KOMPLIKIMET E SHTATZËNISË
Materiali në këtë faqe është marrë nga “March of Dimes” (përshtatur për Kosovë)
Komplikimet e shtatzënisë janë gjendje shëndetësore që mund të kenë nevojë për kujdes të specializuar.
Gjatë gjithë shtatzënisë, shkoni në të gjitha kontrollat e kujdesit para lindjes, edhe nëse ndjeheni mirë. Marrja e kujdesit të rregullt para lindjes mund t’ju ndihmojë të hetoni komplikimet qysh herët – dhe ndoshta edhe t’i parandaloni ato.
Mësoni rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke përfshirë aneminë, diabetin gestacional dhe tensionin e lartë të gjakut. Nëse keni ndonjërin nga këto gjendje, konsultohuni me mjekun tuaj për t’i mbajtur nën kontroll.
Dhe nëse keni komplikime të caktuara shëndetësore para shtatzënisë, të tilla si diabeti ose depresioni, kuptoni çfarë mund të bëni për të qenë të shëndetshme. Ka edhe mënyra si mund ta mbrojni veten nga infeksionet e zakonshme si gripi dhe helmimi nga ushqimi, që mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë.
Kemi përfshirë hollësi rreth komplikimeve më të zakonshme të shtatzënisë. Lista më e hollësishme (vetëm në anglisht) mund të gjendet në faqen March of Dimes.
http://www.marchofdimes.org/complications/pregnancy-complications.aspx
Category: Vështirësitë