Autor: bebaks

  • Bllokimi i gjirit

    Bllokimi i gjirit

    Bllokimi i gjirit

    Bllokimi i gjirit ndodh kur gjinjtë tuaj ënjten jashtëzakonisht shumë dhe duken sikur janë gati të pëlcasin, kështu që ndodh më së shpeshti kur ju prodhoni shumë qumësht gjatë javës së parë dhe/apo të dytë të lindjes. Për shkak të ënjtjes, kjo mund të shkaktojë dhimbje në atë gji gjatë të ushqyerit dhe kur foshnja mundohet të kapë thithkën. Zakonisht kjo mbushje/ënjtje largohet brenda 12-48 orëve pasi që trupi juaj do të rikuperohet dhe foshnja të fillojë të pijë nga gjiri juaj. “Ju mund të parandaloni apo minimizoni efektet e bllokimit të gjirit duke:

    • Ushqyer foshnjën me gji herët dhe shpesh. Ushqeni atë me gji sa më herët që të keni mundësi pas lindjës, dhe së paku dhjetë herë gjatë ditës së nesërme.
    • Siguruar që foshnja juaj është vendosur saktë dhe është kapur si duhet në gjirin tuaj (klikoni këtu për udhëzime).
    • E ushqyer rregullisht. Nëse foshnja fle më shumë se dy apo tri orë gjatë ditës apo katër orë gjatë natës, zgjojeni që ta ushqeni.
    • Lejuar foshnjën që të përfundojë njërin gji para se të kthehet në tjetrin. Kjo nënkupton të prisni deri sa foshnja të fle apo të largohet vetë nga gjiri.”
    • Nëse foshnja nuk ushqehet fare me gji apo nuk po ushqehet mirë, mund ta ndihmoni foshnjën që të ushqehet duke shtrydhur gjoksin me dorë apo pompë sa më shpesh.”

    Nëse kjo nuk ju lehtëson simptomat, ju mund të provoni të:

    • Bëni shtypje të ngrohta: aplikoni shtypje të ngrohta dhe të lagëta duke shtrydhur qumështin jashtë pak para se të ushqeni foshnjën. Nëse e ngrohni për një kohë më të gjatë ju do të rrisni ënjtjen dhe pezmatimin, kështu që është më së miri ta bëni për një kohë më të shkurtër. Shtypje të ftohta mund të aplikohen ndërmjet ushqyerjeve që të zvogëloni ënjtjen dhe lehtësoni dhimbjën.”
    • Masazhoni gjirin: me shuplakën e dorës duke filluar nga kreu i kraharorit tuaj (pak mbi klavikulë), butësisht goditni gjirin tuaj te poshtë në lëvizje rrethore në drejtim të thithkës. Kjo është edhe më efektive nëse e bëni gjatë dushit apo jeni në vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe duke hedhur ujë në gjinjtë tuaj.”
    • Masazhoni areolën: me gishtat tuaj të vendosur siç shihet në imazhin më poshtë, shtypni përbrenda drejt murit të kraharorit dhe numëroni ngadalë deri në 50. Shtypja duhet të jetë e ngadalshme, e lehtë, dhe mjaft e butë që të mos dhembë.
    Burimi: K. Jean Cotterman, http://www.nbci.ca/index.php?option=com_content&view=article&id=83:engorgement&catid=5:information&Itemid=17
    • Shtypja me lakër: hiqni disa fletë të kokës së lakrës, largoni pjesën e fortë në mes, dhe shtypeni me një okllai (apo diçka të ngjashme). Ato mund të ruhen në frigorifer apo në temperaturë të dhomës. Varni fletët direkt mbi gjinjë, brenda sytjenave tuaja. Ndërroni fletat kur ato të fishkën, apo pas çdo dy ore. Ndërpreni përdorimin e tyre nëse ju shfaqën puçrra, njolla apo shenja të tjera të alergjive. Disa të dhëna thonë se përdorimi i tepërt i shtypjës me lakër mund të zvogëlojë prodhimin e qumështit, kështu që ndërpreni këtë lloj të shtypjës kur ënjtja t’ju largohet.”Burimi: La Leche League International, http://www.llli.org/faq/engorgement.html

    Kontaktoni mjekun tuaj nëse simptomat nuk shënojnë përmirësime pasi që të keni provuar metodat e lartpërmendura të lehtësimit të dhimbjeve, nëse keni simptoma të mastitit (ethe me temperaturë më të lartë se 38.1°C), nëse foshnja juaj nuk kapet për gjiri apo nëse ajo nuk bën mjaftueshëm pelena të ndotura.

    Marrë nga Marchofdimes

  • Prodhimi i qumështit me sasi të mëdha

    Prodhimi i qumështit me sasi të mëdha

    Prodhimi i qumështit me sasi të mëdha

    Nganjëherë nëna prodhon më shumë qumësht sesa që foshnja ka nevojë dhe kjo bën që nga gjiri të rrjedh më shumë qumësht për shkak të gjirit të mbushur. Kjo mund të jetë shqetësuese për foshnjat gjatë dhe ndërmjet të ushqyerave. Simptomat e zakonshme të mbiprodhimit të qumështit përfshijnë:

