëmijës!

    • Pas çdo shujte të hudhet sasia e mbetur!

    Në situata të jashtëzakonshme dhe rrethana të ndryshme kur nëna është e detyruar ta ushqej fëmijën me qumësht lope përgatitja bëhet në këtë mënyrë:

    • Në muajin e parë të jetës duhet përzier 40 ml qumësht me 20 ml ujë të vluar,

    • Në muajin e dytë të jetës duhet perzier 60 ml qumësht me 30 ml ujë të vluar,

    • Në muajin e tretë dhe katërt të jetës duhet përzier 80 ml qumësht me 40 ml ujë të vluar,

    • Në muajin e pestë dhe të gjashtë të jetës duhet përzier 100 ml qumësht me 50 ml ujë të vluar.

    Kur të fillohet me ushqim shtesë?

    Ushqimi shtesë është plotësim i ushqimit me qumësht dhe nuk nënkupton ndërprerjen e gjidhënies apo zëvëndësimin e qumështit me ushqim tjetër. Në vitin e parë të jetës foshnja rritet më shpejtë. Në moshën 4-6 muaj foshnja dyfishon peshën e lindjes ndërsa në moshën një vjeç e trefishon. Kjo tregon se sa ka rëndësi ushqimi i drejtë dhe kualitativ në këtë periudhë. Në moshën 6 muajshe foshnja është e gatshme për ushqim me lugë dhe organizmi ështëi përgatitur dhe i pjekur për ushqim të ri. Disa fëmijëve u duhet kohë më e gjatë që të përshtaten, derisa të tjerët me shumë kënaqësi pranojnë ushqimin e ri. Prindërit duhet të kenë shumë durim, të jenë të qetë,të kenë mirëkuptim sepse kjo është përvojë e re për ta dhe për fëmijën e tyre. Foshnja në fillim mund të refuzoj ushqimin por nuk duhet “heq dorë”. Foshnja është adaptuar në thithje dhe nuk mundet menjëherë të përtypet dhe të përbijë ushqimin i cili shpeshherë i del edhe nga goja. Foshnja mund të luaj me lugën por kjo është mënyra e të mësuarit dhe e njohjes me metodën e re dhe ushqimin e ri.

    Të ngrënit me lugë është hapi i  parë për pavarësi në ushqyerje

    Masat mbrojtëse dhe respektimi i rregullave të caktuara            

    Mos harro!

    • Larjen e duarve para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit.

    • Enët duhet me qenë nga qelqi, nuk duhet sterilizuar por vetëm duhet pastruar në temperatura të larta dhe duhet tharë mirë.

    • Produktet të jenë të freskëta, të kontrolluara dhe kualitative. Pemët dhe perimet duhet të jenë të pjekura, të freskëta, të “shëndosha”, sezonale, mundësisht të pa spërkatura, pa pesticide dhe të rritura në mënyrë natyrale.

    • Produktet e reja të shtohen  një nga një, në fillim në formë qulli të miksuara dhe jo shumë të dendura, në sasi të vogël (2-3 lugë për shujtë), e pastaj duke rritur sasinë në 125 ml, e më pas në 250 ml. Produktet e ndryshme të përdoren në distancë prej 5-7 ditësh që të shihet a po i përballon fëmija mirë.

    • Asnjëherë mos të shtohen dy apo më tepër produkte së bashku për shkak të vlerësimit të intolerancës ndaj tyre (alergjia, ndryshimet në lëkurë, barkqitjet dhe vjelljet)

    • Fëmijës nuk duhet dhënë sasi e tepërt e ushqimit në gojë sepse ai duhet mësuar përtypjen.

    • Mos përdorni ushqim të ngrirë për fëmijën! Ushqimi i përgatitur në shtëpi mund të përdoret brenda 24-48 orë (nëse ruhet në kushte optimale).

    • Ushqimi industrial (nëse është nxehur) fëmija duhet ngrënë menjëherë, në të kundërtën atë duhet hedhur.

    • Qullet përgatiten pa shtim të kripës, sheqerit dhe mëlmesave tjera.

    • Mos ushqeni fëmijën në pozitë të shtrirë!

    • Mos ndërpreni gjidhënien apo qumështin formulë!

    • Nëse fëmija manifeston ndryshime alergjike, konsultoni mjekun!

    Me cilin ushqim të fillohet?

    Fillohet me ushqim me mundësi të vogël për alergji si: lëngje pemësh, qulle nga pemët, perimet dhe drithërat.

    Ky ushqim për nga shija është i ngjajshëm me shijen e ëmbël të qumështit dhe foshnja shumë lehtë do të “pranojë” shujtat e tilla.

    Në muajin e 7-të shtohet mishi, së pari mishi i bardhë (i pulës apo quranit), pastaj mishi i viqit të ri (i bluar e më pas i copëtuar) si dhe supat ose qullet e  perimeve. Pas muajit të 8-të shtohet peshku i bardhë pa hala, i zier apo i përgatitur në avull. E kuqja  e vezës e zier mirë duke shtuar sasinë gradualisht. Vaji i ullirit dhe lulediellit.

    Pas muajit të 10-të mishi i mështjerrës.

    Pas muajit të 11, kriposja e lehtë e ushqimit.

    Pas moshës një vjeç mishi i lopës  dhe e bardha e vezës.

