Kategori: Foshnja dhe nëna

  • Rekomandimet e OBSH për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme

    Rekomandimet e OBSH për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme

    Për të siguruar një fillim të shëndetshëm dhe të fortë në jetë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ofron disa rekomandime kyçe për mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve në vitet e para të jetës. Këto udhëzime synojnë të ndihmojnë prindërit, kujdestarët dhe profesionistët të krijojnë një mjedis sa më të favorshëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

    1. Kujdes i ndjeshëm dhe i përgjegjshëm

    Të gjithë foshnjat dhe fëmijët duhet të marrin kujdes të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm gjatë tre viteve të para të jetës. Prindërit dhe kujdestarët duhet të mbështeten për të ndërtuar marrëdhënie të ngrohta, të qëndrueshme dhe të dashura, që i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme.

    2. Nxitja e të mësuarit të hershëm

    Fëmijët kanë nevojë për stimulim mendor që nga lindja. OBSH rekomandon që prindërit dhe kujdestarët të përfshihen në mënyrë aktive në aktivitete të të mësuarit të hershëm – si biseda, këndim, lojë dhe lexime – së bashku me fëmijët gjatë tre viteve të para. Këto përvoja janë thelbësore për zhvillimin kognitiv, gjuhësor dhe emocional.

    3. Integrimi i kujdesit me ushqyerjen

    Zhvillimi i trurit dhe shëndeti fizik janë të lidhura ngushtë me ushqyerjen. Ndaj, mbështetja për kujdesin e ndjeshëm dhe të mësuarit të hershëm duhet të përfshihet në çdo program apo ndërhyrje që ka në fokus ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

    4. Mbështetja e shëndetit mendor të nënës

    Shëndeti mendor i nënës ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës. OBSH rekomandon që shërbimet për zhvillimin në fëmijërinë e hershme të përfshijnë edhe mbështetje psikosociale për nënat, në mënyrë që ato të ndihen të fuqizuara dhe të përgatitura për të ofruar kujdes të dashur dhe të qëndrueshëm.

    *Ju informojmë se sesionet këshillëdhënëse për tema të ndryshme, duke filluar nga zhvillimi i fëmijëve, ushqyerja e shëndetshme, prindërimi pozitiv, lidhja dhe komunikimi me prindër, siguria në shtëpi, ofrohen falas nga personeli shëndetësor i trajnuar, në kuadër të programit “Kujdesi në Grup për Prindërim”. Ky program implementohet në kuadër të dhomave për edukim dhe promovim shëndetësor në të gjitha QKMF-të e komunave të Kosovës

    Materialet e përdorura për këtë artikull janë marrë nga ky burim informacioni:

    https://iris.who.int/bitstream/handle/10665/331306/9789240002098-eng.pdf

  • Zhvillimi në fëmijërinë e hershme

    Zhvillimi në fëmijërinë e hershme

    Truri i fëmijëve ndërtohet që në fillim: Pse vitet e para të jetës janë vendimtare

    Zhvillimi i trurit të fëmijëve është një proces i jashtëzakonshëm dhe i ndjeshëm, që ndodh moment pas momenti ndërsa ata ndërveprojnë me mjedisin përreth. Gjatë viteve të para të jetës, formohen mbi një milion lidhje nervore çdo sekondë – një ritëm mahnitës që nuk përsëritet më kurrë në jetën e njeriut. Pikërisht për këtë arsye, cilësia e përvojave të hershme ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e trurit dhe mirëqenien e përgjithshme të fëmijës.

    Një themel për jetën

    Vitet e para përfaqësojnë një dritare kritike mundësie për të ndërtuar themelin e të nxënit, shëndetit fizik dhe mendor, sjelljes dhe suksesit në jetë. Në këtë periudhë, çdo përvojë pozitive – qoftë kujdesi i dashur, ushqimi i shëndetshëm, loja, biseda apo këndimi – ushqen trurin në zhvillim dhe forcon trupin që rritet. Fëmijët kanë nevojë për një ambient të sigurt, mbrojtës dhe stimulues, ku të ndihen të dashur, të dëgjuar dhe të mbështetur.