    • Foshnja qanë shumë dhe shpesh, është shumë e nervozuar dhe/ose e lodhur.
    • Foshnja mund të gulçojë, ngulfatet, të lëshojë zëra apo të kollitet gjatë të ushqyerit me gji.
    • Foshnja mund të kafshojë apo shtrëngojë thithkën gjatë të ushqyerit.
    • Rrjedhje të qumështit kur foshnja të përfundojë gjidhënien, sidomos në fillim të të ushqyerit.
    • Nëna mund të ketë thithka të ënjtura.
    • Fëmija mund të lakojë shpinën dhe të shtrëngojë trupin, nganjëherë edhe bërtet.
    • Të ushqyerit për foshnjën mund të duket si një betejë, ku të ushqyerit me gji bëhet shumë i çrregullt.
    • Të ushqyerit mund të jetë i shkurtër, duke zgjatur vetëm 5 deri në 10 minuta.
    • Foshnja duket se “e dashuron dhe e urren” gjirin në të njëjtën kohë.
    • Foshnja mund të gromësijë apo lëshojë gazra ndërmjet të ushqyerave, dhe ka tendenca që edhe të përshtyejë.
    • Foshnja mund të ketë jashtëqitje me ngjyrë të gjelbërt, të lëngshme apo të butë dhe shpërthyese.
    • Gjinjtë e nënës ndihen se janë të mbushur shumicën e kohës.
    • Nëna shpesh mund të ketë kanale të bllokuara të gjirit, që nganjëherë janë arsyeja e shfaqjës së mastitit.
    Burimi: La Leche League International, http://www.llli.org/faq/oversupply.html

    Që të bëni diçka rreth këtij problemi, provoni :

    • Të ushqeni foshnjën vetëm me njërin gji gjatë një ushqyerje. Nëse ka nevojë, ju mund të shtypni gjirin tjetër që të lironi presionin dhe të ruani qumështin e mbetur për më vonë. Nëse foshnja dëshiron të ushqehet përsëri brenda dy orësh, ofrojani të njëjtin gji përsëri.
    • Të shtyni qumështin me anë të shtypjës para se të filloni ushqyerjën për të zvogëluar sasinë e qumështit të derdhur. Mos nxirrni shumë qumësht jashtë pasi kjo do të bëjë që gjinjtë tuaj të prodhojnë prapë.
    • Të poziciononi foshnjën në pozitë vertikale gjatë ushqyerjës dhe/apo të shtriheni përgjysmë pasi që graviteti do të ndihmojë që të ngadalësohet ritmi i nxjerrjës së qumështit. Poashtu, mund të shtriheni në njërën anë.
    • Të ushqeni foshnjën para se ajo të ketë uri, gjë e cila bën që ajo të mos thithë fort dhe kështu gjinjtë tuaj nuk do të stimulohen aq shumë.
    • Të ndaloni pompimin, nëse e keni bërë këtë që të ruani qumështin, deri sa prodhimi i qumështit të përshtatet me nevojat e tanishme të foshnjës.

    Nëse ju po prodhoni shumë qumësht, ju mund të përdorni fasuleta të gjinjve për të pastruar rrjedhjën, por mbani mend se ato duhet të ndërrohen së paku një herë në ditë. Poashtu, foshnja juaj me shumë gjasë do të thithë më shumë ajër, kështu që bëni foshnjën tuaj të gromësijë që të minimizoni problemet e mundshme.

  • Prodhimi i ulët i qumështit të gjirit

    Prodhimi i ulët i qumështit të gjirit

    Prodhimi i ulët i qumështit të gjirit

    Ky është një shqetësim i zakonshëm, por shpeshherë është një alarm i rrejshëm. Shpesh, nënat janë të shqetësuara që nuk kanë mjaft qumësht kur:

    • Gjinjtë nuk ndihen më që janë plot. Alarm i rrejshëm! Kur foshnja juaj të jetë 6-javëshe deri në 2-muajshe, trupi juaj tashmë është adaptuar me nevojat e foshnjës.
    • Foshnja ka më pak jashtëqitje. Alarm i rrejshëm! Që kur foshnja juaj është 6-javëshe do të ketë më pak jashtëqitje sesa më parë dhe mund të kalojnë disa ditë dhe ajo të mos ketë pasur një tjetër.
    • Foshnja dëshiron të ushqehet për më gjatë dhe më shpesh. Alarm i rrejshëm! Foshnja do të ketë disa ndryshime në sasinë se sa ajo pi qumësht në disa muajt e parë të jetës (shpesh pas 2-3 javëve, 6 javëve apo 3 muajve), por nëse e ushqeni sa herë dhe për sa gjatë që ajo të dojë kjo do të rrisë sasinë e qumështit shumë shpejtë.

    Prodhimi i qumështit është një proces që prodhohet aq sa ka nevojë, sasia e qumështit që prodhohet varet nga sasia që është marrë nga foshnja.

    Treguesit më të rëndësishëm që foshnja juaj po merr mjaftueshëm qumësht janë numri i pelenave dhe shtimi në peshë. Nëse ende jeni e brengosur rreth sasisë së qumështit që foshnja po merr duke marrë parasysh edhe alarmet e rrejshme të lartpërmendura, ju duhet të:

    • Na kontaktoni apo vizitoni Qendrën tuaj më të afërt Beba-ks për informata dhe mbështetje.
    • Inkurajoni foshnjën tuaj që të ushqehet sa më shpesh dhe për sa gjatë ajo të dëshirojë.
    • Ia ofroni të dy gjinjët gjatë të ushqyerit. Lejoni foshnjën që të qëndrojë në njërin gji përderisa ajo vazhdon të thithë dhe gëlltisë rregullisht. Ofrojani gjirin tjetër kur foshnja të ngadalësojë apo ndalojë. “Së pari përfundoni me njërin gji,” është një rregull i përgjithshëm. Kjo teknikë i mundëson foshnjës të marrë sasi të mira të qumështit të pasur dhe më të yndyrshëm.
    • Foshnja duhet të përfundojë vetë të ushqyerin. Ajo mund ta bëjë këtë duke fjetur apo duke u larguar nga gjiri pas rreth 10 deri 30 minutash të gëlltitjes dhe thithjës aktive.
    • Sigurohuni që foshnja të jetë e kapur për gjiri dhe e pozicionuar saktë në gji, që nënkupton, buzët duhet të mbulojnë areolën (pjesa e errët e gjirit). Ne mund t’ju ndihmojmë me gjetjën e pozitave të sakta dhe poashtu t’ju sugjerojmë ide që të zbusni ënjtjen.
    • Foshnja e përgjumur mund të përfitojë nga “të ushqyerit me dy gjinjtë”, që nënkupton ndërrimin e gjinjve dy apo tri herë gjatë çdo të ushqyeri. Ndërroni gjirin kur thithja e foshnjës të bëhet më e ngadaltë dhe të gëlltisë më rrallë.
    • E gjithë thithja e foshnjës duhet të bëhet në gji. Kufizoni apo ndaloni fare përdorimin e biberonit përderisa e inkurajoni foshnjën që të ushqehet me gji. Nëse përdorni suplemente, mund t’ja jepni këto suplemente me lugë apo filxhan.
    • Praktikoni shtrydhjen e gjirit, klikoni këtu për të parë si bëhet kjo.

