Autor: bebaks

  • Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

    Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

    Është shumë e rëndësishme që foshnja juaj të marrë vaksinat e imunizimit dhe të kontrollohet të mjeku. Marrja e vaksinës mund të jetë diçka e vështirë për t’u parë nga nëna, por mos u brengosni, foshnja mund të shqetësohet dhe të qajë për një moment, por këto vaksina e mbrojnë atë nga sëmundje serioze të fëmijërisë dhe e mbajnë të shëndetshme.

    Orari i Marrjes së Vaksinave të Imunizimit

    Në vitin e parë të jetës, foshnja juaj do të marrë disa vaksina imunizuese, që ta mbrojnë nga sëmundje të rrezikshme për jetë. Në vazhdim e keni orarin e imunizimit në Kosovë.

    Vaksina

    Lindja

    2

    muaj

    3

    muaj

    4

    muaj

    12 muaj

    6-7 vjeç

    11-12 vjeç

    17-18 vjeç

    BCG

    Parandalon tuberkulozin

    I

     

     

     

     

     

     

     

    HepB

    Parandalon Hepatitin B

    I

    II

    III

    IV

     

     

     

     

    DPT

    Parandalon difteritin, kollën e mirë dhe tetanozin

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    Hib

    Parandalon infeksionin nga haemophilus influenza e tipit b

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    IPV

    Parandalon poliomelitin, bëhet me injeksion

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    DPTr

    Parandalon difteritin, kollën e mirë, tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

    I

     

     

     

    OPVr

    Parandalon poliomelitin, bëhet në gojë (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

    I

    II

    III

     

    MMRv

    Parandalon fruthin, shytat, rubeolën dhe linë e dhenve

     

     

     

     

    I

     

     

     

    MMRr

    Parandalon fruthin, shytat dhe rubeolën (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

     

    I

     

     

    DT

    Parandalon difterinë dhe tetanozin

     

     

     

     

     

    I

     

     

    Td

    Parandalon diftërinë dhe tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

     

     

    I

    II

    Burimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë

    Shumica e foshnjave nuk kanë efekte anësore nga vaksinat. Nëse ato kanë, zakonisht nuk janë serioze. Disa prej vaksinave mund të shkaktojnë ethe me temperaturë të ulët, njolla, puçrra apo ënjtje në vendin ku është bërë vaksina. Edhe pse foshnja mund t’ju duket sikur po bëhet më e sëmurë pas vaksinimit, këto reaksione janë shenjë e mirë se sistemi imunitar po funksionon dhe po lufton që të largojë infeksionet. Në raste të rralla, foshnja mund të ketë reaksion serioz alergjik nga vaksinimi. Nëse mendoni se foshnja juaj ka reaksion, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Vaksinimet nuk shkaktojnë autizmin, dhe kjo është dëshmuar nga shumë studime shkencore. Nëse keni pyetje rreth rreziqeve të vaksinimit, këshillohuni me mjekun e foshnjës suaj.

    Orari i kontrollave të foshnjës

    Edhe kur foshnja të jetë mirë, kontrollat e rregullta mund ta mbajnë foshnjën tuaj të lumtur dhe të shëndetshme. Gjatë vizitave të rregullta, ju do të mësoni rreth rritjes së foshnjës, shtimit në peshë, shëndetit dhe vaksinimit, dhe poashtu nëse foshnja juaj po zhvillohet normalisht. Orari tipik i vizitave në Kosovë gjatë dy viteve të para të foshnjës është:

    Vizita #1

    3-5 ditë

    Vizitat #2

    1 muaj

    Vizita #3

    2 muaj

    Vizita #4

    4 muaj

    Vizita #5

    6 muaj

    Vizita #6

    9 muaj

    Vizita #7

    12 muaj

    Vizita #8

    15 muaj

    Vizita #9

    18 muaj

    Vizita #10

    24 muaj

    Pjesë të zakonshme të çdo kontrollle të rregullt janë:

    1. Matja e rritjes: mjeku do të masë peshën, gjatësinë dhe masën e kokës së foshnjës dhe t’i vendos në një grafik. Ju mund të përdorni këtë që të shihni si krahasohet rritja e fëmijës suaj me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë.
    2. Ekzaminimi fizik: bëhet një ekzaminim i tërësishëm fizik, nga koka te këmbët. Mjeku do të kontrollojë nëse foshnja juaj është e shëndetshme dhe nëse po zhvillohet normalisht në aspektin fizik.
    3. Zhvillimi i përgjithshëm: mjeku do të kontrollojë që të sigurohet që foshnja juaj po zhvillohet normalisht në aspektin e aftësive motorike dhe emocionale.
    4. Të ushqyerit: mjeku do t’ju japë këshilla rreth të ushqyerit me qumësht gjiri, vitamina apo fakte të tjera rreth ushqimit. Derisa foshnja juaj rritet, mjeku do t’ju pyes për ushqimet që foshnja juaj konsumon.
    5. Diskutime të përgjithshme: Mjeku poashtu do t’ju tregojë se çfarë duhet të prisni sa i përket rritjes së foshnjës në muajt në vazhdim. Bëni pyetje gjatë kontrollës, sado të thjeshta që të jenë. Mos hezitoni të flisni nëse ndiheni e rraskapitur, e stresuar apo shumë e mërzitur.
    6. Testet/Ekzaminimet laboratorike: këto zakonisht nuk janë të nevojshme gjatë këtyre vizitave, por foshnja juaj mund të testohet për anemi (hekuri i ulët në gjak) me një test të thjeshtë të shpimit të gishtit.
    7. Vaksinimet: Në mosha të ndryshme, foshnja juaj do të ketë nevojë për vaksinime të ndryshme gjatë këtyre vizitave.
    Marrë nga March of Dimes

    Grafiku i rritjes për vajza dhe djem

    Në vazhdim keni grafikët e rritjes së fëmijëve nën dy vjeç të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:

    • Pesha për moshën: Djemtë
      Image
    • Gjatësia për moshën: Djemtë
      Image
    • Përmasat e kokës për moshën: Djemtë
      Image
    • Pesha për moshën: Vajzat
      Image
    • Gjatësia për moshën: Vajzat
      Image
    • Përmasat e kokës për moshën: Vajzat
      Image
  • A luan me të vërtetë rol përfshirja ime ?

    A luan me të vërtetë rol përfshirja ime ?

    Po! Është vërtetuar se përfshirja e babait korrelon pozitivisht me më pak probleme të sjelljes dhe zhvillim kognitiv më të mirë për fëmijën tuaj.

    Studimet që kanë analizuar ndikimin e pranisë së të atit gjatë fëmijërisë tregojnë që ata fëmijë që kanë pasur një baba të përfshirë më herët, mesatarisht kanë më pak probleme me sjellje, aktivitet më të ulët kriminal, stabilitet më të mirë ekonomik, zhvillim më të mirë kognitiv, performancë më të mirë në shkollë dhe janë më pak të stresuar gjatë moshës së maturisë (Sarkadi, Kristiansson, Oberklaid, dhe Bremberg, 2008).

    • Fëmijët që kanë babain pranë kanë aftësi më të mira kognitive.
    • Fëmijët që kanë babain pranë kanë më shumë gjasa që të kenë më shumë vetëbesim dhe mund të zgjidhin problemet pa dhunë.
    • Fëmijët që kanë babain pranë zakonisht kanë më pak probleme me sjelljen e tyre.
    • Baballarët që janë të përfshirë në jetën e fëmijës së tyre janë më të lumtur dhe me shumë gjasa do të vazhdojnë të qëndrojnë të përfshirë.
    • Baballarët që janë të përfshirë kanë shëndet më të mirë: marrin më pak medikamente, konsumojnë më pak alkool, jetojnë më gjatë dhe ndihen më të shëndetshëm mentalisht e fizikisht.
    • Disa studime tregojnë që baballarët që përfshihen në kujdesin e fëmijës kanë lidhje shumë më të shëndosha dhe të lumtura me partnerët e tyre, ndihen më të lidhur me familjen e tyre dhe kanë jetë më të mirë seksuale.
    • Baballarët që janë të përfshirë kontribuojnë në uljen e stresit të nënës gjatë shtatzënisë.
    • Me shumë gjasa, gratë shtatzëna do të shkojnë në më shumë vizita të para-lindjes nëse janë të shoqëruara nga partneri, krahasuar me ato që nuk kanë shoqëruar.