    Por për të arritur potencialin e tyre të plotë, fëmijët kanë nevojë për shumë më tepër sesa dashuri. Ata kanë nevojë për:

    • Kujdes shëndetësor dhe ushqim të duhur;
    • Mbrojtje nga dhuna dhe stresi;
    • Arsimim dhe mundësi për të mësuar herët;
    • Kujdes të përgjegjshëm nga prindërit apo kujdestarët.

    Një mundësi që shumë e humbasin

    Fatkeqësisht, për miliona fëmijë në mbarë botën – përfshirë ata që jetojnë në varfëri, në zona konflikti, në lëvizje, që i përkasin komuniteteve të margjinalizuara apo që kanë aftësi të kufizuara – kjo dritare zhvillimi shpesh mbyllet para kohe.

    Shumë prej tyre nuk marrin ushqimin apo shërbimet shëndetësore që u duhen. Janë të ekspozuar ndaj ndotjes, dhunës dhe stresit të vazhdueshëm. Humbasin mundësitë për të mësuar dhe nuk marrin stimujt që trurit të tyre i nevojiten për t’u zhvilluar në mënyrë optimale. Prindërit të mbingarkuar nga stresi i përditshëm, shpesh nuk kanë kohë, burime apo ndihmë të mjaftueshme për të ofruar kujdesin e nevojshëm.

    Kostoja e mundësive të humbura

    Kur një fëmijë humb këtë mundësi jetike për zhvillim, pasojat janë të rënda dhe afatgjata. Disa nuk mbijetojnë, të tjerët rriten me probleme shëndetësore dhe zhvillimore. Më vonë, përballen me vështirësi në arsim dhe në jetën profesionale, duke e pasur më të vështirë të thyejnë ciklin e varfërisë. Dhe kjo nuk është vetëm humbje personale – është humbje për të gjithë shoqërinë. Dështimi për të investuar në fillimin e jetës së fëmijëve e mban të gjallë pabarazinë dhe dobëson strukturat sociale dhe ekonomike të së ardhmes.

    Një thirrje për veprim

    Ekzistojnë argumente të forta biologjike, psikosociale dhe ekonomike për të ndërhyrë sa më herët që të jetë e mundur – madje edhe para konceptimit – për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e fëmijëve. Kujdesi cilësor në familje, shërbimet për fëmijët dhe institucionet parashkollore janë themeli. Por për një ndikim të qëndrueshëm, ky kujdes duhet të pasohet nga arsim cilësor dhe mbështetje e vazhdueshme gjatë adoleshencës, duke respektuar ndërvarësinë mes fazave të jetës.

    Nëse duam të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme, të barabartë dhe të shëndetshme, duhet të fillojmë nga fillimi: duke u siguruar që çdo fëmijë, kudo që ndodhet, të ketë fillimin më të mirë të mundshëm në jetë.

    *Ju informojmë se sesionet  këshillëdhënëse për tema të ndryshme, duke filluar nga zhvillimi i fëmijëve, ushqyerja e shëndetshme, prindërimi pozitiv, lidhja dhe komunikimi me prindër, siguria në shtëpi, ofrohen falas nga personeli i trajnuar, në kuadër të programit “Kujdesi në Grup për Prindërim”. Ky program implementohet në kuadër të dhomave për edukim dhe promovim shëndetësor në të gjitha QKMF-të e komunave të Kosovës.

    Ky artikull është hartuar duke u bazuar në materiale të marra nga:

    http://The Lancet: Early Childhood Development Executive Summary

    https://www.unicef.org/early-childhood-development

  • Marrja e vaksinave tani është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e foshnjës tuaj!

    Marrja e vaksinave tani është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e foshnjës tuaj!

    Nëse keni lexuar artikujt në faqen tonë prej disa kohësh, mund të keni vënë re se kemi diskutuar shpesh për rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të mirë para shtatzënisë. E vërteta është që të kesh një foshnjë të shëndetshme fillon me kujdesin për shëndetin tuaj shumë kohë para shtatzënisë, duke u siguruar që keni marrë të gjitha vaksinat e nevojshme.