    “Këto mund të jetë kohë shqetësuese për ju. Kujdesuni për vetën. Kushtojini rëndësi nevojës suaj për të pushuar, për t’u relaksuar, të hani shëndetshëm dhe të pini mjaft lëngje.”

  • Kur duhet të filloj ushqyerjen me gji?

    Kur duhet të filloj ushqyerjen me gji?

    Fillimi më i mirë i ushqyerjes me gji është që kjo të bëhet brenda orës së parë pas lindjes së fëmijës.

    Kjo mund të shpjegohet me faktin se lirohen hormone (oksitocina), e cila stimulon prodhimin e qumështit. Studime të shumta kanë treguar se kjo ndihmon të bëjë gjidhënien më të shëndetshme dhe më të gjatë. Ju duhet t’i ndiqni këto hapa:

    1. Shtrini foshnjën tuaj lëkurë-në-lëkurë si më lartë (nëse është e mundur). Studimet kanë treguar se shumë foshnje që janë të vendosura lëkurë-në-lëkurë menjëherë pas lindjes kanë më shumë gjasa që të mësohen me ushqyerjen me gji dhe të ushqehen vet.
    2. Ktheni tërë trupin e foshnjës të drejtuar nga ju, gjoks mbi gjoks.
    3. Prekni buzën e saj të sipërme me thithkën tuaj, dhe pasi që foshnja të hapë gojën tërhiqni atë drejt gjirit tuaj, duke mbajtur gjirin për mbështetje. Nëse është e mundur, bëni që goja e saj/tij të mbuloj jo vetëm thithkën por poashtu edhe areolën (pjesën më të errët që e rrethon atë).
    4. Mos u brengosni nëse foshnja juaj ka telashe të ushqehet me gji. Kjo kërkon durim dhe shumë praktikë. Kërkoni ndihmë nga infermieret ose ndonjë shoqe që ka eksperiencë në gjidhënie. Ju poashtu mund të kontaktoni një nga ekspertët tanë të gjidhëniës për këshilla në çdo kohë.
    5. Gjidhënia nuk duhet të shkaktojë dhimbje. Nëse keni dhimbje, mundohuni të ndryshoni pozicionin e foshnjës duke shtyrë prapanicën e foshnjës drejt trupit tuaj me dorë. Kjo do të shtyjë kokën e foshnjës prapa dhe hunda do të jetë në pozicion të “frymëmarrjes”. Nëse është e nevojshme, mundohuni ngadalë të tërhiqni mjekrën e foshnjës dhe/ose buzën e poshtme, që pjesën më të madhe të pjesës së kaftë të gjirit ta ketë në gojë.
  • A do të kem qumësht të mjaftueshëm?

    A do të kem qumësht të mjaftueshëm?

    Po, këtë mund ta arrini duke e ushqyer foshnjën me gji mjaft shpesh dhe duke mbajtur foshnjën në pozitën e duhur. Nëse jeni e brengosur, ka mënyra të ndryshme për të rritur sasinë e furnizimit me qumësht.

    Ju me siguri do të keni qumësht të mjaftueshëm përderisa pini mjaft ujë dhe ushqeni foshnjën tuaj me gji shpesh. Prodhimi i qumështit tuaj do t’i përshtatet kërkesës së foshnjës – sa më shumë foshnja e kërkon, që nënkupton se sa më shumë e ushqeni me gji, aq më shumë qumësht gjiri do të prodhoni. Është normale të brengoseni përderisa nuk mund të shihni se sa qumësht foshnja juaj po merr, mirëpo këtu do të gjeni disa mënyra për t’u siguruar që foshnja juaj ka qumësht të mjaftueshëm.

    1. Ndotja e pelenave – shenja më e qartë është, 4-6 pelena të lagura dhe 3-6 pelena të ndotura në ditë gjatë javëve 1-6. Urina duhet të jetë e pastër apo e verdhë e turbullt.
    2. Shtimi në peshë – foshnja rikthen peshën e lindjes brenda dy javëve, por mbani mend që foshnja humb 5-10% të peshës së lindjes në 3-4 ditët e para pas lindjes.
    3. Foshnja është e relaksuar – foshnja duket e relaksuar dhe e lumtur pasi që të ushqehet.
    4. Nëse e ushqeni foshnjën me gji, janë dy shenja kryesore: i) gjinjtë zbuten pas ushqyerjes, ii) ju dëgjoni apo shikoni foshnjën tek gëlltitet gjatë ushqyerjes.

    Derdhja e qumështit të gjirit është e rëndësishme sidomos në 2-3 javët e para sepse kjo është koha kur përcaktohet kapaciteti i prodhimit të qumështit. Sa më shumë qumësht të derdhni gjatë kësaj kohe, aq më shumë qumësht do të keni për foshnjën tuaj për një periudhë më të gjatë. Mirëpo mos u brengosni nëse keni probleme gjatë kësaj kohe sepse ka mënyra për të shtuar prodhimin e qumështit të gjirit më vonë.