    Burimi: Promundo, CulturaSalud, and REDMAS (2013). Program P – A Manual for Engaging Men in Fatherhood, Caregiving, Maternal and Child Health. Promundo: Rio de Janeiro, Brazil and Washington, D.C. USA.

  • Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

    Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

    Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

    Si ju, ashtu edhe partneri juaj, jeni duke u mësuar që të keni foshnjën afër. Të qenit prind mund të jetë shqetësuese si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj. Flisni me njëri tjetrin. Të flisni rreth ndjenjave që keni mund t’ju ndihmojë që të mos ndiheni të lënduar apo të nervozuar. Sa më shpejt që të mundeni, gjeni kohë vetëm për ju të dy. Kërkoni nga dikush që i besoni që të kujdeset për foshnjën për një orë apo dy dhe dilni për një shëtitje apo për darkë.

    Zakonisht, është në rregull të kryeni marrëdhënie seksuale 4-6 javë pas lindjes, edhe pse jo të gjithë presin aq gjatë, dhe jo të gjithë janë gati aq shpejtë. Nëse ju keni pasur një lindje të vështirë, ju mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të rikuperoheni fizikisht. Edhe nëse ju jeni fizikisht e gatshme, ju mund të mos jeni gati emocionalisht. Lindja e foshnjës është një katrahurë hormonale për gruan, prandaj ju mund të keni nevojë për më shumë kohë që të rikuperoheni. Ju poashtu mund të frikësoheni se do të keni dhimbje apo thjeshtë jeni e lodhur nga kujdesi për foshnjën. Edhe nëse nuk keni marrëdhënie seksuale, ju mund të vazhdoni të bëni gjëra intime; prekja, puthja, masturbimi apo seksi oral janë të gjitha opsione që mund të jeni e interesuar për t’i bërë. 

    Ju mund të ndiheni e turpëruar nga trupi juaj pas lindjes. Jo, nuk duhet të ndiheni ashtu! Ju sapo keni sjellë në jetë një qenie njerëzore,  trupi juaj është i mahnitshëm. Kurrë mos e harroni këtë! Në përgjithësi, nënave për herë të parë ju duhen 6-12 muaj për t’u rikthyer në peshën e para lindjes. Marrëdhënia seksuale poashtu mund t’ju duket ndryshe. Shpesh, për shkak të ndryshimeve hormonale, vagina e grave mund të jetë e tharë, kështu që përdorni lubrifikues. Eksperimentoni me pozita të ndryshme për të parë se cilat janë pozitat më të rehatshme për ju. Bëhuni ju ajo që e kontrollon aktin seksual dhe ndaloni kurdo që nuk ndiheni rehat. Mos u brengosni, jeta juaj seksuale do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejtë.

  • Jeta seksuale

    Jeta seksuale

    A mund të kemi marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë, si do të ndryshojë trupi i partneres sime pas lindjes, dhe kur do të mund të kemi marrëdhënie seksuale përsëri?

    Fakte rreth kënaqësisë seksuale gjatë shtatzënisë

    • Shumica e grave mund të vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale deri në momentin kur të vijë koha për lindje. Aktiviteti seksual nuk e dëmton foshnjën. Foshnja mbahet e sigurtë nga qeska amniotike, qafa dhe muskujt e mitrës. Poashtu ekziston një shtresë e trashë mukoze që e mbyll qafën e mitrës dhe mbron foshnjën nga infektimi.
    • Është normale që dëshira seksuale e femrës të ulët gjatë tremujorit të parë për shkak të ndjeshmërisë së gjirit, lodhjes dhe ndjesisë për të vjellë. Gra të tjera e shohin këtë si një rast kur ato nuk kanë nevojë të shqetësohen për kontrollin e lindjes apo se mos mbeten me barrë që e bën marrëdhënien seksuale edhe më të këndshme. Kur të vijë tremujori i dytë, shumë gra janë më pak të lodhura, kanë më pak ndjesi për të vjellë dhe përjetojnë rritje të dëshirës seksuale.
    • Baballarët mund të mbështesin dhe/ose rrisin vetëvlerësimin e partnerit të tyre në lidhje me trupin e tyre që po ndryshon duke dhënë komente pozitive.
    • Përderisa trupi ndryshon gjatë shtatzënisë, çiftet mund të kenë nevojë të provojnë pozicione të ndryshme seksuale për të gjetur se çfarë është më e rehatshme për gruan. Disa gra zbulojnë kënaqësi të reja apo më të mëdha seksuale gjatë shtatzënisë si pasojë e eksperimentimeve të tilla. “Spooning” (mbështetja nga prapa me partnerin) përderisa partnerët qëndrojnë ulur ofron mjaft hapësirë për stimulim manual, kurse duke qëndruar shtrirë ofron hapësirë për stimulim më të rehatshëm oral. Poashtu, eksperimentimi me jastëk dhe pajisje mbështetëse mund të ndihmojë që të lehtësojë dhe mbështesë një numër të pozicioneve dhe aktiviteteve seksuale.
    • Për shkak të ndjesisë të të qenit me barrë, në disa momente gjatë shtatzënisë, disa gra mund të mos ndihen rehat me marrëdhënien seksuale vaginale, kështu që zgjedhin seksin manual, oral apo masturbimin.
    • Ngërçet janë normale pas marrëdhënies seksuale gjatë shtatzënisë. Mitra ngushtohet gjatë orgazmës dhe shtrëngimet e tilla të barkut (kontraksionet) mund të jenë më të forta gjatë shtatzënisë pasi që mitra rritet.
    • Nëse partnerja rrezikon të përjetojë komplikime të shtatzënisë (gjakderdhje vaginale, rrjedhje të lëngut amniotik etj.), mjeku do t’ju sugjerojë që të mos keni marrëdhënje seksuale. Tregohuni të hapur me mjekun tuaj dhe pyesni atë se çfarë aktiviteti tjetër seksual mund të bëni.
    Fragment i nxjerrë nga Kapitulli 6: Marrëdhënia seksuale dhe jeta pasi të bëheni me fëmijë © 2008 Boston Women’s Health Book Collective

    Marrëdhënia seksuale dhe jeta pasi të bëheni me fëmijë

    Si ju, ashtu edhe partnerja juaj, jeni duke u mësuar që të keni foshnjën afër. Të qenit prind mund të jetë shqetësuese si për ju ashtu edhe për gruan tuaj. Flisni me njëri-tjetrin. Të flisni rreth ndjenjave që keni mund t’ju ndihmojë që të mos ndiheni të lënduar apo të nervozuar. Sa më shpejt që të mundeni, gjeni kohë vetëm për ju të dy. Kërkoni nga dikush që i besoni që të kujdeset për foshnjën për një orë apo dy dhe dilni për një shëtitje apo për darkë.

    Zakonisht, është në rregull të kryeni marrëdhënie seksuale 4-6 javë pas lindjes, edhe pse jo të gjithë presin aq gjatë, dhe jo të gjithë janë gati aq shpejtë. Nëse gruaja juaj ka pasur një lindje të vështirë, ajo mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të rikuperohet fizikisht. Edhe nëse ajo është fizikisht e gatshme, ajo mund të mos jetë gati emocionalisht. Lindja e foshnjës është një katrahurë hormonale për gruan, dhe ajo mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të rikuperohet. Ajo poashtu mund të frikësohet se do të ketë dhimbje apo është e lodhur nga kujdesi për foshnjën. Edhe nëse nuk keni marrëdhënie seksuale, ju mund të vazhdoni të bëni gjëra intime: prekja, puthja, masturbimi apo seksi oral janë të gjitha opsione që gruaja juaj mund të jetë e interesuar për t’i bërë.