    Për shkak të mundësisë së reaksioneve alergjike në vitin e parë të jetës nuk duhet dhënë pemët si: dredhëza, mjedra, manaferra, pemët citrone (kivi, portokalli, limoni, mandarina), pemët farore (arrat, bademi, kikirikat, lajthitë), çokollada, eurokremi, mjalti, maja buke, e bardha e vezës dhe ushqimi me konzervans.

    Llojet e produkteve

    Fruta

    Frutat janë burim i pasur i vitaminave, kripërave, mineraleve dhe karbohidrateve. Zakonisht fillohet me mollën, dardhën, kumbullën, pjeshkën dhe kajsinë. Në muajin e 8-të ipen të grryera imët, ndërsa në muajin e 11-të ipen në formë të freskët si tërësi.

    Perimet

    Perimet sjellin kualitet të ri në ushqim si dhe adaptim të fëmijës në “laramani” të ushqimit. Edhe pse vlerat energjike të perimeve janë të vogla ato prap janë të dobishme, sepse krahas proteinave bimore, përmbajnë edhe minerale, vitamina dhe materie të balansuara. Zakonisht fillohet me perime që treten lehtë: karrota, patatja, kungullesha, karfioli. Perimet e përgatitura nuk nxehen rishtazi (nga rreziku i nitriteve) si dhe nuk konsumohen 2 ditë radhazi.

    Drithërat dhe prodhimet e tyre

    Qullet me drithëra mund të jenë shujta kalimtare. Drithërat dhe prodhimet e tyre përmbajnë karbohidrate komplekse të cilat sigurojnë së paku 50% të energjisë së përgjithshme.

    Pas muajit të 7-të mund të ipen disa prodhime të drithërave që përmbajnë gluten (grizi, keksi).

    Mishi

    Mishi është burim i aminoacideve esenciale, vitaminave dhe mineraleve. Hekuri shfrytëzohet shumë mirë nga mishi. Mishi shtohet në ushqimin e foshnjës pas muajit të 7-të. Fillohet me mish të bardhë (pule apo qurani) sepse tretet lehtë, ka mundësi relative të vogla për alergji, është e arritshme dhe pak e kushtushme. Gjatë përgatitjes pastrohet nga lëkura dhe pjesët yndyrore. Nuk preferohet mishi i thatë, pashtetat dhe salsiqe. Peshku është burim i vlefshëm i proteinave, kalciumit, omega 3- acideve yndyrore, dhe duhet përdorë së paku një herë në javë në menynë ushqimore. Pas muajit të 8-të  mund të përdoret peshku i bardhë pa hala i zier apo i përgatitur në avull.

    Qumështi dhe prodhimet e tij

    OBSH nuk preferon qumështin e lopës para moshës një vjeç. Fëmijët ushqehen me gji apo qumësht formulë konform moshës. Qumështi është burim i pasur i  kalciumit, prandaj përdoret rregullisht që të krijohen rezervat për tërë jetën (i nevojshëm për dhëmbë dhe eshtra).

    Edhe produktet tjera përmbajnë kalcium por shfrytëzimi më i mirë është nga qumështi dhe prodhimet e ti

    Vezët

    Pas muajit të 8-të ipet e kuqja e vezës e zier mirë në sasi të vogël duke e shtuar gradualisht.

    E bardha e vezës ipet pas moshës një vjeç. Vezët e tundura apo gjysëm të ziera nuk preferohen për shkak të alergjisë dhe infeksioneve të mundshme me salmonelën.

    Mëlmesat

    Kriposja e lehtë e ushqimit lejohet në muajin e 11-të, por nuk përdoren biberi, speci i kuq, senfi, uthulla. Majdanozi dhe selino mund të ipen në formë çaji ose në supë. Farat e kimit (Qimnon) ipen në muajt e parë të jetës në çaj (i dobishëm për tretje dhe largim të gazrave).

    Vajrat

    Vaji lulediellit, ullirit dhe misrit shtohet në ushqim në muajin e 8-të, mundet edhe buteri ndërsa margarina nuk preferohet.

    Uji

    Sipas dëshirës

    Çaji

    Kohëpaskohe si pije, e freskët, e zier nga kaça, kopri dhe kamomila.

    Mjalti

    Mjalti mund të përmbajë spore të Clostridium botulinum që shkakton botulizmin. Trakti i  tretjes nuk ka aciditet të mjaftueshëm që do shkatërronte sporet, prandaj mjaltin nuk duhet dhënë foshnjës deri sa të mbush një vit.

    Kur fëmija adaptohet në shije të ushqimit  atëherë mund të bëhen kombinime të ndryshme të qulleve dhe konsistenca e ushqimit të përshtatet sipas mundësisë së përtypjes dhe daljes së dhëmbëve të fëmijës.

    Ushqimi dhe alergjitë

    Alergjitë në ushqim te fëmijët janë të shpeshta. Deri në moshën 3 vjeç 6-8% të fëmijëve diagnostikohen me alergji në ushqim.

    Sistemi digjestiv i foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël nuk ka pjekuri të mjaftueshme dhe me marrjen e produkteve të reja shumë vështirë dallon të “huajën” nga e “vetja . Sistemi imun i zorrëve mund të bëjë “gabime” duke inicuar sistemin mbrojtës ndaj ushqimit dhe duke shkaktuar alergji.

    Me rritjen e fëmijës dhe me marrjen e vazhdueshme të ushqimit, sistemi imun gradualisht “pjeket” dhe alergjia në ushqim bëhet më e rrallë. Për këtë arsye në vitin e parë të jetës ushqimi ipet me kujdes të veçantë.

    Që nga lindja e deri në muajin e katërt dhe pestë ushqimi i vetëm i nevojshëm është qumështi i nënës apo qumështi formulë (nëse nëna nuk ka mundësi ta ushqejë fëmijën e saj me gji). Shtimi i hershëm i ushqimit, para muajit të katërt të jetës, rrit mundësinë për shfaqjen e alergjisë. Kujdes të veçantë duhet të ketë renditja e përdorimit të produkteve të reja.

    Ushqimin të cilin fëmija e provon  për herë të parë duhet të ipet në orët e mëngjesit që të përcillet reaksioni i fëmijës gjatë ditës. Poashtu ushqimi i ri duhet të ipet çdo ditë, minimum 3 ditë radhazi.

    Alergjenet më të shpeshta janë dredhëzat, e kuqja dhe e bardha e vezës, mjalti, arrat, bademat, lajthitë, kikiriki, qumështi, frutat e detit. Për këtë arsye këto produkte shtohen në ushqim ngadalë, në moshë të caktuar për produkte përkatëse. 

    Ndonjëherë paraqiten probleme respiratore si pengesa në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, kollë, teshtitje, e në raste të rënda ngulfatje dhe shok anafilaktik. Ndryshimet në lëkurë paraqiten në minutat e parë deri në gjysëm ore pas marrjes së ushqimit.

    Alergjia në ushqim paraqitet në forma të ndryshme, ndryshime në lëkurë si urtika (pllaka të kuqe) apo ekzemë. Alergjitë në disa lloje të ushqimit manifestohen me pengesa në traktin e tretjes si mundim, vjellje, barkqitje, gjakë në feqe si dhe fëmija nuk përparon. Nëse lajmërohet alergjia në ushqim, prindërit duhet fotografuar ndryshimet, të shënojnë se çfarë lloj ushqimi ka ngrënë fëmija atë ditë dhe deri në vizitë te mjeku të evitojnë atë lloj të ushqimit. Shumë alergji të cilat shfaqen në vitin e parë të jetës me kalimin e kohës zhduken apo dobësohen prandaj largimi i ushqimit nga menyja ushqimore nuk bëhet pa konsultimin  e mjekut.Terapia nënkupton evitimin e ushqimit që shkakton alergji e sipas nevojës edhe përdorimin e medikamenteve.

    Që nga lindja deri në 5 vjeç, punëtorët shëndetësorë kanë obligim matjen e vazhdueshme të      peshës dhe gjatësisë trupore si dhe interpretimin e tyre përmes tabelave dhe diagrameve ku përcillet zhvillimi i fëmijës

    Zhvillimi i këtij materiali u mundësua nga:

    Canada Fund for Local Initiatives

  • Mësoni si të bëheni një super baba

    Mësoni si të bëheni një super baba

    Këtu mund të gjeni informata të rëndësishme që ju ndihmojnë të bëheni Super Baba.

  • Vajzë apo djalë: kush dhe çka e vendos?

    Vajzë apo djalë: kush dhe çka e vendos?

    A e keni ditur çë babai e përcakton gjininë e foshnjës? Kjo nuk ka të bëjë me pozitat e seksit, vendin apo kohën.

    Kur të vijë java e 18-të, ju duhet të jeni në gjendje të dini se a do të bëheni me vajzë apo djalë. Sperma e babait përcakton gjininë e fëmijës varësisht nëse ajo përmban kromozomin X apo Y. Në vezën e nënës tashmë është kromozomi X, kështu që gjinia e foshnjës përcaktohet nga kromozomi X apo Y i spermas së babait. Studimet tregojnë që gjasat që ju të keni vajzë apo djalë janë të trashëguara, që do të thotë se nëse babai ka shumë vëllezër gjasat janë më të mëdha që ai të ketë djem, përderisa nëse ka më shumë motra ai do të ketë më shumë gjasa që të ketë vajza. Ka shumë storie të gjërave që mund të bëni për të ngjizur vajzë apo djalë: pozicionet gjatë marrëdhënies seksuale (femra qëndron mbi apo shtrirë në njërën anë), vendet ku kryeni marrëdhënie, koha kur kryeni marrëdhënie (në ditët teke apo në mbrëmje), apo edhe ushqimet që ju apo burri juaj konsumoni (ushqime të njelmëta, guaca deti etj.) Por nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që mund të vërtetojë se këto storie në realitet funksionojnë.

  • Dalja e dhëmbëve

    Dalja e dhëmbëve

    Dalja e dhëmbëve

    Marrë nga March of Dimes, http://www.marchofdimes.org/baby/teething.aspx

    Dhëmbi i parë i foshnjës suaj është një datë e rëndësishme për ju! Shumicës së foshnjave iu del dhëmbi i parë rreth muajit të gjashtë. Por dalja e dhëmbëve mund të fillojë që nga muaji i tretë. Dalja e dhëmbëve nënkupton dhëmbin e foshnjës tek del nga mishi i dhëmbëve për herë të parë. Dy dhëmbët e përparmë në nofullën e sipërme zakonisht dalin të parët. Shumicës së fëmijëve do t’iu kenë dalë të gjithë dhëmbët kur ata të kenë mbushur 3 vjeç.

    Cilat janë shenjat dhe simptomat që foshnjës suaj po i dalin dhëmbët?

    Disa foshnje nuk kanë aspak telashe me daljen e dhëmbëve. Foshnjat tjera mund të ndjejnë dhimbje për një kohë të shkurtër. Dhe të tjerët mund të jenë të bezdisur për javë të tëra për shkak të dhimbjeve nga ky proces. Shenjat dhe simptomat e daljës së dhëmbëve përfshijnë:

    • Foshnja është nevrike.
    • Përtyp fort.
    • Qanë.
    • Nxjerr jargë.
    • Ethe me temperaturë më të ulët se 38.5áµ’C.
    • Dhimbje të stomakut.
    • Mishi i ënjtur i dhëmbëve apo që dhemb kur preket.
    • Kontaktoni mjekun e foshnjës nëse ajo duket e sëmurë, ka dhimbje të vazhdueshme, apo ka temperaturë më të lartë se 38.5áµ’C. Këto shenja mund të ju tregojnë se diçka tjetër po e shqetëson foshnjën.

    Si mund ta ndihmoni foshnjën që të ndihet më mirë gjatë daljes së dhëmbëve?

    Që të ndihmoni foshnjën të ndihet më mirë:

    • Jepini diçka që të përtypë, si një lodër gome, një lugë të ftohtë apo një leckë të ftohtë. Përtypja e gjërave të tilla mund të ndihmojë që të largojë dhimbjën. Pastroni mirë ato që të evitoni infektimin. Disa prindër thonë se unaza e ftohur e gomës për përtypje zvogëlon dhimbjën e foshnjës. Nëse e ftohni unazën e gomës për përtypje në friz, nxirreni atë kur të ftohet por mos e leni të ngrihet. Kjo unazë e gomës nëse është e ngrirë mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve të foshnjës.
    • Fërkoni mishin e saj të dhëmbëve me gisht të pastër që të zvogëloni dhimbjën. Por mos i jepni foshnjës medikamente për dhimbje dhe mos përdorni gjëra si alkooli apo të ngjashme që të fërkoni mishin e dhëmbëve për të larguar dhimbjën. Disa medikamente mund të dëmtojnë foshnjën nëse i jepni shumë. Medikamente tjera treten ne gojë para se të mund të ndihmojnë me dhimbjën.
    • Pastroni jargët nga fytyra e foshnjës për të shmangur zhvillimin e njollave/puçrrave.

    Si të siguroni shëndet të mirë dental për foshnjën

    Foshnjat mund të kenë probleme me dhëmbë si p.sh. kalbja, dhimbja apo rënia e dhëmbit. Rreth 10% e 2-vjeçarëve kanë një apo më shumë kavitete, apo 50% prej tyre kanë disa kavitete deri në moshën 5-vjeçare. Kështu që është e rëndësishme që të filloni të kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të foshnjës. Shihni këtu si mund ta bëni këtë:

    • Ushqeni foshnjën vetëm me gji për së paku 6 muajt e parë. Mos i jepni foshnjës të pijë ujë, lëng apo pije të gazuar që kanë sheqer.
    • Pastroni mishin e dhëmbëve të foshnjës pas çdo të ushqyere duke përdorur një leckë të lagët apo brushë të dhëmbëve për foshnja që kanë fije të buta.
    • Lani biberonin e foshnjës vetëm me ujë dhe mbani të pastër. Mos e pastroni biberonin me gojën tuaj. Kurrë mos e fusni biberonin në sheqer apo mjaltë.
    • Mos e vini foshnjën në gjumë me shishe në gojë. Lejoni foshnjën që të përfundojë të ushqyerjen para se të fle apo para dremitjes. Kjo mund të ndihmojë që të parandalohet kalbja e dhëmbëve nga shishja e foshnjës
    • Kur foshnja juaj të fillojë të hajë ushqim të fortë, ushqeni me ushqime të shëndetshme, kufizoni sasinë e lëngjeve të frutave (uji është zgjedhje më e mirë) dhe jepini ato vetëm gjatë kohës kur ushqehet.
    • Lani dhëmbët e foshnjës dy herë në ditë, që nga dita kur i del dhëmbi i parë.
    • Dërgoni foshnjën te dentisti kur t’i dalë dhëmbi i parë, apo në ditëlindjën e saj/tij të parë dhe më pas çdo 6 muaj.
    • Deri sa të mbushë një vjeç, sigurohuni që foshnja të ketë mësuar të pijë nga filxhani. Foshnjat duhet të ndalojnë ushqyerjen me shishe kur të jenë 12-14 muajshe.

    www.marchofdimes.com

  • Çfarë po ndodh me gruan time?

    Çfarë po ndodh me gruan time?

    Shtatzënia zgjat 40 javë dhe ndahet në tre tremujorë:

    1. Tremujori i parë përfshin javët 1-13. Hormonet që ndihmojnë foshnjën të rritet mund të bëjnë që gruaja të ketë ndryshime të disponimit, që nënkupton se ajo mund të jetë e lumtur për një moment dhe e mërzitur në tjetrin. Ajo shpesh mund të ndihet e lodhur pasi që është e vështirë të rrisësh një krijesë në trupin tënd. Rreth 75% e grave përjetojnë ndonjë lloj të sëmundjes së mëngjesit, e cila mund të shfaqet në çdo kohë gjatë ditës, dhe ndonjëherë edhe tërë ditën. Ajo mund të dëshirojë disa ushqime të caktuara dhe ndërkohë t’i urrejë ushqimet që zakonisht i pëlqejnë.
    2. Tremujori i dytë përfshin javët 14-27. Gratë shpesh fillojnë të ndihen shumë më mirë, kanë më pak ndjesi për të vjellë, më pak ndryshime të disponimit, dhe skuqja e lëkurës do të bëjë të ndihen më mirë, edhe pse është normale që disa gra ende të jenë nervoze dhe të kenë ndryshime të humorit. Barku fillon të u dallohet dhe ato do ta ndjejnë foshnjën tek lëviz.
    3. Tremujori i tretë përfshin javët 28-40. Përderisa foshnja rritet, barku i gruas poashtu do të rritet dhe ajo mund të fillojë të mos ndihet rehat. Lëvizjet e foshnjës bëhen më të mëdha dhe madje ju mund të shihni shenja në barkun e gruas tuaj kur foshnja të shkelmojë. Gruaja mund të ketë probleme me gjumë, të ketë marramendje dhe telashe me ekuilibrin. Ajo duhet të pushojë sa më shumë që të jetë e mundur. Ajo poashtu mund të ketë shtrëngime të barkut (kontraksione) Braxton Hicks, që është mënyra e trupit të saj që të bëhet gati për lindje.

    Përgjatë shtatzënisë së bashkëshortes tuaj, ju keni një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit fizik dhe stabilitetit emocional të saj, që është thelbësore për zhvillimin e duhur të foshnjës suaj. Shtatzënia është një periudhë e gëzueshme, por mund të jetë edhe stresuese poashtu. Mund të thellojë lidhjen tuaj edhe më tepër, por edhe mund të krijojë tensione të reja rreth shqetësimeve të të qenit prind, rreth të ardhurave dhe rreth lidhjes suaj. Këtu mund të shihni disa mënyra që ju mund ta bëni shtatzëninë një eksperiencë më të mirë për të dy:

    • Shoqërojeni në vizitat e para-lindjes që t’i ofroni mbështetje emocionale. Kjo poashtu do t’ju japë mundësinë që të bëni pyetje dhe ta shihni foshnjën tuaj në ultrazë. Shikoni këtu se cilat vizita të para-lindjes duhet t’i bëni.
    • Mësoni më shumë duke lexuar në këtë portal apo duke marrë pjesë në Sesionet për Baballarët në Qendrat tona Beba-ks. Këto sesione janë të ligjëruara nga meshkujt, për meshkuj. Kur ju e dini se çfarë ju pret dhe kur merrni përgjigje për pyetjet që keni, kjo do t’ju ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe do t’ju ofrojë ide për tëu përfshirë në mënyra të dobishme.
    • Ndihmoni rreth shtëpisë. Flisni me partneren tuaj se çfarë dëshironi të dytë për foshnjën. Vendosni se ku do të flejë foshnja, dhe bëni atë pjesë të shtëpisë me ngjyra të gëzueshme dhe të këndshme për foshnjën. Shkoni të blini gjërat për foshnjën; klikoni këtu të shikoni nga duhet t’i filloni.
    • Ndihmoni partneren tuaj që të jetë e shëndetshme duke e inkurajuar të hajë mirë, të bëjë ushtrimet, të mos pijë alkool apo duhan apo të marrë medikamente pa recetë apo edhe të mos e teprojë me to. Edhe ju si baba duhet të lini duhanin pasi duhanpirja pasive e dëmton foshnjën tuaj të palindur. Ndihmoni në uljen e stresit dhe lejojeni të pushoj duke i dhënë mbështetje emocionale, duke i ndihmuar me punët e shtëpisë apo duke u kujdesur për fëmijët tjerë nëse keni. Poashtu, ju do ta qetësoni atë nëse flisni për planet që keni për foshnjën.
    • Kryeni marrëdhënie seksuale nëse partnerja juaj ka dëshirë. Për më tepër rreth marrëdhënieve seksuale dhe shtatzënisë klikoni këtu.
    • Mbështetni vendimin e partneres tuaj për të ushqyer foshnjën me gji. Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj. Ai përmban të gjitha elementet ushqyese që foshnjës i nevojiten për të rritur. Për të lexuar më tepër se si ta mbështesni atë, klikoni këtu.

    Cilat vizita të para-lindjes duhet të bëhen?

    Inkurajoni gruan tuaj që të vizitojë mjekun sa më herët që të jetë e mundur gjatë shtatzënisë pasi që kjo mund të ndihmojë të përcaktohet se sa javë ka që ajo është shtatzënë, dhe të identifikoni ndonjë komplikim të mundshëm. Shoqërojeni atë në këto vizita dhe poashtu mund të bëni edhe pyetje. Ju mund të kënaqeni gjatë ultrazërit pasi do të mund të shihni foshnjën në monitor dhe të dëgjoni rrahjet e saj/tij të zemrës. Pas vizitës së parë në tremujorin e parë, OBSH rekomandon që të bëhen së paku katër vizita të para-lindjes (prenatale) mes javëve 16, 24-28, 32, dhe 36 të shtatzënisë për të evituar komplikimet e mundshme. Sidoqoftë, në shumë vende, gratë vizitohen një herë në muaj. Për më tepër informacione mbi shëndetin para lindjës klikoni këtu.