    Në momentin që ju do të filloni të prodhoni qumësht gjiri, prodhimi do të vazhdojë vetvetiu, qumështi do të krijohet më shpejtë kur gjoksi nuk është i mbushur me qumësht, dhe më ngadalë kur është i mbushur. Kjo është arsyeja pse prodhimi i qumështit do të ngadalësohet nëse ju prisni të “ju mbushen” gjinjtë me qumësht, prandaj mos prisni! Gjoksi juaj nuk është pothuajse kurrë i boshatisur, dhe ju gjithmonë do të mund të nxirrni më shumë qumësht!

    Mënyra për ta rritur sasinë e qumështit:

    • Na kontaktoni apo vizitoni Qendrën tuaj më të afërt Beba-ks për informata dhe mbështetje.
    • Inkurajoni foshnjën tuaj që të ushqehet sa më shpesh dhe për sa gjatë ajo të dëshirojë.
    • Ia ofroni të dy gjinjët gjatë të ushqyerit. Lejoni foshnjën që të qëndrojë në njërin gji përderisa ajo vazhdon të thithë dhe gëlltisë rregullisht. Ofrojani gjirin tjetër kur foshnja të ngadalësojë apo ndalojë. “Së pari përfundoni me njërin gji!,” është një rregull i përgjithshëm. Kjo teknikë i mundëson foshnjës të marrë sasi të mira të qumështit të pasur dhe më të yndyrshëm.
    • Foshnja duhet të përfundojë vetë të ushqyerit. Ajo mund ta bëjë këtë duke fjetur apo duke u larguar nga gjiri pas rreth 10 deri 30 minutash të gëlltitjes dhe thithjes aktive.
    • Sigurohuni që foshnja të jetë e kapur për gjiri dhe e pozicionuar saktë në gji, që nënkupton, buzët duhet të mbulojnë areolën (pjesa e errët e gjirit). Ne mund t’ju ndihmojmë me gjetjen e pozitave të sakta dhe poashtu t’ju sugjerojmë ide që të zbusni ënjtjen.
    • Foshnja e përgjumur mund të përfitojë nga “të ushqyerit me dy gjinjtë”, që nënkupton ndërrimin e gjinjve dy apo tri herë gjatë çdo të ushqyeri. Ndërroni gjirin kur thithja e foshnjës të bëhet më e ngadaltë dhe të gëlltisë më rrallë.
    • E gjithë thithja e foshnjës duhet të bëhet në gji. Kufizoni apo ndaloni përdorimin e biberonit përderisa e inkurajoni foshnjën që të ushqehet me gji. Nëse përdorni suplemente, mund t’ja jepni këto suplemente me lugë apo filxhan.
    • Praktikoni shtrydhjen e gjirit; klikoni këtu për të parë si bëhet kjo.

    Këto mund të jenë kohë shqetësuese për ju. Kujdesuni për veten. Kushtojini rëndësi nevojës suaj për të pushuar, për t’u relaksuar, të hani shëndetshëm dhe të pini mjaft lëngje.

  • Cilat janë pozitat më të mira për të ndihmuar me dhimbjet e lindjes?

    Cilat janë pozitat më të mira për të ndihmuar me dhimbjet e lindjes?

    Lëvizja nëpër shtëpi, qëndrimi në këmbë dhe ushtrimet me ulje-ngritje janë gjithashtu disa nga pozitat më të mira. Për më shumë, shikoni këtu.

    Nuk ekziston një pozitë e cila është më e mira. Në fakt, shumica e femrave kanë tendenca që të ndryshojnë pozitat shpesh gjatë dhimbjeve të lindjes. Lejoni trupin tuaj të ju udhëzoj. Sugjerohet që të mos qëndroni e shtrirë për kohë të gjatë. Studimet kanë treguar që gratë të cilat kanë ecur dhe qëndruar drejtë gjatë periudhës së hershme dhe aktive të dhimbjeve të lindjes e kanë zvogëluar kohën e lindjes për një orë.

    Nganjëherë, gjendja mjekësore do të ju tregojë se çfarë është më e mira për ju dhe foshnjën tuaj. Nëse keni komplikime të cilat kërkojnë monitorim të vazhdueshëm dhe ju duhet të qëndroni domosdoshmërisht në krevat me gjendjen tuaj tek përcillet në monitor, aftësia juaj për të lëvizur do të kufizohet dukshëm. Nganjëherë, ritmi i zemrës së foshnjës tuaj do të ju tregojë se ajo preferon që të qëndrojë në njërën pozitë apo në tjetrën.

  • Arsyet mjekësore për lindje Cezariane

    Arsyet mjekësore për lindje Cezariane

    Arsyet Mjekësore për lindje cezariane

    Lindja cezariane bëhet me anë të një prerje të vogël në barkun dhe mitrën tuaj. Për disa gra, një lindje me prerje cezariane është më e sigurt se lindja natyrale vaginale. Ju mund të keni nevojë për lindje cezariane për arsye shëndetësore që ndikojnë në shtatzëninë tuaj.

    Nëse çdo gjë është në rregull me shtatzëninë tuaj dhe ju nuk keni ndonjë arsye mjekësore që të keni lindje cezariane, atëherë është më mirë që fëmija juaj të lind në mënyrë natyrale.

    Cliat janë arsyet mejkësore për të pasur lindje cezariane?

    Gjinekologu juaj mund të sugjeroj që ju të keni një lindje Cezariane për shkak të komplikimeve që e bëjnë lindjen vaginale të pasigurt.