    Gruaja juaj mund të jetë e turpëruar nga trupi i saj pas lindjes. Kështu që kujtojani se ajo është e mrekullueshme, dhe bëni të ndihet femër. Në përgjithësi, nënave për herë të parë ju duhen 6-12 muaj për tëu rikthyer në peshën e para-lindjes, dhe mos u befasoni nëse gruaja juaj duket sikur është ende shtatzënë edhe disa muaj pas lindjes. Poashtu, marrëdhënia seksuale mund të jetë ndryshe. Për shkak të ndryshimeve hormonale, vagina e gruas mund të jetë e tharë (jo për shkak se ajo nuk tërhiqet seksualisht nga ju), kështu që përdorni lubrifikues. Lejoni gruan që të kontrollojë marrëdhënen dhe t’ju tregojë se cilat janë pozitat më të rehatshme për të. Ajo mund të jetë më e ndjeshme, më e lodhur apo e frikësuar nga dhimbja. Mos u brengosni, jeta juaj seksuale do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejtë.

  • Gjashtë javët e para pas lindjes

    Gjashtë javët e para pas lindjes

    Gjashtë javët e para pas lindjes

    Marrë nga March of Dimes

    Gjatë shtatzënisë, trupi juaj ka ndryshuar shumë përderisa ka punuar për të mbajtur foshnjën të sigurtë dhe të shëndetshme. Tani që foshnja juaj ka lindur, ndryshime të tjera ndodhin në trupin tuaj. Disa nga këto ndryshime janë fizike si p.sh. gjoksi juaj mbushet me qumësht. Ndryshimet e tjera janë emocionale, si rritja e stresit. Ja se çka mund të prisni.

    Çka është dhimbja perineale?

    Zona ndërmjet vaginës dhe zorrës së trashë quhet perineum. Gjatë shtrëngimeve dhe procesit të lindjes, kjo zonë hapet madje mund edhe të çahet. Dhimbjet do të jenë edhe më të mëdha nëse keni pasur epiziotomi (prerja e hyrjes së vaginës për të ndihmuar foshnjën të dalë jashtë). Për të menaxhuar dhimbjen e perineumit, ju mund të bëni:

    • Ushtrimet Kegel. Këto ushtrime do t’i forcojnë muskujt në zonën e legenit, e cila ndihmon në shërimin e perineumit. Për t’i praktikuar këto ushtrime, shtrëngoni muskujt që ju përdorni për të ndaluar urinimin. Mbani muskujt e shtrënguar për 10 sekonda dhe pastaj lëshojini.
    • Vendosni një leckë të ftohtë në zonën perinale. Përdorni akull të mbështjellë me një leckë. Ju poashtu mund të blini lecka të gatshme të cilat i mbani në frigorifer.
    • Uluni mbi jastëk.
    • Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë.
    • Pastroni vaginën sa herë që shkoni në banjë. Kjo do t’ju ndihmojë të parandaloni infeksionet kur epiziotomia juaj shërohet.
    • Pyesni mjekun tuaj për medikamente që ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen.

    Çka janë dhimbjet e paslindjes?

    Dhimbjet e paslindjes janë ngërçe që ndjeni përderisa mitra juaj kthehet në madhësinë e saj të rregullt. Menjëherë pas lindjes së foshnjës, mitra juaj është e rrumbullakët, e fortë dhe peshon rreth 1.14kg. Afër 6 javë pas lindjes së foshnjës, mitra peshon rreth 57gr. Këto ngërçe duhet të kalojnë pas disa ditësh. Pyesni mjekun tuaj për medikamentet pa recetë që mund t’i merrni për lehtësim të dhimbjes.

    Çfarë ndryshime në trup mund të ndodhin pas prerjes cezariane?

    Lindja me prerje cezariane është një operacion i vështirë prandaj do t’ju duhet një kohë për t’u shëruar. Ju mund të ndiheni shumë e lodhur në ditët apo javët e para pas lindjes me prerje cezariane. Kjo ndodh për shkak se ju humbni shumë gjak gjatë operacionit. Poashtu, mund të keni dhimbje në varrën nga prerja në barkun tuaj. Ja se çfarë mund të bëni:

    • Pyesni mjekun tuaj për medikamente kundër dhimbjes dhe konsultohuni me të para se të përdorni ndonjë medikament të blerë pa recetën e mjekut.
    • Kërkoni nga partneri, familja apo shoqëria që t’ju ndihmojnë në kujdesin e fëmijës dhe punëve të shtëpisë.

    Çfarë është rrjedhja e lëngjeve nga vagina?

    Ekziston një lëng trupor që rrjedh nga vagina, rrjedhja e të cilit mund të rritet gjatë dhe pas shtatzënisë. Pas lindjes së foshnjës, trupi liron gjakun dhe indet që kanë qenë brenda mitrës. Në ditët e para, ky lëng është më i rëndë, me ngjyrë të kuqe të çelët dhe mund të përmbajë mpiksje të gjakut. Pas një kohe, rrjedhja bëhet më e lehtë dhe me ngjyrë më të çelët. Kjo rrjedhje mund të vazhdojë për disa javë, për një muaj apo edhe më tepër. Përdorni fasuleta intime të femrave deri sa rrjedhja e lëngjeve nga vagina të ndalet.

    Çfarë është bllokimi i gjirit?

    Bllokimi i gjirit ndodh kur gjinjtë fryhen pasi të mbushen me qumësht. Kjo mund t’ju shkaktojë dhimbje. Kur ju të filloni gjidhënien, dhimbja duhet të fillojë të largohet. Nëse nuk planifikoni ta ushqeni foshnjën me gji, kjo do të zgjasë deri sa gjinjtë të ndalojnë së prodhuari qumësht. Klikoni këtu për të mësuar për mënyrat se si mund ta menaxhoni bllokimin e gjirit.

    Çfarë është dhimbja e thithkave?

    Nëse jeni duke dhënë gji, ju mund të hasni në dhimbje në zonën e thithkave dhe përreth tyre gjatë ditëve të para, sidomos nëse në thithkat tuaja ka çarje. Mirëpo gjidhënia nuk duhet të dhembë, nëse ajo dhembë atëherë ka mundësi që të keni problem me pozicionimin e foshnjës, klikoni këtu për të parë se si ju mund të arrini një pozitë të përshtatshme. Klikoni këtu për të mësuar mënyrat për të menaxhuar dhimbjen e thithkave.

    Çfarë është ënjtja?

    Shumicës së grave ju ënjten duart, këmbët dhe fytyra gjatë shtatzënisë. Kjo shkaktohet nga lëngjet e shtuara në trup që ju ndihmojnë në përgatitjen e trupit për dhimbjet dhe procesin e lindjes. Mund të kalojë një kohë para se të hiqet e ënjtja edhe pasi që të lindë foshnja. Ja se çfarë mund të bëni për të menaxhuar ënjtjen e trupit:

    • Shtrihuni në anën e majtë të trupit dhe ngrini këmbët lartë.
    • Mundohuni të qëndroni e qetë dhe vishni rroba të gjëra.

    Çfarë janë hemorroidet?

    Hemorroidet janë vena të ënjtura dhe që dhembin brenda dhe përreth anusit. Ato iu shfaqen shumicës së grave gjatë shtatzënisë. Hemorroidet mund të përkeqësohen pas lindjes së foshnjës. Ja se çfarë mund të bëni për të menaxhuar hemorroidet:

    • Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë.
    • Përdorni një spërkatës ose krem që shitet pa recetën e mjekut për të lehtësuar dhimbjen. Konsultohuni me mjekun për llojet e lejueshme për përdorim.
    • Hani ushqime që përmbajnë shumë fibra, si fruta, perime si dhe bukë me drithëra të papërpunuara.
    • Pini shumë ujë.
    • Mundohuni të mos sforcoheni në rast të turbullimeve të barkut.

    Çfarë është kapsllëku?

    Kapsllëku ndodh kur keni gazra me dhimbje ose vështirësi për të dalur jashtë. Kapsllëku mund të shfaqet pas lindjës së foshnjës. Ja se çfarë duhet të bëni për të menaxhuar kapsllëkun:

    • Hani ushqime që përmbajnë më shumë fibra.
    • Pini shumë ujë.
    • Pyesni mjekun për medikamente të nevojshme.

    Çfarë probleme të urinimit mund të shfaqen pas lindjes së foshnjës?

    Ju mund të ndjeni dhimbje ose therje kur urinoni. Ju poashtu mund ta keni të vështirë të urinoni, ose e kundërta, ju mund ta keni të vështirë të ndaloni së urinuari. Kjo quhet mos përmbajtje e urinës. Nëse keni dhimbje, therje, probleme në urinim apo në mbajtjën e urinës:

    • Pini shumë ujë.
    • Lëshoni ujin në lavaman kur shkoni në banjë.
    • Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe qëndroni aty për një kohë.
    • Nëse dhimbja vazhdon kontaktoni mjekun tuaj.
    • Bëni ushtrimet Kegel për të forcuar muskujt e legenit. Kjo do t’ju ndihmojë në rastin e mos përmbajtjes së urinës.

    Pse mund të djersini më tepër pas lindjes së foshnjës?

    Kjo ndodh tek shumë nëna të reja, sidomos gjatë natës. Djersitja shkaktohet nga të gjitha hormonet që krijohen në trupin tuaj pas shtatzënisë. Ja se çfarë mund të bëni në këtë rast:

    • Vendosni një peshqir mbi çarçafë dhe jastëkë ashtu që të mos i lagni ato.
    • Mos përdorni shumë batanije apo vishni rroba të trasha për në shtrat.

    Pse mund të ndiheni e lodhur pas lindjes së foshnjës?

    Ju mund të humbni shumë gjak gjatë procesit të lindjes. Kjo do të shkaktojë lodhjën e trupit. Poashtu, foshnja me siguri nuk do t’ju lë të flini gjatë tërë natës. Ja se çfarë mund të bëni:

    • Flini kur foshnja fle, edhe kur ai/ajo bën një sy gjumë gjatë ditës.
    • Hani ushqim të shëndetshëm si fruta, perime, bukë dhe pasta me drithë të papërpunuar, mish pa dhjamë dhe mish pule. Kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet e yndyrshme.
    • Kërkoni nga partneri, familja apo shoqëria t’ju ndihmojnë në kujdesin e fëmijës dhe punëve të shtëpisë.

    Kur do të mund të ngeleni shtatzënë përsëri?

    Nëse nuk praktikoni gjidhënien, menstruacionet do t’ju vijnë rreth 6 deri në 8 javë pas lindjes së foshnjës. Nëse praktikoni gjidhënien, ju mund të mos e filloni ciklin menstrual për muaj të tërë. Disa gra nuk do të kenë cikël menstrual përderisa ushqejnë foshnjën me gji. Është e mundur që ju mund të ovuloni (të lironi vezë) para se menstruacionet të rifillojnë. Kjo do të thotë që mund të mbesni shtatzënë, pavarësisht nëse praktikoni ose jo gjidhënien. Përdorni masa mbrojtëse për t’u siguruar që të mos mbesni shtatzënë pa qenë gati. Nëse jeni duke dhënë gji, konsultohuni me mjekun për llojin e mjeteve mbrojtëse të lejueshme për përdorim, sepse jo të gjitha janë të sigurta për t’u përdorur gjatë gjidhënies.

    A mund të humbni në peshë pas lindjes së foshnjës?

    Tani është koha mjaft e përshtatshme për të pasur një peshë të shëndetshme, pa marrë parasysh sa keni peshuar para shtatzënisë. Nëse keni peshë të shëndetshme, ju do të ndiheni më mirë, si dhe mundësia për të hasur në sëmundje si diabeti apo tensioni i lartë i gjakut është më e vogël. Gjithashtu, është më mirë nëse keni një peshë të shëndetshme në rast se mbesni shtatzënë prapë apo nëse planifikoni të keni një fëmijë tjetër në të ardhmen. Ja se çfarë mund të bëni që të humbni në peshë:

    • Flisni me mjekun për një peshë të shëndetshme. Nëse ju keni pasur ca kilogramë të tepërta para shtatzënisë, ju do të doni të humbni më shumë sesa peshën e fituar gjatë shtatzënisë.
    • Hani ushqime të shëndetshme. Kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë yndyrë.
    • Pini shumë ujë.
    • Merruni çdo ditë me ndonjë aktivitet. Ecja dhe noti janë aktivitete të mira për nënat e reja.
    • Ushqeni foshnjën tuaj me qumësht gjiri. Kjo do t’ju ndihmojë të digjni kalori, dhe të bini në peshë më shpejtë sesa nëse nuk do ta praktikonit gjidhënien.
    • Mos u ndjeni keq nëse nuk mund të humbni peshë me shpejtësi. Ndonjëherë është mjaft e vështirë të humbni peshë që keni fituar gjatë shtatzënisë. Konsultohuni me mjekun apo me një nutricionist për mbështetje dhe këshilla.

    Çfarë ndryshime mund të ndodhin në lëkurë pas lindjes së foshnjës?

    Ju mund të keni të çara në vendet ku lëkura është zgjatur, si p.sh. në bark, kofshë, gjinj dhe të pasme. Përdorni kremra dhe losione në lëkurë për të menaxhuar të çarat.

    Çfarë ndryshime mund të pësojnë flokët pas lindjes?

    Flokët tuaja mund të jenë dukur më të dendura dhe me qime më të plota. Pas lindjes së foshnjës suaj, flokët mund të ju dobësohen. Humbja e flokëve zakonisht zgjat 3 deri në 4 muaj pas lindjes së foshnjës. Ja se çfarë mund të bëni:

    • Hani shumë fruta dhe perime. Këto do të mbrojnë dhe të ndihmojnë në rritjën e flokëve.
    • Mos i kapni flokët në bisht, gërsheta si dhe mos përdorni shnolla dhe llokne. Ato mund të tërheqin dhe të bëjnë presion në flokun dhe kokën tuaj.
    • Thani flokët me temperaturë të ulët.
  • Si ta di nëse këto janë dhimbje të lindjes?

    Si ta di nëse këto janë dhimbje të lindjes?

    Shpërthimi i ujërave është një nga shenjat e mundshme. Mësoni shenjat e vërteta dhe të rrejshme këtu.

    Janë disa simptome që e bëjnë dallimin mes shenjave reale dhe atyre të rrejshme të lindjes

    Dhimbjet e vërteta të lindjes

    Dhimbjet e rrejshme të lindjes

    Shtrëngimet e barkut(kontraksionet) janë të rregullta dhe vijnë në intervale gjithmonë e më të shkurtëra dhe bëhen më të gjata dhe më të forta.

    Intervalet e këtyre shtrëngimeve janë të çrregullta dhe nuk bëhen më të shpeshta apo më të forta.

    Shpërthimi i ujërave që rezulton në rrjedhje apo shpërthim të lëngjeve. Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) mund të fillojnë para apo pas shpërthimit të ujërave.

    Shtrëngimet e barkut (kontraksionet) ndalen kur ju jeni duke pushuar, dhe keni ndalur aktivitetet tuaja, gjatë ecjes apo ndërrimit të pozitave.

    Depërtimi në shtresën e mukozës. Dhimbjet e lindjes mund të mos ju vijnë edhe disa ditë, por ato janë afër.