    Çfarë vaksinash rekomandohen para shtatzënisë?

    Mjeku juaj mund të sugjerojë disa vaksina përpara se të mbeteni shtatzënë për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të foshnjës. Disa nga vaksinat e rekomanduara përfshijnë:

    • Gripi (influenza)
      Është e këshillueshme që ta bëni vaksinën e gripit një herë në vit, përpara sezonit të gripit (zakonisht nga tetori deri në maj). Mbrojtja e kësaj vaksine zgjat rreth një vit, prandaj është e nevojshme të përsëritet çdo vit.
    • MMR (fruthi, shytat dhe rubeola)
      Kjo vaksinë mbron nga këto tri sëmundje. Pas marrjes së vaksinës MMR, është e rëndësishme të prisni të paktën katër javë para se të mbeteni shtatzënë.
    • Varicella (lia e dhenve)
      Nëse nuk keni kaluar lia e dhenve ose nuk keni marrë vaksinën për të, flisni me mjekun tuaj. Pas marrjes së vaksinës, rekomandohet të prisni një muaj para shtatzënisë.

    Vaksina të tjera të rekomanduara

    Në varësi të rreziqeve specifike shëndetësore, mjeku mund të sugjerojë vaksina shtesë përpara shtatzënisë, si:

    • Pneumonia: Parandalon infeksionet në mushkëri.
    • Meningjiti: Mbron kundër infeksioneve që shkaktojnë ënjtje të trurit dhe palcës kurrizore.
    • Hepatiti A dhe B: Mbron mëlçinë nga viruset e hepatitit A dhe B.
    • Haemophilus influenzae Tip B (Hib): Parandalon sëmundje të rënda bakteriale, si meningjiti dhe pneumonia.

    Kujdes

    Për më shumë informacion mbi vaksinat para dhe gjatë shtatzënisë, mund të vizitoni burime të tjera të besueshme si marchofdimes.org. Ju lutemi, mbani parasysh se këto rekomandime mund të ndryshojnë sipas vendit dhe politikave shëndetësore. Për çdo pyetje ose shqetësim, këshillohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

    Burimi: March of Dimes
    Data: 24 janar 2020

  • Të qarat dhe qetësimi i foshnjës

    Të qarat dhe qetësimi i foshnjës

    Gjatë disa muajve të parë, foshnjat qajnë rreth një orë e gjysmë në ditë për arsye të ndryshme si uria, dhimbja, frika, lodhja apo thjeshtë duan që ta mbani. E qara e vazhdueshme mund të shkaktojë shumë stres dhe lodhje kështu që është e rëndësishme që të gjeni mënyra të qetësoni foshnjën. Nëse i kuptoni shenjat e foshnjës, kjo do t’ju ndihmojë që të reagoni dhe në shumë raste të parandaloni të qarat që të mos fillojë fare.

    Nëse foshnja qanë, provoni të:

    • Kontrolloni nëse foshnja është e uritur.
    • Kontrolloni që të siguroheni që nuk i është ndotur pelena. Nëse kjo ka ndodhur, ndërroni atë.
    • Vini re shenjat e sëmundjes dhe dhimbjes. Kontrolloni nëse ajo ka temperaturë më të lartë se 38áµ’C, nëse i është ënjtur mishi i dhëmbëve apo ka infeksion të veshit.
    • Lëkundni foshnjën apo ecni me të.
    • Këndoni apo flisni me foshnjën.
    • Ofroni një biberon apo një lodër.
    • Bëni një xhiro me karrocë.
    • Bëni një xhiro me makinë. Sigurohuni që ta lidhni mirë në ulësen e makinës.
    • Mbështjellni foshnjën me një batanije.
    • Lëshoni muzikë të lehtë apo lëshoni diçka në televizor. Sigurohuni që zëri të mos jetë i lartë.
    • Ndizni fshesën me rrymë, ndizni makinën e tharrjes së rrobave apo lëshoni ujin në rubinet apo vaskë. Disa foshnje i pëlqejnë këta tinguj.
    • Mbani foshnjën afër trupit tuaj. Merrni frymë qetë dhe ngadalë.
    • Nëse asgjë tjetër nuk funksionon, vendosni foshnjën në krevatin e saj, mbylleni derën dhe kontrollojeni pas 10 minutash.