    Për shembull:

    • Ju keni pasur një lindje cezariane në një shtatzëni të mëparshme apo operacione të tjera në mitër.
    • Keni probleme me placentë. Problemet e placentës mund të shkaktojnë gjakderdhje të rrezikshme gjatë lindjes vaginale.
    • Ju keni një infeksion, si p.sh. HIV apo herpes gjenital.
    • Ju keni shtatzëni të shumëfishtë (binjakë, trinjakë ose më shumë).
    • Ju keni një gjendje kronike shëndetësore, si diabet ose tension të lartë të gjakut, që kërkon trajtim.

    Komplikimet gjatë lindjes

    • Fëmija juaj është shumë i madh për të kaluar në mënyrë të sigurtë përmes vaginës.
    • Fëmija juaj është në një pozicion podalik (fëmija është i kthyer me këmbët poshtë) apo një pozicion tërthor. Pozicioni më i mirë për fëmijën tuaj në lindje është kur fëmija prezanton me kokë poshtë.
    • Lindja është shumë e ngadalshme.
    • Kordoni umbilikal i fëmijës tuaj rrëshqet në vaginë, ku ajo mund të lidhet apo rrafshohet gjatë lindjes vaginale. Kjo quhet prolaps (rënie) i kordonit. Kordoni umbilikal është kërthiza që e lidh fëmijën tuaj me placentën. Ajo bart ushqim dhe oksigjen nga placenta te foshnja.
    • Fëmija juaj ka probleme gjatë lindjes, si një normë (të rrahura) të ngadaltë të zemrës. Kjo është quajtur edhe ankth i fetusit.
    • Fëmija juaj ka një lloj të caktuar të defektit të lindjes. Defektet e lindjes ndryshojnë formën ose funksionin e një ose më shumë pjesëve të trupit. Ato mund të shkaktojnë probleme në shëndetin e përgjithshëm, si në zhvillimin e trupit apo në atë se si trupi punon.

    A mund të planifikoni lindjen me operacion?

    Po. Nëse ekzistojnë arsye shëndetësore për të pasur një lindje me operacion, ju së bashku me gjinekologun tuaj mund ta planifikoni atë. Nëse planifikoni një lindje me operacion atëherë konsultohuni me gjinekologun tuaj që të pritni deri sa t’i mbushni 39 javë të shtatzënisë. Kjo i jep kohë fëmijës të rritet dhe të zhvillohet.

    Source: www.marchofdimes.org

  • Shenja paralajmëruese pas lindjes

    Shenja paralajmëruese pas lindjes

    Shenja paralajmëruese pas lindjes

    Përmbajtja e marrë nga March of Dimes

    Trupi juaj kalon nëpër ndryshime të shumta pas lindjes së foshnjës. Këto ndryshime i ndihmojnë trupit tuaj të rimarrë veten nga shtatzënia, si dhe ju ndihmojnë juve të bëheni gati për t’u kujdesur për foshnjën tuaj. Është normale të mos ndiheni rehat, të ndiheni e lodhur dhe të keni dhimbje, përderisa trupi juaj po shërohet pas lindjes.

    Megjithatë, shqetësime dhe probleme të tjera shëndetësore mund të jenë shenja që ju keni nevojë për kujdes mjekësor. Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga këto shenja paralajmëruese:

    • Gjakderdhje më të mëdha se zakonisht gjatë menstruacioneve, ose që bëhen më të rënda.
    • Jashtëqitje, dhimbje, ose skuqje që nuk hiqet ose që përkeqësohet. Këto mund të jenë si pasojë e prerjes cezariane, epiziotomisë, ose çarjeve midis vaginës dhe zorrës së trashë.
    • Një ndjenjë e trishtimit që zgjat më shumë se 10 ditë pas lindjes.
    • Temperaturë mbi 38°C.
    • Dhimbje ose therje gjatë urinimit.
    • Ënjtje ose dhimbje në këmbë, veçanërisht rreth pulpit.
    • Damarë të kuq ose kapilarë që dhembin në gjoksin tuaj.
    • Dhimbje të mëdha në pjesën e poshtme të barkut, ndjesia për të vjellë, ose vjellje.
    • Rrjedhje e lëngjeve vaginale me aromë të keqe.

    Besojini instinkteve tuaja. Nëse ndjeni që diçka nuk është në rregull, kontaktoni mjekun tuaj. Shumë nga këto probleme mund të trajtohen lehtë, mirëpo nëse shenjat e rrezikut injorohen dhe nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë probleme serioze. Kontaktoni mjekun apo shkoni menjëherë në spital nëse mendoni që jeta juaj mund të jetë në rrezik, apo keni ndonjërën nga këto shenja:

    • Gjakderdhje që nuk mund ta kontrolloni.
    • Dhimbje të gjoksit.
    • Probleme në frymëmarrje.
    • Shenja të tronditjes si p.sh. ethe, lëkurë të ftohtë dhe të djersitur, marramendje, alivanosja apo zemra e çuar peshë (rrahje të shpejta të zemrës)

    Gjashtë javët e para pas lindjes

    Përmbajtja e marrë nga March of Dimes

    Gjatë shtatzënisë, trupi juaj ka ndryshuar shumë përderisa ka punuar për të mbajtur foshnjën të sigurtë dhe të shëndetshme. Tani që foshnja juaj ka lindur, ndryshime të tjera ndodhin në trupin tuaj. Disa nga këto ndryshime janë fizike si p.sh. gjoksi juaj mbushet me qumësht. Ndryshimet e tjera janë emocionale, si rritja e stresit. Ja se çka mund të prisni.

    Çka është dhimbja perinale?