    Dhimbja e shtrëngimeve të barkut nuk është e njejtë (në një moment është më e fortë dhe në një moment tjetër zvogëlohet dukshëm)

    Dhimbje e vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, veçanërisht nëse janë të përcjella me një ndjenjë të ngërçeve të ngjashme me ato që përjetohen para ciklit menstrual.

    Dhimbja është e përqendruar vetëm në pjesën e përparme.

  • Si duhet të flejë foshnja?

    Si duhet të flejë foshnja?

    Foshnja duhet të flejë në shpinë, në krevat fëmijësh, në dhomën e prindërve. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e Sindromit të Vdekjes së Papritur të Fëmijës.

    Është shumë e rëndësishme që foshnja të fle në shpinë. Kjo zvogëlon shumë rrezikun e Sindromit të Vdekjes së Papritur të Fëmijës (SVPF). SVPF më së shumti i prek fëmijët ndërmjet 2-4 muajsh. Shumica e vdekjeve nga SVPF janë të lidhura me gjumin dhe ndër faktorët më të rrezikshëm është fjetja barkazi. Që kur foshnjat janë vënë të flenë në shpinë në Shtetet e Bashkuara, vdekjet nga SVPF kanë shënuar rënie prej mbi 50%. Kur foshnja të mund të rrotullohet vetë kur është rreth 4-7-muajshe, është në rregull që ta lini të fle barkazi nëse kthehen vetë në atë pozitë pasi ju ta keni lënë në shpinë. Mënyra tjera si të zvogëloni SVPF-në përfshijnë:

    • Vendoseni foshnjën në krevatin e fëmijëve në dhomën tuaj. Kjo do ta bëjë ushqyerjen me gji edhe më efektive gjatë natës. Derisa foshnja do të zgjohet më shpesh për t’u ushqyer, studimet kanë treguar që nënat flenë së paku aq sa flenë foshnjat kur janë në dhomë tjetër. Gjithashtu, foshnjat që ndajnë dhomën me prindërit flenë më shumë sesa ato që kanë dhomë të veçantë.
    • Sigurohuni që krevati i foshnjës ka sipërfaqe të butë e të rrafshët dhe nuk ka batanije, jastëk, lodra, kukulla apo lojëra tjera. Nuk duhet të ketë më shumë se 6 cm ndërmjet listelave të shtratit, dhe jo më shumë sesa trashësia e një gishti mes dyshekut dhe listelave.
    • Mos e bëni foshnjën të nxehet. Foshnja duhet të jetë e veshur në pizhame, e mbështjellur në një batanije apo mbështjellëse të gjumit (batanije që vishet). Mbani temperaturën e dhomës ndërmjet 16-20°C.
    • Ushqeni foshnjën me gji pasi ka dëshmi se kjo e zvogëlon rrezikun e SVPF.
    • Nëse nuk e ushqeni foshnjën me gji, provoni ta vini foshnjën në gjumë duke përdorur biberon gjatë vitit të parë të jetës.
    • Sigurohuni që foshnja ka marrë vaksinat e imunizimit dhe bëni kontrolle të rregullta mjekësore pasi kjo e ul rrezikun e SVPF për 50%.
    • Mbani foshnjën larg nga ambientet ku konsumohet duhani pasi që ekspozimi si duhanpirës pasiv dyfishon rrezikun e foshnjës për të pasur SVPF. Poashtu, mos pini duhan gjatë shtatzënisë pasi kjo trefishon rrezikun për SVPF.

    Nëse planifikoni që foshnja të fle në krevatin tuaj, është shumë e rëndësishme që t’i ndiqni këto udhëzime që të mbani foshnjën të sigurtë dhe të evitoni ngulfatjen. Rreth gjysma e vdekjeve SVPF ndodhin kur foshnja ndan një krevat, divan apo kolltuk me një person tjetër.

    • Mos e lejoni askënd që është në ndikim të alkoolit apo drogës që të fle në atë krevat.
    • Mos e lejoni askënd që konsumon duhan të fle në atë krevat, edhe nëse nuk konsumon në krevat.
    • Mos e lejoni askënd që është shumë i sëmurë apo shumë i lodhur që të zgjohet lehtë.
    • Mos i lejoni fëmijët tjerë të flenë pranë foshnjës në krevat.
    • Vini foshnjën në gjumë vetëm në dyshek të rrafshët dhe të butë. Mos e leni foshnjën të fle (me apo pa ju) në krevat me ujë apo me gunga, në divan, në kolltuk, apo çfarëdo sipërfaqe tjetër që nuk është e butë apo mund të ketë efekt në frymëmarrjën e foshnjës suaj.
    • Sigurohuni që çarçafët janë të mbërthyer mirë, të mos përdorni batanije/mbështjellës të rëndë dhe të mbani jastëkët larg fytyrës së foshnjës.
    • Mos e mbështjellni foshnjën, por në vend të saj përdorni mbështjellëse të gjumit apo shpioza. Që të evitoni nxehjën e foshnjës, vishni foshnjën me rroba më të lehta sesa që do ta vishnit nëse do të flinte e vetme.
    • Për më tepër, mund ta vendosni dyshekun në dysheme, që edhe nëse foshnja rrotullohet ajo nuk do të bie shumë poshtë. Nëse jo, atëherë vendoseni krevatin të mbështetur për muri dhe kontrolloni çdo ditë se mos ka hapësira nga të cilat foshnja mund të rrëshqasë, dhe nëse ka mbuloni ato me ndonjë peshqir të rrotulluar apo të mbledhur. Mos përdorni listela nga koka apo këmbët që janë më shumë se 6 cm ndërmjet pasi këto mund ta zënë kokën e foshnjës. Vendosni krevatin larg elementeve të dhomës të cilat mund të jenë të rrezikshme për foshnjën siç janë spangot për tërheqjën e roletave të dritareve, llambat, etj. 
  • Çfarë është vizita e paslindjes dhe pse është e rëndësishme?

    Çfarë është vizita e paslindjes dhe pse është e rëndësishme?

    Çfarë është vizita e paslindjes dhe pse është e rëndësishme?

    Vizita e paslindjes është një kontroll mjekësore që e bëni pasi të keni lindur fëmijën tuaj, për të siguruar që jeni duke u rikuperuar mirë nga lindja.

    Shkoni në vizitat tuaja të paslindjes, edhe nëse jeni mirë. Ato janë një pjesë e rëndësishme e kujdesit të përgjithshëm. Kujdesi pas lindjes është i rëndësishëm sepse nënat e reja janë në rrezik të përjetojnë komplikime të rënda serioze dhe nganjëherë kërcënuese për jetën gjatë ditëve dhe javëve pas lindjes. Shumë nena të reja kanë ose edhe vdesin nga problemet shëndetësore që mund të parandalohen duke marrë kujdesin pas lindjes.

    Vizitat e paslindjes janë të rëndësishme për çdo nënë të re. Ato janë veçanërisht të rëndësishme për nënat që kanë përjetuar humbje, duke përfshirë:

    • Abortin: Kjo ndodh kur foshnja vdes në barkun e nënës para javës së 20-të të shtatzënisë.
    • Lindje të foshnjës së vdekur: Kjo ndodh kur foshnja vdes në mitër pas javës së 20-të të shtatzënisë.
    • Vdekja neonatale: Kjo është kur një fëmijë vdes në 28 ditët e para të jetës.

    Kur ndodhin këto gjëra, vizitat e paslindjes mund të ndihmojnë mjekun tuaj ose këshilltarin gjenetik të mësojnë më shumë për atë që ndodhi dhe të shohin nëse mund të jeni në rrezik për të njëjtën gjendje në një shtatzëni tjetër. Një këshilltar gjenetik është një person i cili është trajnuar për t’ju ndihmuar të kuptoni rreth gjeneve, defekteve të lindjes dhe gjendjeve të tjera mjekësore që zhvillohen në familje dhe se si ato mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës tuaj.

    Çfarë ka ndryshuar në udhëzimet e kujdesit pas lindjes?

    Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (i quajtur edhe ACOG) ka lëshuar udhëzime të reja duke bërë thirrje për ndryshime në përmirësimin e kujdesit pas lindjes për gratë. Në të kaluarën, ACOG rekomandoi që shumica e grave të kenë një kontroll 4 deri 6 javë pas lindjes. ACOG tani thotë se kujdesi pas lindjes duhet të jetë një proces i vazhdueshëm, dhe jo një kontroll i njëherëshëm. ACOG tani rekomandon që të gjitha gratë:

    • Duhet të kenë kontakt me ofruesin e kujdesit shëndetësor/mjekun brenda 3 javëve pas lindjes.
    • Duhet të marrin kujdes të vazhdueshëm mjekësor gjatë periudhës së pas lindjes, sipas nevojës.
    • Duhet të kenë një kontroll të plotë postpartum jo më vonë se 12 javë pas lindjes.

    Shumë nga shqetësimet dhe ndryshimet në trupin e grave në javët pas lindjes janë normale. Por, ndonjëherë ato janë shenja paralajmëruese ose simptoma të një problemi shëndetësor që ka nevojë për trajtim. Duke vizituar mjekun tuaj më herët dhe më shpesh kjo mund t’ju ndihmojë juve dhe mjekun tuaj të shënoni këto shenja dhe simptoma dhe të parandaloni probleme serioze mjekësore. Kujdesi juaj pas lindjes duhet të plotësojë nevojat tuaja personale në mënyrë që të merrni kujdesin dhe mbështetjen më të mirë mjekësore.

    Cili është plani i vizitave të paslindjes?

    Plani i vizitave të paslindjes është një plan që ju dhe mjeku juaj bëni së bashku. Kjo ju ndihmon të përgatiteni për kujdesin tuaj mjekësor pas lindjes. Mos prisni derisa të lindni foshnjën tuaj për të bërë planin. Bëni atë gjatë shtatzënisë në një nga kontrollet tuaja për kujdesin gjatë shtatzënisë.

    Për të bërë planin tuaj, bisedoni me mjekun tuaj para se të lindni për:

    • Informacionin kontaktues për ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor. Si mund të kontaktoni me ofruesin tuaj pasi fëmija juaj të lindë nëse jeni i shqetësuar apo keni pyetje?
    • Vizitat e paslindjes. Bazuar në udhëzimet e reja, ACOG rekomandon kontaktimin e ofruesit tuaj shëndetësor brenda 3 javëve të lindjes dhe një kontroll të plotë brenda 12 javëve të lindjes. Bisedoni me ofruesin tuaj për të siguruar që kjo kohë është e drejtë për ju.
    • Planifikimi familjar. Një plan jetësor riprodhues ju ndihmon të mendoni nëse dhe kur doni të keni më shumë fëmijë. Për shumicën e grave, është më mirë të presësh së paku 18 muaj (1 ½ vite) midis lindjeve dhe shtatzënisë. Shumë pak kohë midis shtatzënive rrit rrezikun e lindjes së parakohshme (para 37 javëve të shtatzënisë). Bisedoni me ofruesin tuaj shëndetësor për kontrollin e lindjeve kështu që ju të mos mbeteni shtatzënë përsëri shumë shpejt. Pyesni ofruesin tuaj para se të lindni për marrjen e një pajisje intrauterine (të quajtur edhe IUD) ose implant menjëherë pasi të keni foshnjën tuaj. IUD dhe implantet janë llojet më efektive të kontrollit të lindjes.

    Gjendja shëndetësore ose komplikimet e shtatzënisë që kanë nevojë për trajtim pasi të keni foshnjën tuaj. Mjeku juaj mund të ju ndihmojë të menaxhoni këto probleme. Ju mund të keni nevojë për kontrolla shtesë pas lindjes për t’u siguruar që jeni të shëndetshëm. Mjeku juaj mund të dëshirojë t’ju referojë ofruesve të tjerë që specializohen në trajtimin e kushteve apo problemeve të caktuara.

    Ushqyerja e fëmijës tuaj. A planifikoni të ushqeni fëmijën me gji ose ta ushqeni me qumësht formulë? Nëse planifikoni të jepni gji dhe të ktheheni në punë pas lindjes së fëmijës tuaj, cili është plani juaj për të ushqyerit? Mjeku juaj mund të ju ndihmojë të gjeni një konsulent për gjidhënie për të ndihmuar me dhënien e gjirit.

    Ndryshimet e zakonshme fizike dhe emocionale pas shtatzënisë. Çfarë mund të presësh pas lindjes? Çfarë është normale dhe si e dini kur diçka është më serioze? Cilat janë shenjat dhe simptomat e problemeve serioze shëndetësore për të kërkuar pas lindjes?

    Depresioni pas lindjes (i quajtur edhe DPL) dhe problemet e tjera të shëndetit mendor pas shtatzënisë. Depresioni i pas lindjes është një lloj depresioni që disa gra e përjetojnë pas lindjes së foshnjës. Është ndjenjë e fortë e trishtimit, ankthit (shqetësimit) dhe lodhjes që zgjat për një kohë të gjatë pas lindjes. DPL është një gjendje mjekësore që ka nevojë për trajtim. Bisedoni me mjekun tuaj për të mësuar rreth shenjave dhe simptomave të DPL-së.

    Çfarë ndodh në një vizitë pas lindjes? Gjatë vizitës tuaj të pas lindjes, mjeku juaj ju siguron që ju po shëroheni mirë pas lindjes dhe po përshtateni në jetë si nënë. Ja se çfarë duhet të presim:

    • Mjeku juaj do të kontrollojë tensionin tuaj të gjakut, peshën, gjinjtë dhe barkun. Nëse keni lindur me operacion cezarian (i quajtur edhe prerja cezariane), mjeku juaj mund të dëshirojë të ju shohë rreth 2 javë pas lindjes, në mënyrë që ai të mund të kontrollojë plagën. Prerja cezariane është operacioni në të cilin fëmija juaj lind nëpërmjet një prerjeje që mjeku juaj e bën në bark dhe në mitër. Pjesa më e madhe e lindjeve me operacion shërohen pa asnjë problem, por ato rrezikohen të infektohen.
    • Ju do të kontrolloni pelvikun. Mjeku juaj do të kontrollojë vaginën tuaj (kanalin e lindjes), mitrën dhe qafën e mitrës. Qafa e mitrës është hapja e mitrës që gjendet në krye të vaginës. Nëse keni pasur epiziotomi gjatë lindjes, atëherë ju do të kontrolloheni nga ana e mjekut për të parë se a është shëruar. Një epiziotomi është një prerje e bërë në hapjen e vaginës për të ndihmuar fëmijën të dalë jashtë. Pas vizitës mjeku juaj mund të ju tregojë se kur është e sigurt të filloni përsëri me jetën seksuale.
    • Ju do të kontrolloheni për çdo problem shëndetësore, si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, që keni pasur gjatë shtatzënisë. Për shembull, nëse keni diabet gestacional, mjeku juaj mund t’ju bëjë një test të glukozës në gjak për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Diabeti gestacional është një lloj diabeti që disa gra e fitojnë gjatë shtatzënisë. Nëse jeni duke ushqyer me gji, kërkoni nga mjeku juaj që të siguroheni që çdo ilaç që merrni është i sigurt për fëmijën tuaj. Ju mund të keni nevojë të ndaloni marrjen e një ilaçi ose të kaloni në një që është më i sigurt gjatë ushqyerjes me gji. Mos e ndaloni marrjen e ndonjë ilaçi pa biseduar me mjekun tuaj.
    • Mjeku ju siguron që vaksinat tuaja janë të përditësuara, duke përfshirë vaksinimet për gripin.

    Kontrolli i lindjes. Nëse nuk keni folur për kontrollin e lindjes me mjekun tuaj para lindjes së foshnjës tuaj, flisni për atë në vizitën e pas lindjes. Bisedoni rreth opsioneve të kontrollit të lindjes dhe se si përshtaten me planet tuaja për të pasur më shumë fëmijë. Pyesni për përdorimin e një IUD (pessari/spirale) ose implant për të ju ndihmuar që të mos mbeteni shtatzënë shpejt.

    Problemet që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes që mund të ndikojnë shëndetin tuaj pas shtatzënisë. Tani është koha për të folur për mënyrën se si mund të parandaloni problemet në shtatzëninë e ardhshme, edhe nëse nuk jeni duke menduar për të pasur një fëmijë tjetër tani.

    Për shembull, nëse keni lindur parakohe, jeni në rrezik më të madh të lindjes së parakohshme në një shtatzëni tjetër. Bisedoni me mjekun tuaj për atë që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e lindjes së parakohshme dhe komplikimeve të tjera në shtatzëninë tuaj të ardhshme.

    Edhe nëse nuk planifikoni të keni më shumë fëmijë, pyesni mjekun nëse ndonjë problem që keni pasur gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në shëndetin tuaj në të ardhmen. Për shembull, nëse keni lindur para kohe, keni diabet gestacional, hipertension gestacional (presion i lartë i gjakut) ose një gjendje e quajtur preklampsi, mund të jeni në rrezik të sëmundjes kardiovaskulare (të quajtur edhe sëmundje të zemrës) më vonë në jetë. Sëmundja e zemrës ndikon në zemrën dhe enët e gjakut dhe mund të çojë në probleme serioze, si sulmi në zemër apo goditje në tru. Është gjithashtu një shkak kryesor i vdekjes të lidhur me shtatzëninë.

    Ndjenja për të qenë një nënë e re. Është në rregull t’i tregosh mjekut se si ndihesh. Është normale të ndiheni të lodhur dhe të përjumur në javët e para pas lindjes. Ju mund të keni pyetje rreth dhënies së gjirit dhe kujdesit për fëmijën tuaj. Tregoni mjekut nëse keni ndjenja trishtimi ose shqetësimi që zgjat për një kohë të gjatë. Nëse keni depresion pas lindjes, mund ta bëni të vështirë që të kujdeseni për veten dhe fëmijën tuaj. Është një gjendje mjekësore që ka nevojë për trajtim për të bërë më mirë.

    Çfarë është një ekip i kujdesit pas lindjes? Ju mund të keni nevojë për kujdesin e paslindjes nga mjek të lëmive të ndryshme përveç mjekut tuaj. Për shembull, nëse keni gjendje kronike shëndetësore, mund të ju duhet të vizitoni mjekë të tjerë pas shtatzënisë për të trajtuar këtë gjendje.

    Një gjendje kronike shëndetësore është ajo që zgjat për një kohë të gjatë ose që ndodh përsëri dhe përsëri gjatë një periudhe të gjatë kohore. Problemet shëndetësore kronike përfshijnë:

    • Tensioni i lartë i gjakut. Presioni i gjakut është forca e gjakut që shtyn kundër mureve të arterieve tuaja. Arteriet janë enët e gjakut që bartin gjakun nga zemra në pjesë të tjera të trupit. Nëse presioni në arteriet tuaja bëhet shumë i lartë, ju keni tension të lartë (i quajtur edhe hipertension). Tensioni i lartë i gjakut mund të sjellë stres shtesë në zemrën dhe në veshkat.
    • Obeziteti. Nëse jeni i trashë, ju keni një sasi të tepërt të yndyrës trupore dhe indeksi i masës trupore (i quajtur edhe BMI) është 30.0 ose më i lartë përpara shtatzënisë. BMI është një masë e yndyrës trupore bazuar në lartësinë dhe peshën tuaj. Për të gjetur BMI tuaj, klikoni në www.cdc.gov/bmi.
    • Diabeti. Ky është një gjendje mjekësore në të cilën trupi juaj ka shumë sheqer (të quajtur glukozë) në gjakun tuaj. Diabeti i quajtur Preexisting (i quajtur lloji i 1 ose diabeti i tipit 2) do të thotë që keni pasur diabet para se të keni mbetur shtatzënë. Diabeti mund të dëmtojë organet në trupin tuaj, duke përfshirë enët e gjakut, nervat, sytë dhe veshkat.
    • Tiroidet. Gjëndë e lokalizuar në qafë, që prodhon hormonet dhe që ndihmojnë trupin tuaj të ruaj dhe përdor energji nga ushqimi. Nëse kjo gjëndë prodhon më shumë ose më pak nga këto hormone, mund të keni probleme shëndetësore.
    • Sëmundja e veshkave. Veshkët filtrojnë gjakun, duke hequr mbeturinat dhe ujin e tepërt nga trupi. Ato gjithashtu mbajnë kimikatet e trupit tuaj të ekuilibruar, ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut dhe lirojnë hormone. Nëse keni sëmundje kronike të veshkave (e quajtur edhe CKD), veshkat tuaja janë dëmtuar dhe nuk mund të filtrojnë gjakun siç duhet. Sëmundja e veshkave e patrajtuar mund të çojë në dështimin e veshkave.
    • Luhatje të humorit. Një çrregullim humori është një gjendje e shëndetit mendor që ndikon në emocionet tuaja. Depresioni (i quajtur edhe depresion i madh ose depresioni klinik) është një shembull i një çrregullimi të humorit. Depresioni shkakton ndjenja trishtimi dhe humbje të interesit për gjërat që ju pëlqen të bëni. Mund të ndikojë në mënyrën se si ndiheni, mendoni dhe veproni dhe mund të ndikoj në jetën tuaj të përditshme. Është një gjendje mjekësore që ka nevojë për trajtim për të bërë më mirë.

    Personat e përfshirë në vizitat shtëpiake. Kjo është një infermiere, mami, punonjës social ose profesionist tjetër i trajnuar i cili bën vizita të rregullta në shtëpinë tuaj për të ndihmuar ju dhe fëmijën tuaj. Vizitorët në shtëpi mund të ju ndihmojnë të mësoni se si të kujdeseni për fëmijën tuaj dhe të kuptoni momentet zhvillimore të fëmijës tuaj. Një infermiere e vizitave shtëpika gjithashtu mund të ju ndihmojë të lidheni me burimet dhe shërbimet e komunitetit.

  • Të qarat dhe qetësimi i foshnjës

    Gjatë disa muajve të parë, foshnjat qajnë rreth një orë e gjysmë në ditë për arsye të ndryshme si uria, dhimbja, frika, lodhja apo thjeshtë duan që ta mbani. E qara e vazhdueshme mund të shkaktojë shumë stres dhe lodhje kështu që është e rëndësishme që të gjeni mënyra të qetësoni foshnjën. Nëse i kuptoni shenjat e foshnjës, kjo do t’ju ndihmojë që të reagoni dhe në shumë raste të parandaloni të qarat që të mos fillojë fare.

    Nëse foshnja qanë, provoni të:

    • Kontrolloni nëse foshnja është e uritur.
    • Kontrolloni që të siguroheni që nuk i është ndotur pelena. Nëse kjo ka ndodhur, ndërroni atë.
    • Vini re shenjat e sëmundjes dhe dhimbjes. Kontrolloni nëse ajo ka temperaturë më të lartë se 38áµ’C, nëse i është ënjtur mishi i dhëmbëve apo ka infeksion të veshit.
    • Lëkundni foshnjën apo ecni me të.
    • Këndoni apo flisni me foshnjën.
    • Ofroni një biberon apo një lodër.
    • Bëni një xhiro me karrocë.
    • Bëni një xhiro me makinë. Sigurohuni që ta lidhni mirë në ulësen e makinës.
    • Mbështjellni foshnjën me një batanije.
    • Lëshoni muzikë të lehtë apo lëshoni diçka në televizor. Sigurohuni që zëri të mos jetë i lartë.
    • Ndizni fshesën me rrymë, ndizni makinën e tharrjes së rrobave apo lëshoni ujin në rubinet apo vaskë. Disa foshnje i pëlqejnë këta tinguj.
    • Mbani foshnjën afër trupit tuaj. Merrni frymë qetë dhe ngadalë.
    • Nëse asgjë tjetër nuk funksionon, vendosni foshnjën në krevatin e saj, mbylleni derën dhe kontrollojeni pas 10 minutash.

