Kontrollet para konceptimit: pse janë të rëndësishme?

View Post

Jeni duke planifikuar një shtatzëni ose po mendoni të mbeteni shtatzënë në të ardhmen? Nëse po,
nuk është kurrë herët për t’u përgatitur për një shtatzëni dhe një foshnje të shëndetshme! 
Shëndet i mirë para konceptimit përfshin një seri ekzaminimesh mjekësore dhe këshillimesh që
kryhen para se një grua të përpiqet të mbetet shtatzënë. Vizita para konceptimit mund të trajtojë
dhe ndonjëherë të parandalojë problemet shëndetësore që mund të ndikojnë në shtatzëninë dhe
fëmijën tuaj. Qëllimi kryesor i këtyre kontrolleve është të vlerësohet gjendja shëndetësore e
gruas dhe të identifikohen faktorë të mundshëm që mund të ndikojnë negativisht në konceptimin
ose shtatzëninë e ardhshme.
Këto kontrolle përfshijnë:

  1. Vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm
  2. Testet laboratorike
  3. Këshillimi për stilin e jetesës
  4. Përcaktimi i planit për fertilitet
  5. Vaksinimet e nevojshme:
    Përmes këtyre hapave ndikojmë në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të mundshme
    shëndetësore para shtatzënisë, për të rritur shanset për një shtatzëni të shëndetshme.
    Çfarë ndodh gjatë një vizite para konceptimit?
    Gjatë një vizite para konceptimit, mjeku juaj do të vlerësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm për
    t’u siguruar që trupi juaj është i përgatitur për shtatzëni. Kjo përfshin një kontroll fizik të plotë,
    përfshirë matjen e tensionit të gjakut dhe, në disa raste, analiza gjaku dhe ekzaminime pelvike.
    Gjatë ekzaminimit pelvik, mund të kryhet një Pap test ose të merren mostra për analiza
    mikrobiologjike.
    Gjatë konsultës, ju dhe mjeku juaj mund të diskutoni për çështje të rëndësishme, si:
     Gjendjet shëndetësore që mund të ndikojnë në shtatzëninë tuaj. Mjeku juaj do të
    vlerësojë nëse vuani nga sëmundje kronike si diabeti apo tensioni i lartë i gjakut, të cilat
    mund të ndikojnë në shtatzëni. Këto gjendje mund të rrisin rrezikun për defekte të lindjes
    ose komplikacione të tjera.
     Çdo problem që keni pasur në një shtatzëni të mëparshme. Njoftoni mjekun tuaj nëse
    keni pasur një gjendje shëndetësore si diabet gestacional ose preeklampsi në një shtatzëni
    të mëparshme, ose një problem si lindje e parakohshme. Mjeku mund t’ju ndihmojë të
    shmangni të njëjtin problem në shtatzëninë tuaj të ardhshme.
     Barnat që merrni. Tregoni mjekut tuaj për çdo bari/medikament me recetë,
    bari/medikament pa recetë (OTC), suplemente dhe produkte bimore që merrni. Mjeku
    mund të sigurohet që ato janë të sigurta për foshnjën tuaj ose të rekomandojë opsione të
    tjera. Por, mos filloni marrjen e asnjë bari/medikamenti pa biseduar më parë me mjekun
    tuaj.

