Çfarë është lindja me operacion apo prerja cezariane?
Lindja me prerje cezariane është një ndërhyrje kirurgjike në mitër përmes së cilës foshnja juaj lind. Kjo lindje ka indikacion të realizohet vetëm atëherë kur lindja natyrale e vë në rrezik shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Lindja me operacion apo prerje cezariane mund të planifikohet. Kjo do të thotë që ju dhe mjeku juaj vendosni dhe e planifikoni se kur duhet të ndodhë lindja me operacion, kjo në bazë të shëndetit tuaj dhe shëndetit të frytit/foshnjës tuaj. Lindja me operacion mund të jetë një prerje emergjente. Kjo ndodh kur ju keni nevojë për lindje me operacion menjëherë sepse shëndeti juaj ose shëndeti i frytit/foshnjës tuaj është në rrezik. Prerja cezariane duhet të bëhet vetëm për arsye mjekësore.
Cilat janë rreziqet e lindjes me operacion “Prerja Cezariane”?
Prerja cezariane është operacion i madh, kështu që mund të ketë më shumë komplikime për ju sesa lindja vaginale, duke përfshirë:
- Prerja juaj (plaga), mitra dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, si barku dhe fshikëza, mund të infektohen.
- Ju mund të humbni shumë gjak dhe keni nevojë për transfuzion.
- Organet pranë mitrës, si fshikëza dhe zorrët, mund të lëndohen gjatë operacionit.
- Mund të krijohet mpiksja e gjakut në këmbët tuaja, në organet e legenit ose në mushkëri.
- Mund të keni reagime të këqija ndaj medikamenteve të caktuara, duke përfshirë anestezionin që merrni gjatë operacionit.
- Mund të keni një embolizëm amniotik të lëngjeve. Kjo është një gjendje e rrallë që ndodh zakonisht gjatë ose pas lindjes së vështirë. Kjo ndodh kur disa nga qelizat e foshnjës tuaj, flokët ose lëngu amniotik (lëngu që e rrethon fëmijën tuaj në mitër) futet në gjakun tuaj dhe lëviz në mushkëritë tuaja.
Edhe pse është e rrallë, ju keni më shumë gjasa të vdisni gjatë një lindje me operacion se sa një lindje natyrale vaginale.
Lindja me operacion mund të shkaktojë komplikime për ju edhe pas lindjes.
Çfarë ndodh gjatë një prerje cezariane?
Anestezioni: Ka shumë të ngjarë që mund të keni një anestezion (si një bllok epidural ose kurrizor) që ju lejon të qëndroni zgjuar gjatë lindjes së fëmijës tuaj. Kjo do të thotë që ju jeni të mpirë nga poshtë gjoksit tuaj deri në fund të këmbëve tuaja. Nëse keni një lindje emergjente me operacion, atëherë ju mund të keni nevojë për anestezion. Anestezioni i përgjithshëm ju bën të flini gjatë operacionit.
Para operacionit:
- Infermierja ju pastron dhe mund të depiloj barkun tuaj kështu që zona është e pastër për kirurgji.
- Ju vendoset një kateter në fshikëzën tuaj për të shkarkuar urinën.
- Ju vendoset një kanilë (gjilpërë) në dorën tuaj ose në krah për të ju dhënë lëngje infuzive dhe ilaçe.
Gjatë operacionit:
- Kur jeni të mpirë, mjeku e bën prerjen e parë në bark. Në shumicën e rasteve, është një prerje e ulët e tërthortë (e quajtur edhe një prerje bikini) që shkon për gjatë barkut tuaj, vetëm mbi kockën tuaj pubike.
- Mjeku e bën prerjen tjetër në mitër. Një prerje horizontale është më e mira sepse nuk rrjedh shumë. Ndonjëherë mjeku duhet të bëjë një prerje vertikale (lart e poshtë) për shkak të madhësisë ose pozitës së foshnjës.
- Mjeku hap qesen amniotike dhe nxjerr fëmijën. Mund të ndiheni duke ju tërhequr, duke tërhequr frytin/foshnjën dhe duke bërë presion.
- Mjeku heq kordonin e kërthizës dhe heq placentën.
- Mjeku i mbyll prerjet me qepje.
Çfarë është rikuperimi pas një lindje cezariane?
Zakonisht zgjat më shumë që të shëroheni nga një lindje cezariane se nga lindja vaginale. Ju duhet të prisni të qëndroni në spital 2 deri në 4 ditë pas një operacioni cezarian. Ndërsa shërimi i plotë zakonisht zgjat 4-6 javë.
Si mund të jeni gati për një prerje cezariane ose lindje me operacion?
Këtu janë disa këshilla për t’u përgatitur për lindjen me operacion:
- Pyetni mjekun tuaj se çfarë duhet të prisim nga anestezioni si dhe rreth llojeve të ndryshme të anestezisë. Bisedoni me miqtë dhe anëtarët e familjes të cilët kanë pasur një lindje me operacion.
- Merrni ndihmë në shtëpi. Kërkojuni miqve ose familjes të jenë atje pas lindjes së fëmijës tuaj për të ndihmuar të kujdeseni për foshnjën, fëmijët e tjerë dhe detyrat shtëpiake.
- Pyetni nëse partneri juaj mund të jetë me ju në sallën e operacionit.
- Tregojini mjekut tuaj dhe infermierëve se doni të mbani fëmijën tuaj menjëherë pas lindjes.
Po sikur të ndiheni keq sepse do të ju duhet të lindni me operacion?
Disa gra që kanë një lindje me operacion mund të ndihen të zhgënjyer që nuk kanë lindur në rrugët vaginale. Nëse ndjeheni e zhgënjyer, e zemëruar ose e dëshpëruar pas një lindje me operacion, kjo është ajo që mund të bëni:
- Mos harroni se të kesh një fëmijë të shëndetshëm është më e rëndësishme sesa vetë mënyra e lindjes së fëmijës.
- Pyesni mjekun tuaj të ju shpjegojë se pse keni nevojë për një lindje me operacion. Kjo mund të ju ndihmojë të kuptoni se pse ishte më mirë për ju dhe fëmijën tuaj lindja me operacion.
- Mos harroni se nuk mund të kontrolloni gjithçka. Ndonjëherë ngjarje të papritura bëjnë që një operacion të jetë zgjedhja më e sigurt.
- Mos u shqetësoni nëse jeni më shumë emocional e apo e ndjeshme pas lindjes së fëmijës suaj. Disa nga ndjenjat tuaja mund të shkaktohen nga ndryshimet hormonale që shumë gra përjetojnë pas lindjes së fëmijës. Ndani ndjenjat tuaja me partnerin, familjen, miqtë ose mjekun tuaj.
- Nëse keni ndjenja trishtimi apo zemërimi që nuk largohen pas 2 javësh, tregoni mjekut tuaj.
Materiali është marrë nga March of Dimes.
Category: Lindja