    Poashtu ekziston një teknikë e njohur botërisht që prindërit e kanë përdorur për të qetësuar foshnjën dhe ta vënë në gjumë për disa minuta. Kjo metodë aktivizon reflekset e foshnjës duke bërë pesë hapa të thjeshtë që imitojnë mitrën e nënës së tyre: Pesë S-të janë: 1) mbështjellja me batanije, 2) pozicionimi në krah apo bark, 3) shush, 4) lëkundja (swing), 5) thithja (suck). Shikoni këtë video për të mësuar këtë teknikë në disa minuta. Poashtu mund të mësoni më shumë rreth kësaj teknike në portalin Happiest Baby.

    Është e rëndësishme që ju t’i përgjigjeni foshnjës shpejtë që ta siguroni që ajo nuk është vetëm. Mos u brengosni, nuk e llastoni duke e mbajtur shumë në dorë. Studimet kanë treguar se foshnjat që janë mbajtur shpesh kanë qarë shumë më pak. Ato poashtu rriten dhe bëhen më të pavarura, sipas një hulumtimi nga Johns Hopkins University, një nga institucionet më të mira botërore të shëndetësisë.

    Nëse foshnja juaj qan më gjatë sesa zakonisht dhe asgjë që ju bëni nuk e qetëson, kontaktoni mjekun e foshnjës për të kontrolluar nëse mund të ketë ndonjë arsye mjekësore apo nëse është e sëmurë. Ajo mund të ketë dhimbje të barkut (ngërçe) që shkaktojnë të qara të mëdha për më shumë se 3 orë në ditë. Kjo ndodh në 1 nga 10 foshnje. Kjo fillon kur foshnja është 2-3 javëshe, arrin kulmin pas 6 javësh dhe vazhdon deri sa foshnja të jetë 3-4 muajshe. Ndodh në të njëjtën kohë gjatë ditës, zakonisht pasdite vonë apo në mbrëmje. Rreth 20% e foshnjave thuhet se kanë dhimbje të barkut. Ka shumë teori se përse disa foshnja kanë këto dhimbje, për është shumë e mundur që foshnja është e ndjeshme ndaj lodhjes apo stimulimit të tepërt, dhe jo për shkak të gazrave. Nëse foshnja juaj duket se ka dhimbje të barkut, praktikoni Pesë S-të të shpjeguara si në video.

    Kurrë mos e tundni foshnjën tuaj. Nëse filloni të nervozoheni, leni foshnjën diku të sigurtë dhe largohuni. Poashtu mund të thirrni ndonjë familjar apo mik për t’ju ndihmuar. Nuk duhen më shumë se disa sekonda tundje që të shkaktoni dëmtime afatgjata në trurin e foshnjës, që rezulton në Sindromin e Foshnjës së Tundur (SFT). SFT është shkaku kryesor i vdekjeve nga abuzimi i fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. Mosha mesatare e viktimave është ndërmjet 3 dhe 8-muajshe. Në shumicën e rasteve, personi që dëmton foshnjën është mashkull në të njëzetat. Ai shpesh është babai i foshnjës apo i dashuri i nënës. Rreth gjysma e foshnjave që kanë SFT, vdesin.

  • Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

    Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

    Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

    Është shumë e rëndësishme që foshnja juaj të marrë vaksinat e imunizimit dhe të kontrollohet të mjeku. Marrja e vaksinës mund të jetë diçka e vështirë për t’u parë nga nëna, por mos u brengosni, foshnja mund të shqetësohet dhe të qajë për një moment por këto vaksina e mbrojnë atë nga sëmundje serioze të fëmijërisë dhe e mbajnë të shëndetshme.  