    Zona ndërmjet vaginës dhe zorrës së trashë quhet perineum. Gjatë shtrëngimeve dhe procesit të lindjes, kjo zonë hapet madje mund edhe të çahet. Dhimbjet do të jenë edhe më të mëdha nëse keni pasur epiziotomi (prerja e hyrjes së vaginës për të ndihmuar foshnjën të dalë jashtë). Për të menaxhuar dhimbjen e perineumit, ju mund të bëni:

    • Ushtrimet Kegel. Këto ushtrime do t’i forcojnë muskujt në zonën e legenit, e cila ndihmon në shërimin e perineumit. Për t’i praktikuar këto ushtrime, shtrëngoni muskujt që ju përdorni për të ndaluar urinimin. Mbani muskujt e shtrënguar për 10 sekonda dhe pastaj lëshojini.
    • Vendosni një leckë të ftohtë në zonën perinale. Përdorni akull të mbështjellur me një leckë. Ju po ashtu mund të blini lecka të gatshme të cilat i mbani në frigorifer.
    • Uluni mbi jastëk.
    • Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë.
    • Pastroni vaginën sa herë që shkoni në banjë. Kjo do t’ju ndihmojë të parandaloni infeksionet kur epiziotomia juaj shërohet.
    • Pyesni mjekun tuaj për medikamente që ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen.

    Çka janë dhimbjet e paslindjes? Dhimbjet e paslindjës janë ngërçe që ndjeni përderisa mitra juaj kthehet në madhësinë e saj të rregullt. Menjëherë pas lindjës, mitra juaj është e rrumbullakët, e fortë dhe peshon rreth 1.14kg. Afër 6 javë pas lindjës së foshnjës, mitra peshon rreth 57gr. Këto ngërçe duhet të kalojnë pas disa ditësh. Pyesni mjekun tuaj për medikamentet pa recetë që mund t’i merrni për lehtësim të dhimbjeve.

    Çfarë ndryshime në trup mund të ndodhin pas prerjes cezariane? Lindja me prerje cezariane është një operacion i vështirë prandaj do t’ju duhet një kohë për t’u shëruar. Ju mund të ndiheni shumë e lodhur në ditët apo javët e para pas lindjës me prerje cezariane. Kjo ndodh për shkak se ju humbni shumë gjak gjatë operacionit. Poashtu, mund të keni dhimbje në varrën nga prerja në barkun tuaj. Ja se çfarë mund të bëni: Pyesni mjekun tuaj për medikamente kundër dhimbjës dhe konsultohuni me të para se të përdorni ndonjë medikament të blerë pa recetën e mjekut. Kërkoni nga partneri, familja apo shoqëria që t’ju ndihmojnë në kujdesin e fëmijës dhe punëve të shtëpisë.

    Çfarë është rrjedhja e lëngjeve nga vagina? Ekziston një lëng trupor që rrjedh nga vagina, rrjedhja e të cilit mund të rritet gjatë dhe pas shtatzënisë. Pas lindjes së foshnjës, trupi liron gjakun dhe indet që kanë qenë brenda mitrës. Në ditët e para, ky lëng është më i rëndë, me ngjyrë të kuqe të qelët dhe mund të përmbajë mpiksje të gjakut. Pas një kohe, rrjedhja bëhet më e lehtë dhe me ngjyrë më të qelët. Kjo rrjedhje mund të vazhdojë për disa javë, për një muaj apo edhe më tepër. Përdorni fasuleta intime të femrave deri sa rrjedhja e lëngjeve nga vagina të ndalet.

    Çfarë është bllokimi i gjirit?

    Bllokimi i gjirit ndodh kur gjinjtë fryhen pasi të mbushen me qumësht. Kjo mund t’ju shkaktojë dhimbje. Kur ju të filloni gjidhënien, dhimbja duhet të fillojë të largohet. Nëse nuk planifikoni ta ushqeni foshnjën me gji, kjo do të zgjasë deri sa gjinjtë të ndalojnë së prodhuari qumësht. Klikoni këtu për të mësuar për mënyrat se si mund ta menaxhoni bllokimin e gjirit.

    Çfarë është dhimbja e thithkave?

    Nëse jeni duke dhënë gji, ju mund të hasni në dhimbje në zonën e thithkave dhe përreth tyre gjatë ditëve të para, sidomos nëse në thithkat tuaja ka çarje.

    Çfarë është ënjtja?

    Shumicës së grave ju ënjten duart, këmbët dhe fytyra gjatë shtatzënisë. Kjo shkaktohet nga lëngjet e shtuara në trup që ju ndihmojnë në përgatitjen e trupit për dhimbjet dhe procesin e lindjes. Mund të kalojë një kohë para se të hiqet e ënjtja edhe pasi që të lind foshnja. Ja se çfarë mund të bëni për të menaxhuar ënjtjen e trupit:

    • Shtrihuni në anën e majtë të trupit dhe ngrini këmbët lartë.
    • Mundohuni të qëndroni e qetë dhe vishni rroba të gjëra.

    Çfarë janë hemorroidet?

    Hemorroidet janë vena të ënjtura dhe që dhembin brenda dhe përreth anusit. Ato iu shfaqen shumicës së grave gjatë shtatzënisë. Hemorroidet mund të përkeqësohen pas lindjes së foshnjës. Ja se çfarë mund të bëni për të menaxhuar hemorroidet:

    • Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë.
    • Përdorni një spërkatës ose krem që shitet pa recetën e mjekut për të lehtësuar dhimbjen. Konsultohuni me mjekun për llojet e lejueshme për përdorim.
    • Hani ushqime që përmbajnë shumë fibra, si fruta, perime si dhe bukë me drithëra të papërpunuara.
    • Pini shumë ujë.
    • Mundohuni të mos sforcoheni në rast të turbullimeve të barkut.

    Çfarë është kapsllëku?

    Kapsllëku ndodh kur keni gazëra me dhimbje ose vështirësi për të dalur jashtë. Kapsllëku mund të shfaqet pas lindjes së foshnjës. Ja se çfarë duhet të bëni për të menaxhuar kapsllëkun:

    • Hani ushqime që përmbajnë më shumë fibra.
    • Pini shumë ujë.
    • Pyesni mjekun për medikamente të nevojshme.

    Çfarë probleme të urinimit mund të shfaqen pas lindjes së foshnjës?

    Ju mund të ndjeni dhimbje ose therje kur urinoni. Ju poashtu mund ta keni të vështirë të urinoni, ose e kundërta, ju mund ta keni të vështirë të ndaloni së urinuari. Kjo quhet mospërmbajtje e urinës. Nëse keni dhimbje, therje, probleme në urinim apo në mbajtjen e urinës:

    • Pini shumë ujë.
    • Lëshoni ujin në lavaman kur shkoni në banjë.
    • Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë.
    • Nëse dhimbja vazhdon kontaktoni mjekun tuaj.
    • Bëni ushtrimet Kegel për të forcuar muskujt e legenit. Kjo do t’ju ndihmojë në rastin e mospërmbajtjes së urinës.

    Pse mund të djersini më tepër pas lindjes së foshnjës?

    Kjo ndodh tek shumë nëna të reja, sidomos gjatë natës. Djersitja shkaktohet nga të gjitha hormonet që krijohen në trupin tuaj pas shtatzënisë. Ja se çfarë mund të bëni në këtë rast:

    • Vendosni një peshqir mbi çarçafë dhe jastëkë ashtu që të mos i lagni ato.
    • Mos përdorni shumë batanije apo vishni rroba të trasha për në shtrat.

    Pse mund të ndiheni e lodhur pas lindjes së foshnjës?

    Ju mund të humbni shumë gjak gjatë procesit të lindjes. Kjo do të shkaktojë lodhjen e trupit. Po ashtu, foshnja me siguri nuk do t’ju lë të flini gjatë tërë natës. Ja se çfarë mund të bëni:

    • Flini kur foshnja fle, edhe kur ai/ajo bën një sy gjumë gjatë ditës.
    • Hani ushqim të shëndetshëm si fruta, perime, bukë dhe pasta me drithë të papërpunuara, mish pa dhjamë dhe mish pule. Kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet e yndyrshme.
    • Kërkoni nga partneri, familja apo shoqëria t’ju ndihmojnë në kujdesin e fëmijës dhe punëve të shtëpisë.

    Kur do të mund të ngeleni shtatzënë përsëri?

    Nëse nuk praktikoni gjidhënien, menstruacionet do t’ju vijnë rreth 6 deri në 8 javë pas lindjes së foshnjës. Nëse praktikoni gjidhënien, ju mund të mos e filloni ciklin menstrual për muaj të tërë. Disa gra nuk do të kenë cikël menstrual përderisa ushqejnë foshnjën me gji. Është e mundur që ju mund të ovuloni (të lironi vezë) para se menstruacionet të rifillojnë. Kjo do të thotë që mund të mbesni shtatzënë, pavarësisht nëse praktikoni ose jo gjidhënien. Përdorni masa mbrojtëse për t’u siguruar që të mos mbesni shtatzënë pa qenë gati. Nëse jeni duke dhënë gji, konsultohuni me mjekun për llojin e mjeteve mbrojtëse të lejueshme për përdorim, sepse jo të gjitha janë të sigurta për t’u përdorur gjatë gjidhënies.

    A mund të humbni në peshë pas lindjes së foshnjës?

    Tani është koha mjaft e përshtatshme për të pasur një peshë të shëndetshme, pa marrë parasysh sa keni peshuar para shtatzënisë. Nëse keni peshë të shëndetshme, ju do të ndiheni më mirë, si dhe mundësia për të hasur në sëmundje si diabeti apo tensioni i lartë i gjakut është më e vogël. Gjithashtu, është më mirë nëse keni një peshë të shëndetshme në rast se mbesni shtatzënë prapë apo nëse planifikoni të keni një fëmijë tjetër në të ardhmen. Ja se çfarë mund të bëni që të humbni në peshë:

    • Flisni me mjekun për një peshë të shëndetshme. Nëse ju keni pasur ca kilogramë të tepërta para shtatzënisë, ju do të doni të humbni më shumë sesa peshën e fituar gjatë shtatzënisë.
    • Hani ushqime të shëndetshme. Kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë yndyrë.
    • Pini shumë ujë.
    • Merruni çdo ditë me ndonjë aktivitet. Ecja dhe noti janë aktivitete të mira për nënat e reja.
    • Ushqeni foshnjën tuaj me qumësht gjiri. Kjo do t’ju ndihmojë të digjni kalori, dhe të bini në peshë më shpejtë se sa sikur të mos praktikonit gjidhënien.
    • Mos u ndjeni keq nëse nuk humbni në peshë aq shpejt sa do të donit. Trupit (dhe barkut) tuaj i duhet pak kohë për t’u kthyer në formën e mëparshme.

    Çfarë ndryshime mund të ndodhin në lëkurë pas lindjes së foshnjës?

    Ju mund të keni të çara në vendet ku lëkura është zgjatur, si p.sh. në bark, kofshë, gjinj dhe të pasme. Përdorni kremra dhe losione në lëkurë për të menaxhuar të çarat.

    Çfarë ndryshime mund të pësojnë flokët pas lindjes?

    Flokët tuaja mund të jenë dukur më të dendura dhe me qime më të plota. Pas lindjes së foshnjës suaj, flokët mund të ju dobësohën. Humbja e flokëve zakonisht zgjat 3 deri në 4 muaj pas lindjes së foshnjës. Ja se çfarë mund të bëni:

    • Hani shumë fruta dhe perime. Këto do të mbrojnë dhe të ndihmojnë në rritjen e flokëve.
    • Mos i kapni flokët në bisht, gërsheta si dhe mos përdorni shnolla dhe llokne. Ato mund të tërheqin dhe të bëjnë presion në flokun dhe kokën tuaj.
    • Thani flokët me temperaturë të ulët.

    Ndryshimi i disponimit pas lindjes (Baby Blues) dhe Depresioni pas Lindjes

    Ndryshimet hormonale, dhimbja nga lindja, mungesa e gjumit dhe të bërit nënë mund t’ju shkaktojnë gjendje më të luhatshme emocionale. Ju mund të jeni e lumtur në të shumtën e kohës, mirëpo ndonjëherë ju shumë lehtë mund të nervozoheni dhe të qani, të ndiheni e mërzitur apo e hutuar. Rreth 80% e nënave për herë të parë vuajnë nga kjo gjendje. Kjo gjendje fillon tre deri në pesë ditë pas lindjës dhe zgjatë për disa javë. Edhe pse kjo është gjendje mjaft e vështirë emocionale, ju nuk do të keni ndonjë problem fizik. Kjo gjendje zbutet dhe largohet me kalimin e kohës. Nëse kjo gjendje nuk kalon dhe ju keni përshtypjen që po bëheni më keq, është e mundur që ju vuani nga depresioni i pas-lindjes dhe keni nevojë për ndihmë. Rreth 15% e femrave vuajnë nga ky depresion gjatë vitit të parë të lindjes. Për më shumë informata rreth depresionit të pas-lindjes, duke përfshirë simptomat dhe trajtimin e tij, klikoni këtu.

  • A është e natyrshme dhimbja në procesin e gjidhënies?

    A është e natyrshme dhimbja në procesin e gjidhënies?

    Jo, në këtë rast duhet të ketë ndonjë problem me pozitën e foshnjës mbi gjoksin tuaj. Në këtë rast ne do të mund t’ju ndihmojmë

    Thithkat e buta janë të zakonshme në fillim të ushqyerjes rreth javës së parë të të ushqyerit me gji. Nëse thithkat janë shumë të ënjtura, të çara, të nxira apo kanë gjakderdhje, diçka nuk është në rregull. Sidoqoftë, ënjtja e thithkave pothuajse gjithmonë është pasojë e pozicionimit të gabuar të foshnjës në gji. Klikoni këtu për të mësuar si të gjeni pozitën dhe kapjen e duhur të foshnjës në gji.

    Shkaktarë tjerë të ënjtjes se thithkave mund të jenë:

    1. bllokimi;
    2. përdorimi i gabuar i pompës;
    3. biberonët apo shishet që bëjnë që foshnja të hutohet kur të shohë thithkën dhe kjo çon në ushqyerjen jo të saktë me gji;
    4. infeksioni i majës së thithkës, shikoni numrin 13 më poshtë;
    5. heqja e foshnjës nga gjiri pa e bërë së pari ndaljen e procesit të gjidhënies, që bëhet duke e futur njërin gisht në skajin e gojës së foshnjës.

    Heqja e foshnjës nga gjiri është zgjidhja e fundit. Ka shumë mënyra që të trajtoni ënjtjen e thithkave:

    • Ushqeni foshnjën së pari në atë anë ku thithka është më pak e ënjtur apo ushqeni vetëm më atë anë për një pjesë të ditës apo tërë ditën nëse është e mundur (kontrolloni pelenat që të siguroheni se foshnja po merr mjaft qumësht).
    • Eksperimentoni me pozita të ndryshme, disa mund të jenë më pak të dhimbshme sesa tjerat (klikoni këtu për sugjerime).
    • Provoni të ushqeni foshnjën shpesh dhe për kohë të shkurtër që të inkurajoni thithje më të lehta.
    • Lyeni thithkat me qumësht gjiri të nxjerrë nga shtrydhja e gjirit (nëse nuk keni infeksion të thithkave).
    • Lini thithkat (gjinjtë) tuaja të marrin ajër sa më shumë.
    • Përdorni kremë të thithkave siç është lanolina e pastër, pas ushqyerjes së foshnjës me gji dhe mos e hiqni atë.
    • Mos i lani shpesh thithkat tuaja. Nëse laheni një herë në ditë, është e mjaftueshme.
    • Aplikoni shtrydhje të ngrohët dhe të lagët me një leckë në thithkat tuaja (nëse nuk keni infeksion të thithkave).

    Nëse keni dhimbje dhe nuk mund ta ushqeni foshnjën fare, në vend që të provoni metodat e lartpërmendura, bëni një pushim të shkurtër (2-5 ditë) nga të ushqyerit me gji që t’i lejoni gjinjtë tuaj të shërohen. Gjatë kësaj kohe, është më së miri për ju dhe për foshnjën që ju ta ushqeni atë me qumështin që e nxirrni nga shtrydhja e gjirit, klikoni këtu për udhëzime. Në këtë mënyrë ju e mbani prodhimin e qumështit stabil dhe do të vazhdoni me ushqyerje me gji kur thithkat t’ju jenë shëruar.

  • A do të shkatërrojë gjidhënia gjoksin dhe trupin tim?

    A do të shkatërrojë gjidhënia gjoksin dhe trupin tim?

    Ekziston një mit që thotë se gjidhënia do të shkaktojë varjen e gjoksit tuaj. Shikoni faktet këtu!

    Shumë gra e kuptojnë që gjidhënia iu ndihmon të humbin në peshë më shpejtë në zonën e barkut, ijeve dhe kofshëve. Shumica e grave humbin në peshë rreth 0.8kg në muaj gjatë gjashtë muajve të parë të gjidhënies.

    Gjidhënia nuk shkakton varjen e gjinjëve mirëpo shtatzënia mund të shkaktojë ndryshimin e madhësisë, dhe pas lindjes së foshnjës edhe të formës së tyre. Gjatë shtatzënisë, gjinjtë rriten dhe ligamentet që i mbështesin ato mund të zgjaten. Kjo zgjatje mund të shkaktojë një varje të vogël, e cila do të ndodhë pavarësisht nëse vendosni të praktikoni gjidhënien apo jo.