    Poashtu ekziston një teknikë e njohur botërisht që prindërit e kanë përdorur për të qetësuar foshnjën dhe ta vënë në gjumë për disa minuta. Kjo metodë aktivizon reflekset e foshnjës duke bërë pesë hapa të thjeshtë që imitojnë mitrën e nënës së tyre: Pesë S-të janë: 1) mbështjellja me batanije, 2) pozicionimi në krah apo bark, 3) shush, 4) lëkundja (swing), 5) thithja (suck). Shikoni këtë video për të mësuar këtë teknikë në disa minuta. Poashtu mund të mësoni më shumë rreth kësaj teknike në portalin Happiest Baby.

    Është e rëndësishme që ju t’i përgjigjeni foshnjës shpejtë që ta siguroni që ajo nuk është vetëm. Mos u brengosni, nuk e llastoni duke e mbajtur shumë në dorë. Studimet kanë treguar se foshnjat që janë mbajtur shpesh kanë qarë shumë më pak. Ato poashtu rriten dhe bëhen më të pavarura, sipas një hulumtimi nga Johns Hopkins University, një nga institucionet më të mira botërore të shëndetësisë.

    Nëse foshnja juaj qan më gjatë sesa zakonisht dhe asgjë që ju bëni nuk e qetëson, kontaktoni mjekun e foshnjës për të kontrolluar nëse mund të ketë ndonjë arsye mjekësore apo nëse është e sëmurë. Ajo mund të ketë dhimbje të barkut (ngërçe) që shkaktojnë të qara të mëdha për më shumë se 3 orë në ditë. Kjo ndodh në 1 nga 10 foshnje. Kjo fillon kur foshnja është 2-3 javëshe, arrin kulmin pas 6 javësh dhe vazhdon deri sa foshnja të jetë 3-4 muajshe. Ndodh në të njëjtën kohë gjatë ditës, zakonisht pasdite vonë apo në mbrëmje. Rreth 20% e foshnjave thuhet se kanë dhimbje të barkut. Ka shumë teori se përse disa foshnja kanë këto dhimbje, për është shumë e mundur që foshnja është e ndjeshme ndaj lodhjes apo stimulimit të tepërt, dhe jo për shkak të gazrave. Nëse foshnja juaj duket se ka dhimbje të barkut, praktikoni Pesë S-të të shpjeguara si në video.

    Kurrë mos e tundni foshnjën tuaj. Nëse filloni të nervozoheni, leni foshnjën diku të sigurtë dhe largohuni. Poashtu mund të thirrni ndonjë familjar apo mik për t’ju ndihmuar. Nuk duhen më shumë se disa sekonda tundje që të shkaktoni dëmtime afatgjata në trurin e foshnjës, që rezulton në Sindromin e Foshnjës së Tundur (SFT). SFT është shkaku kryesor i vdekjeve nga abuzimi i fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. Mosha mesatare e viktimave është ndërmjet 3 dhe 8-muajshe. Në shumicën e rasteve, personi që dëmton foshnjën është mashkull në të njëzetat. Ai shpesh është babai i foshnjës apo i dashuri i nënës. Rreth gjysma e foshnjave që kanë SFT, vdesin.

  • Siguria dhe shëndeti

    Siguria dhe shëndeti

    Foshnjat gjithsesi do të sëmuren, mesatarisht rreth 6-12 herë gjatë vitit të parë të lindjes. Larja e duarve (për 20 sekonda me sapun) është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të larguar bakteret, sidomos pas ndërrimit të pelenave apo përgatitjes së ushqimit. Poashtu duhet t’i lani lodrat e foshnjës në ujë të nxehtë me shampon. Këtu i keni pesë gjëra të rëndësishme që mund t’i bëni të mbani foshnjën të shëndetshme dhe të sigurtë:

    1. Bëni të gjitha vaksinat e imunizimit që të shmangni sëmundjet vdekjeprurëse.
    2. Ushqeni foshnjën me gji pasi kjo e mbron foshnjën nga shumë sëmundje.
    3. Sigurohuni që foshnja të fle e sigurtë.
    4. Kontrolloni ndotjen e pelenave që të siguroheni që foshnja po merr mjaftueshëm qumësht.
    5. Qëndroni të qetë ose largohuni; ne ju tregojmë mënyra që të qetësoni foshnjën që qanë pa pushim.

    Kur të kërkoni ndihmë mjekësore

    Kur duhet të kërkoni ndihmë urgjente për foshnjën?

    Kontaktoni mjekun e foshnjës apo shkoni në spital menjëherë nëse foshnja juaj:

    • Ka gjak në të vjella dhe jashtëqitje.
    • Ka problem me frymëmarrje (merr më tepër se 60 frymëmarrje brenda një minute), ose ka filluar të bëhet i kaltër rreth buzëve, hundës, thonjve të dorës apo në lëkurë.
    • Ka krizë. Kur një person ka krizë, i tërë trupi apo pjesë të trupit lëvizin pa kontrollë. Nganjëherë ndodh që edhe të mos marrë frymë.
    • Ka ngrënë diçka si detergjent, sapun, zbardhues apo pluhur për mbytjen e bakterieve që shkakton të vjella, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje.
    • Vështirë zgjohet nga gjumi apo është shumë e lodhur.
    • Temperatura në vrimën anale është mbi 38áµ’C apo nën 36.5áµ’C.
    • Është lënduar dhe nuk i ndalet gjakderdhja.
    • Ka një apo më shumë episode të gërhitjes (apnea e gjumit). Gërhitja është ndërprerja e frymëmarrjes për një periudhë të shkurtër.
    • Lëkura apo sytë kanë ngjyrë të verdhë.

    Kur mund ta dërgoni foshnjën për vizitë gjatë orarit të rregullt të punës?

    Kontaktoni mjekun e foshnjës gjatë orarit të punës nëse foshnja juaj:

    • Ha më pak se zakonisht apo ka ndryshime në apetit.
    • Qanë, vjellë apo nuk rehatohet gjatë tërë kohës.
    • Shpesh ka diarre. Kjo është vështirë të dallohet tek foshnjat që ushqehen me gji pasi ato kanë jashtëqitje të butë. Kontaktoni mjekun e foshnjës nëse jashtëqitjet e foshnjës janë shumë të buta apo të lëngshme në 6-8 pelena radhazi.
    • Ka kapsllëk dhe nuk ka fare jashtëqitje.
    • Vjellë (më shumë sesa vetëm rrjedhje e gojës) më shumë se 2-3 herë në ditë.
    • Është ftohur dhe nuk bëhet më mirë apo bëhet edhe më keq pas disa ditësh.
    • Ka skuqje të lëkurës.
    • Ka më pak se gjashtë pelena të lagëta gjatë 24 orëve. Kjo mund të jetë shenjë e dehidrimit (mospirja e mjaftueshme). Shenja të tjera të dehidrimit përfshijnë sytë e mbushur me ujë, pjesa e butë e kokës (fontanela) është zbutur shumë, apo foshnja nuk ka fare lot kur qanë.
    • Nga veshët i rrjedh lëng.
    • Kur kërthiza apo penisi është shumë i butë. Kontrolloni nëse ka skuqje, gjakderdhje apo qelb në këto pjesë.
    • Është më e zbehtë sesa zakonisht.
    • Është më pak aktive sesa zakonisht.

    Foshnja do të ketë teshtima dhe lemza të shpeshta gjatë javës së parë të jetës. Këto nuk janë shenja të sëmundjes por një refleks normal për foshnjat që të pastrojnë kanalet e frymëmarrjes.

    www.marchofdimes.com