    Cilat janë disa nga shenjat e rrezikshme?

    Nëse e vëreni se gruaja ka ndonjë nga këto shenja, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore pasi që këto mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka është duke rrezikuar shëndetin e gruas apo të foshnjës suaj të palindur:

    • Dhimbje të mëdha të vazhdueshme të barkut.
    • Gjakderdhje vaginale, sidomos nëse është e kuqe e çelët.
    • Vjellje të shumta dhe të pakontrolluara që shkaktojnë dehidrim.
    • Kokë-dhembje, marramendje ose shikim të dyfishtë ose të turbullt për 2-3 orë.
    • Ka të ftohtë dhe/ose temperaturë (38°C ose më tepër).
    • Ka enjtje të menjëhershme në fytyrë, duar dhe këmbë ose ka shtuar peshë që nuk mund të shpjegohet.
    • Lëvizje të rrallë ose mungesë të lëvizjes së foshnjës pas muajit të gjashtë.

    Vajzë apo djalë: kush vendos?

    Kur të vijë java e 18-të, ju duhet të jeni në gjendje të dini se a do të bëheni me vajzë apo djalë. Sperma e babait përcakton gjininë e fëmijës varësisht nëse ajo përmban kromozomin X apo Y. Në vezën e nënës tashmë është kromozomi X, kështu që gjinia e foshnjës përcaktohet nga kromozomi X apo Y i spermës së babait. Studimet tregojnë që gjasat që ju të keni vajzë apo djalë janë të trashëguara, që do të thotë se nëse babai ka shumë vëllezër gjasat janë më të mëdha që ai të ketë djem, përderisa nëse ka më shumë motra ai do të ketë më shumë gjasa që të ketë vajza. Ka shumë storie të gjërave që mund të bëni për të ngjizur vajzë apo djalë: pozicionet gjatë marrëdhënies seksuale (femra qëndron mbi apo shtrirë në njërën anë), vendet ku kryeni marrëdhënie, koha kur kryeni marrëdhënie (në ditët teke apo në mbrëmje), apo edhe ushqimet që ju apo burri juaj konsumoni (ushqime të njelmëta, guaca deti etj.) Por nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që mund të vërtetojë se këto storie në realitet funksionojnë.

    Çfarë duhet të kemi gati për foshnjën?

    Këtu i keni disa gjëra thelbësore që ju do të doni të keni gati para se fëmija të lindë:

    • Veshja: 6-8 komplete për foshnje, 6-8 jelekë dhe bluza me mëngë të shkurta, 2-4 kapele, 1 palë shpi ose një xhaketë dhe 4-6 batanije mbështjellëse.
    • Pelena: planifikoni të përdorni rreth 70 pelena në javë.
    • Gjumi: një dyshek apo krevat fëmijësh që është i rehatshëm dhe i përshtatshëm.
    • Ushqimi: nuk duhet të bëni gati asgjë nëse foshnja ushqehet me gji, por nëse përdorni formulë ju do të keni nevojë për grykëse, shishe, thithëse, furçë për pastrimin e shishës, dhe një formë për ta sterilizuar shishën (kjo e fundit është shumë e rëndësishme).
    • Larja: vaskë për foshnje me mbështetëse për larjen e foshnjës, sfungjerë të butë për larje dhe peshqirë, dhe sapun të butë për foshnjë.
    • Lëvizja: ulëse të makinës nëse udhëtoni me makinë. Jeleku kangur për bartjen e foshnjës apo karroca e fëmijëve nuk janë të domosdoshme por mund të ju ndihmojnë shumë.

    Çfarë duhet të dini rreth prerjeve cezariane?

    Nuk është zgjidhje e duhur që lindja të bëhet me prerje cezariane, përveç rastit kur ka ndonjë arsye mjekësore si p.sh. komplikimet në lindje siç është fëmija i lidhur (në pozitë me kokën lartë), apo prerje të mëparshme cezariane. Prerja cezariane mund të shkaktojë probleme për ju dhe foshnjën tuaj, veçanërisht në lindjet e ardhshme. Çdo lindje me prerje cezariane rrit rrezikun për komplikime serioze në shtatzëninë e ardhshme, që edhe është arsyeja se pse mjekët rekomandojnë lindje të rregullt vaginale nëse keni plane për të lindur fëmijë të tjerë. Jeni të vëmendshëm kur mjekët mund t’ju shtyjnë që të lindni me prerje cezariane pa dhënë ndonjë arsye specifike mjekësore, pasi që lindja me prerje cezariane shpesh kushton më tepër sesa lindjet vaginale, e cila mund të jetë më e përshtatshme për mjekët pasi që këto lindje mund të aranzhohen gjatë ‘orarit të punës.

    Disa njerëz mendojnë se lindja me prerje cezariane mund të jetë më e lehtë, më pak e dhimbshme dhe më pak e komplikuar, kështu që është e rëndësishme të bëhet ndarja mes miteve dhe realitetit.

    Miti 1: Më e përshtatshme. Po, mund të ndihmojë që të planifikoni më mirë ndihmën familjare dhe pushimin mjekësorë, por a e dini që gruaja juaj:

    • Nuk do të jetë në gjendje të aranzhojë lindjen me prerje cezariane para javës së 39-të, kështu që duhet të jeni të gatshëm nëse foshnja vendos që të dalë para asaj kohe.
    • Do ta ketë më të vështirë rikuperimin nga një operacion i vështirë përderisa do të duhet të kujdeset për foshnjën e porsalindur dhe fëmijët tjerë nëse keni.
    • Do të qëndrojë në spital për një kohë më të gjatë (mesatarisht tre ditë, në vend të një ose dy).
    • Do të duhet të kufizojë aktivitetet fizike për disa javë.
    • Do të ketë dhembje nga prerja që do ta bëjë gjithënien më të parehatshme.
    • Do të ketë dukshmë më shumë gjasa të rikthehet në spital për komplikime të mëtutjeshme.

    Miti 2: Shmang dhimbjen e lindjes. Po, ajo mund të mos ndjejë shumë dhimbje gjatë operacionit, por a e dini që gruaja juaj:

    • Me shumë gjasa do t’i zgjatet dhe vështirësohet koha e rikuperimit në krahasim me femrat që kanë lindje vaginale.
    • Do të ketë dhimbje në javët pas lindjes dhe do të ketë nevojë për medikamente.
    • Do të ketë vështirësi në bartjen, kujdesjen dhe ushqyerjen e foshnjës së porsalindur dhe fëmijëve të tjerë më të mëdhenj që mund të kenë nevojë për kujdes më të madh pas lindjes të vëllait apo motrës.
    • Me shumë gjasa do të ndjejë dhembje gjatë lindjes dhe pas lindjes poashtu kur barnat të mos kenë më efekt apo t’ju japin efekte anësore në trupin e saj.

    Miti 3: Minimizimi i komplikimeve. Po, lindja me prerje cezariane mund t’ju ndihmojë në shmangjen e komplikimeve që ndodhin në një përqindje të vogël të lindjeve vaginale, por a e dini që ajo mund të sjellë:

    • Rreziqe fizike për nënën, menjëherë pas lindjes poashtu edhe në të ardhmen. Pasi që kjo është një ndërhyrje e rëndë kirurgjikale, ajo do të përcillet me rreziqe për komplikime siç janë infeksionet, gjakderdhja dhe dëmtimi i organeve të tjera. Kur ajo të ketë një lindje me prerje cezariane, gjasat janë mjaft të mëdha që edhe lindjet e ardhshme të kryejë me prerje cezariane, dhe kjo shkakton probleme në shtatzëninë e ardhshme siç është bllokimi i shtratit të fëmijës dhe mitrës. Shumica e të çarave që ndodhin gjatë lindjeve vaginale ndodh që të shkaktojnë shqetësime të lehta apo mund të kërkojnë qepje të plagës por zakonisht u duhet një kohë mjaft e shkurtër për t’u shëruar.
    • Rreziqe psikologjike për nënën duke përfshirë ndjenja negative rreth lindjes, dhe kontakt më të pakët me foshnjën menjëherë pas lindjes, që mund të pengojë lidhjen dhe gjidhëniën, e poashtu të rrisë rrezikun për ballafaqim me depresionin pas lindjes.
    • Rreziqe për foshnjën pasi që foshnjat e lindura me anë të prerjes cezariane mund të kenë më shumë probleme me frymëmarrje dhe aspekte tjera shëndetësore.

    Miti 4: Ruajtja e ‘ngushtësisë së vaginës’. Studimet kanë dëshmuar se aktiviteti afatgjatë seksual mbetet i njejtë dhe nuk ndikohet nga lindja vaginale. Ngushtësia paraprake e vaginës rikthehet brenda gjashtë muajsh pas lindjes së fëmijës së parë. Gruaja juaj mund të bëjë ushtrimet Kegel që të kthejë ngushtësinë e vaginës së saj pas lindjes vaginale.

    Fakte rreth kënaqësisë seksuale gjatë shtatzënisë

    1. Shumica e grave mund të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale deri në momentin kur të vijë koha për lindje. Aktiviteti seksual nuk e dëmton foshnjën. Foshnja mbahet e sigurtë nga qeska amniotike, qafa dhe muskujt e mitrës. Poashtu ekziston një shtresë e trashë mukoze që e mbyll qafën e mitrës dhe mbron foshnjën nga infektimi.
    2. Është normale që dëshira seksuale e femrës të ulët gjatë tremujorit të parë për shkak të ndjeshmërisë së gjirit, lodhjes dhe ndjesisë për të vjellë. Gra të tjera e shohin këtë si një rast kur ato nuk kanë nevojë të shqetësohen për kontrollin e lindjes apo se mos mbeten me barrë që e bën marrëdhënien seksuale edhe më të këndshme. Kur të vijë tremujori i dytë, shumë gra janë më pak të lodhura, kanë më pak ndjesi për të vjellë dhe përjetojnë rritje të dëshirës seksuale.
    3. Baballarët mund të mbështesin dhe/ose rrisin vetëvlerësimin e partnerit të tyre në lidhje me trupin e tyre që po ndryshon duke dhënë komente pozitive.
    4. Përderisa trupi ndryshon gjatë shtatzënisë, çiftet mund të kenë nevojë të provojnë pozicione të ndryshme seksuale për të gjetur se çfarë është më e rehatshme për gruan. Disa gra zbulojnë kënaqësi të reja apo më të mëdha seksuale gjatë shtatzënisë si pasojë e eksperimentimeve të tilla. “Spooning” (mbështetja nga prapa me partnerin) përderisa partnerët qëndrojnë ulur ofron mjaft hapësirë për stimulim manual; kurse duke qëndruar shtrirë ofron hapësirë për stimulim më të rehatshëm oral. Poashtu, eksperimentimi me jastëkë dhe pajisje mbështetëse mund të ndihmojë që të lehtësojë dhe mbështesë një numër të pozicioneve dhe aktiviteteve seksuale.
    5. Për shkak të ndjesisë së të qenit me barrë, në disa momente gjatë shtatzënisë, disa gra mund të mos ndihen rehat me marrëdhënien seksuale vaginale, kështu që zgjedhin seksin manual, oral apo masturbimin.
    6. Ngërçet janë normale pas marrëdhënies seksuale gjatë shtatzënisë. Mitra ngushtohet gjatë orgazmës dhe shtrëngimet e tilla të barkut (kontraksionet) mund të jenë më të forta gjatë shtatzënisë pasi që mitra rritet.
    7. Nëse partnerja rrezikon të përjetojë komplikime të shtatzënisë (gjakderdhje vaginale, rrjedhje të lëngut amniotik etj.), mjeku do t’ju sugjerojë që të mos keni marrëdhënie seksuale. Tregohuni të hapur me mjekun tuaj dhe pyesni atë çfarë aktiviteti tjetër seksual mund të bëni.

    Shqetësimet e zakonshme të të bërët baba

    1. Siguria – meshkujt janë ata që duhet të mbrojnë familjet e tyre, si fizikisht ashtu dhe financiarisht dhe është normale për baballarët që të ndjejnë presion më të madh gjatë kësaj kohe.
    2. Aftësia – shumë meshkuj brengosen se mos e lëndojnë foshnjën e tyre dhe që nuk dinë të kujdesen për një fëmijë. Mos u brengosni; lexoni këshillat tona dhe pastaj praktikoni ato.
    3. Frika nga vdekja – të qenit të vetëdijshëm se ata mund të vdesin dhe më të frikësuar për jetën e gruas dhe foshnjës së palindur është shumë normale.
    4. Lidhja – meshkujt shpesh frikësohen se ata do të ‘zëvendësohen’ nga foshnja, por kjo shumë shpesh zhduket kur ata të takojnë foshnjën. Ata poashtu shqetësohen për jetën e tyre seksuale para dhe pas lindjes së foshnjës, për më tepër rreth kësaj do të flasim pak më poshtë në këtë faqe.
    5. Vagina – vetë fjala mund t’i bëjë meshkujt që të mbyllin gojën. Meshkujt zakonisht nuk ndihen rehat që të mendojnë apo flasin rreth gjërave që lidhen me trupin e gruas gjatë dhe pas shtatzënisë.

    Pse ka rëndësi përfshirja e babait?

    Studimet që kanë analizuar ndikimin e pranisë së të atit gjatë fëmijërisë tregojnë që ata fëmijë që kanë pasur një baba të përfshirë më herët, mesatarisht kanë më pak probleme me sjellje, aktivitet më të ulët kriminal, stabilitet më të mirë ekonomik, zhvillim më të mirë kongnitiv, përformancë më të mirë në shkollë dhe janë më pak të stresuar gjatë moshës së maturisë. (Sarkadi, Kristiansson, Oberklaid, dhe Bremberg, 2008).

    • Fëmijët që kanë babain pranë kanë aftësi më të mira kognitive.
    • Fëmijët që kanë babain pranë kanë më shumë gjasa që të kenë më shumë vetëbesim dhe mund të zgjidhin problemet pa dhunë.
    • Fëmijët që kanë babain pranë zakonisht kanë më pak probleme me sjelljen e tyre.
    • Baballarët që janë të përfshirë në jetën e fëmijës së tyre janë më të lumtur dhe me shumë gjasa do të vazhdojnë të qëndrojnë të përfshirë.
    • Baballarët që janë të përfshirë kanë shëndet më të mirë: marrin më pak medikamente, konsumojnë më pak alkool, jetojnë më gjatë dhe ndihen më të shëndetshëm mentalisht e fizikisht.
    • Disa studime tregojnë që baballarët që përfshihen në kujdesin e fëmijës kanë lidhje shumë më të shëndosha dhe të lumtura me partnerët e tyre, ndihen më të lidhur me familjen e tyre dhe kanë jetë më të mirë seksuale.
    • Baballarët që janë të përfshirë kontribuojnë në uljen e stresit të nënës gjatë shtatzënisë.
    • Me shumë gjasa, gratë shtatzëna do të shkojnë në më shumë vizita të para-lindjes nëse janë të shoqëruara nga partneri, krahasuar me ato që nuk kanë shoqëruar.

    Burimi: Promundo, CulturaSalud, and REDMAS (2013). Program P – A Manual for Engaging Men in Fatherhood, Caregiving, Maternal and Child Health. Promundo: Rio de Janeiro, Brazil and Washington, D.C. USA.