 Historia juaj familjare e shëndetit. Mjeku ju pyet për historinë familjare të shëndetit
për të parë nëse ndonjë gjendje shëndetësore është e trashëguar në familjen tuaj ose në
familjen e partnerit tuaj. 
 Vaksinimi. Pyesni mjekun nëse ju nevojiten vaksina. Është më mirë të përditësoni disa
vaksina para se të mbeteni shtatzënë. Gjithashtu, bisedoni me mjekun tuaj nëse keni
pyetje për vaksinën COVID-19. Vaksina COVID-19 i jep qelizave të trupit udhëzime që
ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë COVID-19. Kjo është veçanërisht e rëndësishme
për gratë shtatzëna, të cilat janë në rrezik më të lartë për sëmundje të rëndë nga COVID-
19 dhe mund të jenë në rrezik më të lartë për probleme të shtatzënisë. Gratë shtatzëna që
janë vaksinuar kundër COVID-19 gjithashtu prodhojnë antitrupa që mund të mbrojnë
foshnjat e tyre nga COVID-19.
 Marrja e acidit folik. Marrja e një multivitamine ditore me 400 mikrogramë acid folik
para shtatzënisë dhe gjatë fazës së hershme të shtatzënisë mund të ndihmojë në
parandalimin e disa defekteve të lindjes. Këto defekte mund të ndodhin herët në
shtatzëni, kështu që është e rëndësishme të keni mjaftueshëm acid folik në trupin tuaj
para se të mbeteni shtatzënë. Disa njerëz kanë nevojë për një sasi më të lartë të acidit
folik. 
 Arritja e një peshe të shëndetshme. Ka më shumë gjasa të keni një shtatzëni të
shëndetshme nëse e filloni me një peshë të shëndetshme. Bisedoni me mjekun tuaj për
peshën e duhur për ju.
 Stili juaj i jetesës. Kjo përfshin:
 Të konsumuarit e ushqimeve të shëndetshme dhe të qenit aktive çdo ditë mund
t’ju ndihmojnë të keni një shtatzëni të shëndetshme.
 Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë mënyra për të ulur stresin dhe ankthin para se
të mbeteni shtatzënë.
 Substanca si alkooli, droga dhe duhani mund të dëmtojnë foshnjën tuaj. Mjeku
mund t’ju ndihmojë të lini nëse keni nevojë për ndihmë.
 Bisedoni me mjekun tuaj për t’u mbrojtur nga ndonjë kimikat i pasigurt në shtëpi
ose në punë.

 Kur të ndaloni përdorimin e kontraceptivëve. Mjeku juaj mund të rekomandojë
ndërprerjen e disa llojeve të kontraceptivëve disa muaj para se të filloni të përpiqeni të
mbeteni shtatzënë.
Kur duhet të bëni një kontroll para konceptimit?
Ju mund të bëni një kontroll para konceptimit në çdo kohë – madje deri në një vit përpara se të
dëshironi të mbeteni shtatzënë. Por është më mirë të filloni të përqendroheni te shëndeti juaj para
konceptimit të paktën 3 muaj përpara se të filloni të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.
A keni nevojë për një kontroll para konceptimit nëse keni pasur tashmë një fëmijë?
Bëni një kontroll para konceptimit çdo herë që planifikoni një shtatzëni, edhe nëse keni pasur
tashmë një fëmijë. Shëndeti juaj mund të ketë ndryshuar që kur keni qenë për herë të fundit
shtatzënë.

March of Dimes 25 Janar 2022

*Ju informojmë se shërbimet këshillë-dhënëse për tema të ndryshme, duke filluar nga koncepsioni e deri
te kujdesi për fëmijët 0-18 vjeç, ofrohen falas nga personeli i trajnuar, në kuadër të projektit “Klasat për
Nëna”. Ky projekt zbatohet në hapësirat për edukim dhe promovim shëndetësor në QMF-të e komunave
të ndryshme të Kosovës

Komente

10 përgjigje te “Kontrollet para konceptimit: pse janë të rëndësishme?”

  1. Avatar esportivabetlogin

    Just a quick shoutout to esportivabetlogin. Their login process was super smooth; didn’t have any issues at all. Quick and easy access to my account. If a hassle-free login is important to you, this is the place to be. So easy!

  2. Avatar mmoowin

    Give yourself a win with mmoowin. You miss 100% of the shots you don’t take, and mmoowin looks like a great place to take a good shot. See mmoowin! mmoowinmmoowin

  3. Avatar richphl

    Richphl? Now that sounds like my kinda place! Let’s see if it lives up to the name. You feeling lucky? Take a chance: richphl

  4. Avatar 33wim

    That’s a really interesting take on evolving gaming tech! Seeing platforms like 33wim slot prioritize speed & localized payments (like in Vietnam) is smart. It’s about the experience, not just the game, right? Definitely a step up!

  5. Avatar jljl77legit

    Alright, alright, jljl77legit, huh? Another one pops up. Honestly, I’m always on the lookout for something new. The interface looks pretty clean. Has anyone had any good (or bad!) experiences here? Spill the tea! jljl77legit

  6. Avatar betfiery44

    Betfiery44… that name sounds hot! Let’s hope my winnings catch fire too! Ready to win big! Join the heat at betfiery44!

  7. Avatar jljl55phlogin

    Jljl55phlogin – time to get logged in and play! Hopefully the wins today are good ones. Keeping my fingers crossed for a good session!. jljl55phlogin

  8. Avatar Delta Executor

    Delta Executor Download ay safe at mabilis kapag galing sa tamang source. Maraming gamers ang nagda-download nito para sa better gaming experience.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *