Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës
Është shumë e rëndësishme që foshnja juaj të marrë vaksinat e imunizimit dhe të kontrollohet të mjeku. Marrja e vaksinës mund të jetë diçka e vështirë për t’u parë nga nëna, por mos u brengosni, foshnja mund të shqetësohet dhe të qajë për një moment por këto vaksina e mbrojnë atë nga sëmundje serioze të fëmijërisë dhe e mbajnë të shëndetshme.
Në vitin e parë të jetës, foshnja juaj do të marrë disa vaksina imunizuese, që ta mbrojnë nga sëmundje të rrezikshme për jetë. Në vazhdim e keni orarin e imunizimit në Kosovë.
Vaksina |
Lindja |
2 muaj |
3 muaj |
4 muaj |
12 muaj |
6-7 vjeç |
11-12 vjeç |
17-18 vjeç |
BCG Parandalon tuberkulozin |
I |
|
|
|
|
|
|
|
HepB Parandalon Hepatitin B |
I |
II |
III |
IV |
|
|
|
|
DPT Parandalon difteritin, kollën e mirë dhe tetanozin |
|
I |
II |
III |
|
|
|
|
Hib Parandalon infeksionin nga haemophilus influenza e tipit b |
|
I |
II |
III |
|
|
|
|
IPV Parandalon poliomelitin, bëhet me injeksion |
|
I |
II |
III |
|
|
|
|
DPTr Parandalon difteritin, kollën e mirë, tetanozin (zhvillimin/përsëritjen) |
|
|
|
|
I |
|
|
|
OPVr Parandalon poliomelitin, bëhet në gojë (zhvillimin/përsëritjen) |
|
|
|
|
I |
II |
III |
|
MMRv Parandalon fruthin, shytat, rubeolën dhe linë e dhenve |
|
|
|
|
I |
|
|
|
MMRr Parandalon fruthin, shytat dhe rubeolën (zhvillimin/përsëritjen) |
|
|
|
|
|
I |
|
|
DT Parandalon difterinë dhe tetanozin |
|
|
|
|
|
I |
|
|
Td Parandalon diftërinë dhe tetanozin (zhvillimin/përsëritjen) |
|
|
|
|
|
|
I |
II |
Shumica e foshnjave nuk kanë efekte anësore nga vaksinat. Nëse ato kanë, zakonisht nuk janë serioze. Disa prej vaksinave mund të shkaktojnë ethe me temperaturë të ulët, njolla, puçrra apo ënjtje në vendin ku është bërë vaksina. Edhe pse foshnja mund t’ju duket sikur po bëhet më e sëmurë pas vaksinimit, këto reaksione janë shenjë e mirë se sistemi imunitar po funksionon dhe po lufton që të largojë infeksionet. Në raste te rralla, foshnja mund të ketë reaksion serioz alergjik nga vaksinimi. Nëse mendoni se foshnja juaj ka reaksion, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Vaksinimet nuk shkaktojnë autizmin, dhe kjo është dëshmuar nga shumë studime shkencore. Nëse keni pyetje rreth rreziqeve të vaksinimit, këshillohuni me mjekun e foshnjës suaj.
Edhe kur foshnja të jetë mirë, kontrollat e rregullta mund ta mbajnë foshnjën tuaj të lumtur dhe të shëndetshme. Gjatë vizitave të rregullta, ju do të mësoni rreth rritjës së foshnjës, shtimit në peshë, shëndetit dhe vaksinimit, dhe poashtu nëse foshnja juaj po zhvillohet normalisht. Orari tipik i vizitave në Kosovë gjatë dy viteve të para të foshnjës është:
Vizita #1 3-5 ditë |
Vizitat #2 1 muaj |
Vizita #3 2 muaj |
Vizita #4 4 muaj |
Vizita #5 6 muaj |
Vizita #6 9 muaj |
Vizita #7 12 muaj |
Vizita #8 15 muaj |
Vizita #9 18 muaj |
Vizita #10 24 muaj |
Në vazhdim keni grafikët e rritjes së fëmijëve nën dy vjeç të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:
Pesha për moshën: Djemtë
Gjatësia për moshën: Djemtë
Përmasat e kokës për moshën: Djemtë
Pesha për moshën: Vajzat
Gjatësia për moshën: Vajzat
Përmasat e kokës për moshën: Vajzat
Category: Foshnja dhe nëna