    Orari i Marrjes së Vaksinave të Imunizimit

    Në vitin e parë të jetës, foshnja juaj do të marrë disa vaksina imunizuese, që ta mbrojnë nga sëmundje të rrezikshme për jetë. Në vazhdim e keni orarin e imunizimit në Kosovë.

    Vaksina

    Lindja

    2

    muaj

    3

    muaj

    4

    muaj

    12 muaj

    6-7 vjeç

    11-12 vjeç

    17-18 vjeç

    BCG

    Parandalon tuberkulozin

    I

     

     

     

     

     

     

     

    HepB

    Parandalon Hepatitin B

    I

    II

    III

    IV

     

     

     

     

    DPT

    Parandalon difteritin, kollën e mirë dhe tetanozin

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    Hib

    Parandalon infeksionin nga haemophilus influenza e tipit b

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    IPV

    Parandalon poliomelitin, bëhet me injeksion

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    DPTr

    Parandalon difteritin, kollën e mirë, tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

    I

     

     

     

    OPVr

    Parandalon poliomelitin, bëhet në gojë (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

    I

    II

    III

     

    MMRv

    Parandalon fruthin, shytat, rubeolën dhe linë e dhenve

     

     

     

     

    I

     

     

     

    MMRr

    Parandalon fruthin, shytat dhe rubeolën (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

     

    I

     

     

    DT

    Parandalon difterinë dhe tetanozin

     

     

     

     

     

    I

     

     

    Td

    Parandalon diftërinë dhe tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

     

     

    I

    II

    Shumica e foshnjave nuk kanë efekte anësore nga vaksinat. Nëse ato kanë, zakonisht nuk janë serioze. Disa prej vaksinave mund të shkaktojnë ethe me temperaturë të ulët, njolla, puçrra apo ënjtje në vendin ku është bërë vaksina. Edhe pse foshnja mund t’ju duket sikur po bëhet më e sëmurë pas vaksinimit, këto reaksione janë shenjë e mirë se sistemi imunitar po funksionon dhe po lufton që të largojë infeksionet. Në raste te rralla, foshnja mund të ketë reaksion serioz alergjik nga vaksinimi. Nëse mendoni se foshnja juaj ka reaksion, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Vaksinimet nuk shkaktojnë autizmin, dhe kjo është dëshmuar nga shumë studime shkencore. Nëse keni pyetje rreth rreziqeve të vaksinimit, këshillohuni me mjekun e foshnjës suaj.

    Orari i kontrollave të foshnjës

    Edhe kur foshnja të jetë mirë, kontrollat e rregullta mund ta mbajnë foshnjën tuaj të lumtur dhe të shëndetshme. Gjatë vizitave të rregullta, ju do të mësoni rreth rritjës së foshnjës, shtimit në peshë, shëndetit dhe vaksinimit, dhe poashtu nëse foshnja juaj po zhvillohet normalisht. Orari tipik i vizitave në Kosovë gjatë dy viteve të para të foshnjës është:

