Këtu janë top 10 mitet për shtatzëni në Kosovë:

1. Ju po hani për dy persona. MIT!

Na vjen keq zonja, ju duhen vetëm 300 kalori më tepër në ditë, kështu që përpiquni që mos ta teproni me ushqime (sidomos ushqime me shumë sheqer), sepse ju mund të fitoni shumë peshë e cila rrezikon rritjen diabetit, dhembjeve të shpinës dhe presionit të lartë të gjakut (e cila ndodh më shumë në lindjet e parakohshme).  Mesatarisht, gratë fitojnë 10-12 kg gjatë shtatzënisë.

2. Kafeina është e ndaluar. MIT!

Ju nuk keni pse ta ndaloni komplet kafeinën, vetëm përpiquni që të mos pini më shumë se një filxhan në ditë. Duke limituar sasinë e kafeinës ju do të pushoni më mirë.

3. Gratë shtatzëna nuk duhet të hanë peshk. MIT!

Peshku i gatuar mirë, peshku me sasi të ulët të merkurit (si salmoni, tilapia, karkaleci, tuna, kod, dhe mustaku) janë të mira për t’u ngrënë, kur ju jeni shtatzënë, pasi ato do të ndihmojnë në zhvillimin e foshnjës. Ka disa kufizime kur të hani peshk: a) mos hani peshk që ka sasi të lartë të merkurit, si peshku shpatë, peshkaqen, dhe mbreti skumbri; dhe, b) mos hani peshk të pagatuar pasi kjo mund të bart bakteriet që mund të dëmtojnë shëndetin fëmijës tuaj.

4. Duhet të ndaloni gjidhënien nëse jeni shtatzënë. MIT!

Nuk ka asnjë arsye mjekësore për të ndaluar gji-dhënien kur jeni shtatzënë. Përjashtim bëjnë shtatzënitë me rrezik të lartë kur gjiri lëshon oksitocinë, i cili mund të shkaktoj  kontraktime, por juve gjithashtu ju kanë thënë që të mos kryeni marrëdhënie seksuale dhe të flini në një krevat tjetër. Shumë gra vazhdojnë t’i japin gji fëmijës  tjetër gjatë shtatzënisë dhe pas lindjës. Gjoksi (thimthat) tuaja mund të jenë më të ndjeshme dhe furnizimi gjinjëve me qumësht mund të bjerë për shkak të ndryshimeve hormonale.

5. Ju nuk mund të prekni kafshë, dhe sidomos macet kur jeni shtatzënë. MIT!

Nuk ka asnjë problem nëse ju ledhatoni ose përqafoni ndonjë kafshë, fëmija juaj nuk do lind me gjemba në lëkurën e tij/saj. Megjithatë, është mirë që të mos e pastroni kutinë e mbeturinave të macës sepse fekalet e macës mund të jenë toksike, dhe mund të ndikojnë në shëndetin bebës tuaj.

6. Ju nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale/ të bëni ushtrime/ t’i ngritni duart sipër kokës/ dhe t’i prekni gishtat e këmbëve me duar kur jeni shtatzënë. MIT!

Përderisa nuk keni një gjendje të veçantë mjekësore dhe mjeku juaj ju paralajmëron kundër kësaj, ju nuk do ta lëndoni bebën tuaj dhe kordoni i kërthizës nuk do të mund të përfundoj në qafën e bebës tuaj dhe t’a rrezikojë jetën e tij/saj kur bëni këto aktivitete.

7.  Losionet parandalojnë shenjat (strijat). MIT!

Të pasurit strija/shenja kryesisht ka të bëjë me kolagjenin e juaj dhe elasticitetin e lëkurës suaj; kjo është diçka që ju e keni  të trashëguar nga prindërit tuaj. Është mirë që gjatë shtatzënisë ta lyeni barkun me losion për të parandaluar kruarjet, por mos e teproni sepse mund të ju jap skuqje në lëkurë.

8. Gratë shtatzëna nuk mund t’i ngjyrosin flokët. MIT!

Ngjyrosja e flokëve është proces i sigurt pasi që lëkura thithë një sasi shumë të vogël të ngjyrës. Ndonjëherë amoniaku në ngjyrat e përhershme  mund të shkaktojë vjellje kështu që nëse kjo ndodh, kaloni në ngjyra gjysmë të përhershme.

9.  Nëse ju sëmureni, fëmija do të sëmuret gjithashtu. MIT!

Pak infeksione kalojnë placentën, kështu që edhe në qoftë se ju sëmureni nga një virus në stomak kjo nuk do të thotë që fëmiu juaj do lind me sëmundje. Infeksionet më të zakonshme në tremujorin e parë janë infeksionet e kanaleve urinare, të sistemit respirator dhe gripit në stomak.  Ndërsa këto zakonisht nuk ndikojnë në fëmijën tuaj, konsultohuni me mjekun tuaj, infeksionet e traktit urinar mund të çojnë në infeksione të veshkës, kështu që ju duhet t’a trajtoni atë me antibiotik.

10. Nuk është e sigurt që të udhëtoni me aeroplan kur jeni shtatzënë. MIT!

Linjat ajrore mund të kenë kufizime në lidhje me fluturimin e grave shtatëzëna në tremujorin e fundit, mirëpo kjo ndodhë vetëm sepse ata nuk duan që ju të lindni në aeroplan dhe jo pse fluturimi dëmton fëmijën tuaj. Konsultohuni me kompaninë ajrore përpara se të hipni në aeroplan, sepse mund të ju duhet një vërtetim nga mjeku juaj.  Disa gra shtatzëna, si ato me probleme në mushkëri ose në zemër, nuk duhet të fluturojnë pa miratimin e mjekut. Gjithashtu, skanerët e trupit të sigurisë në aeroport nuk do të dëmtojnë fëmijën tuaj.