    Vizita #1

    3-5 ditë

    Vizitat #2

    1 muaj

    Vizita #3

    2 muaj

    Vizita #4

    4 muaj

    Vizita #5

    6 muaj

    Vizita #6

    9 muaj

    Vizita #7

    12 muaj

    Vizita #8

    15 muaj

    Vizita #9

    18 muaj

    Vizita #10

    24 muaj

    1. Matja e rritjës: mjeku do të masë peshën, gjatësinë dhe masën e kokës së foshnjës dhe t’i vendos në një grafik. Ju mund të përdorni këtë që të shihni si krahasohet rritja e fëmijës suaj me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë.
    2. Ekzaminimi fizik: bëhet një ekzaminim i tërësishëm fizik, nga koka te këmbët. Mjeku do të kontrollojë nëse foshnja juaj është e shëndetshme dhe nëse po zhvillohet normalisht në aspektin fizik.
    3. Zhvillimi i përgjithshëm: mjeku do të kontrollojë që të sigurohet që foshnja juaj po zhvillohet normalisht në aspektin e aftësive motorike dhe emocionale.
    4. Të ushqyerit: mjeku do t’ju japë këshilla rreth të ushqyerit me qumësht gjiri, vitamina apo fakte të tjera rreth ushqimit. Derisa foshnja juaj rritet, mjeku do t’ju pyes për ushqimet që foshnja juaj konsumon.
    5. Diskutime të përgjithshme: Mjeku poashtu do t’ju tregojë se çfarë duhet të prisni sa i përket rritjes së foshnjës në muajt në vazhdim. Bëni pyetje gjatë kontrollës, sado të thjeshta që të jenë. Mos hezitoni të flisni nëse ndiheni e rraskapitur, e stresuar apo shumë e mërzitur.
    6. Testet/Ekzaminimet laboratorike: këto zakonisht nuk janë të nevojshme gjatë këtyre vizitave, por foshnja juaj mund të testohet për anemi (hekuri i ulët në gjak) me një test të thjeshtë të shpimit të gishtit. Vaksinimet: Në mosha të ndryshme, foshnja juaj do të ketë nevojë për vaksinime të ndryshme gjatë këtyre vizitave.

    Grafiku i rritjes për vajza dhe djem

    Në vazhdim keni grafikët e rritjes së fëmijëve nën dy vjeç të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:

    Pesha për moshën: Djemtë

    Gjatësia për moshën: Djemtë

    Përmasat e kokës për moshën: Djemtë

    Pesha për moshën: Vajzat

    Gjatësia për moshën: Vajzat

    Përmasat e kokës për moshën: Vajzat

  • Mirësevini në rrugëtimin prindëror

    Mirësevini në rrugëtimin prindëror

    Mësoni këtu për teknikat themelore për t’u kujdesur për foshnjën dhe nënën.

  • Të ushqyerit e drejtë të fëmijëve 0 deri në 5 vjeç

    Të ushqyerit e drejtë të fëmijëve 0 deri në 5 vjeç

    Të ushqyerit e drejtë dhe obeziteti i fëmijëve 0 deri në 5 vjeç

    Ushqyerja e fëmijëve pasqyron gjendjen e tyre të përgjithshme shëndetësore.

    Çdo fëmijë duhet të ushqehet ekskluzivisht me gji për të paktën 6 muajt e parë të jetës. Jepi të drejtë fëmijës tuaj të rritet i shëndetshëm!

    Pse duhet foshnja të ushqehet ekskluzivisht me gji 6 muajt e parë të jetës?

    • Sistemi i  tretjes te foshnja është ende i

    “papjekur”,

    • Gjendja fizike në këtë moshë  nuk mund të

    pranoj ushqimin e ri dhe,

    • Mundësia e alergjive ndaj ushqimit është në rritje e sipër.

    Përparësitë e gjidhënies

    • Gjidhënia parandalon obezitetin përmes shtimit normal të peshës trupore,

    • Qumështi i gjirit tretet lehtë duke mundësuar jashtëqitje të rregullt,

    • Qumështi i gjirit ndikon në zhvillimin e trurit dhe në nivel më të lartë të inteligjencës,

    • Qumështi i  gjirit ndihmon  rritjen e imunitetit të foshnjës për parandalim apo mbrojtje nga sëmundjet kronike dhe alergjitë,

    • Gjidhënia plotëson nevojat emocionale të foshnjës, krijon lidhjen mes nënës dhe foshnjës, foshnja qanë më pak dhe përparon më shumë.

    • Qumështi i gjirit është ushqim ideal për foshnje, i përshtatshëm tërësisht për nevojat e fëmijës

    Rregullat për ushqim ekskluzivisht në gji:

    • I posalinduri i shëndoshë duhet menjëhërë të ketë kontakt “lëkurë me lëkurë” me nënën e tij,

    • Gjashtë muajt e parë të jetës fëmija ushqehet vetëm me gji pa asnjë ushqim ose lëng shtesë,

    • Gjatë kësaj kohe duhet respektuar rregullin: kërkesë -ofrim: sa më shpesh ushqehet foshnja aq më shumë prodhohet qumështi,

    • Gjatë gjidhënies të shmanget ushqyerja  me biberon,

    • Për qetësim të foshnjës mos të përdoren

    “mashtrueset”(memet),

    • Gjatë periudhës së gjidhënies nëna t’i shmanget çdo aktiviteti që e “largon” nga foshnja e saj.

    Si të arrijmë gjidhënie të suksesshme?

    Duke respektuar:

    • Mënyrën si nëna mban foshnjën

    • Mënyrën si foshnja mban gojën në gji

    Përdorimi i vitaminave shtesë, fluorit dhe hekurit në 6 muajte parë të jetës

    Vitamina K e cila parandalon gjakderdhjen, i injektohet të posalindurit menjëherë pas lindjes.

    Të gjitha foshnjeve ju preferohet suplementimi me vitamin D me 400 IU në ditë duke filluar brenda ditëve të para të jetës deri sa fëmija të mbush një vit.

    Fëmijët e ushqyer me gji, të lindur me kohë, nuk kanë nevojë për shtesa të hekurit sepse rezervat mjaftojnë deri në moshën një vjeç. Qumështi i gjirit ka shumë më pak hekur në krahasim me qumështin e adaptuar por shfrytëzimi i tij është më i madh.

    Suplementimi me fluor nuk preferohet në 6 muajt e parë të jetës, ndërsa në vazhdim veprohet sipas indikacioneve apo vendit ku jetojnë.

    Ushqimi i fëmijëve që nuk janë në gji

    Nënat të cilat edhe pas informimit, për çështje të ndryshme, kanë vendosë të ushqejnë foshnjën e tyre me formulë, ju duhet ofruar mbështetje individuale dhe informata të sakta për përdorim të drejtë. Kjo vlen edhe për nënat që se kanë të mundur gjidhënien apo kanë ndonjë kundërindikacion për këtë.

    Ato duhet informuar se:

    • Formulat e thata (qumështi pluhur i adaptuar) nuk është prodhim steril. Mund të kontaminohet gjatë përdorimit.

    • Tek formulat e thata rreptësisht duhet respektuar udhëzimet e përgatitjes që janë në paketim

    • Qumështi jo i holluar i lopës (apo sisorëve tjerë), qumështi i kondenzuar, përpunuar (pa yndyrë) dhe gjysmë përpunuar (pjesërisht me yndyrë) nuk guxon t’i ipet fëmijëve nën 2 vjeç

      Për përgatitjen, ruajtjen dhe ushqyerjen  me formula të thata si dhe përdorimin e drejtë të formulave të gatshme në formë tretjeje, rekomandohet si në vijim:

    • Kujdes kontaminimi!

    • Çdo shujtë të përgatitet e freskët!

    • Të bëhet përgatitja me ujë të vluar ( >70°C)

    • Uji i vluar duhet ftohur shpejtë (jo më shumë se

    30 minuta) dhe të përdoret menjëherë; kujdes që me temperaturë të lartë mos të shkaktoni djegje në gojën e fëmijës!

    • Pas çdo shujte të hudhet sasia e mbetur!

    Në situata të jashtëzakonshme dhe rrethana të ndryshme kur nëna është e detyruar ta ushqej fëmijën me qumësht lope përgatitja bëhet në këtë mënyrë:

    • Në muajin e parë të jetës duhet përzier 40 ml qumësht me 20 ml ujë të vluar,

    • Në muajin e dytë të jetës duhet perzier 60 ml qumësht me 30 ml ujë të vluar,

    • Në muajin e tretë dhe katërt të jetës duhet përzier 80 ml qumësht me 40 ml ujë të vluar,

    • Në muajin e pestë dhe të gjashtë të jetës duhet përzier 100 ml qumësht me 50 ml ujë të vluar.

    Kur të fillohet me ushqim shtesë?

    Ushqimi shtesë është plotësim i ushqimit me qumësht dhe nuk nënkupton ndërprerjen e gjidhënies apo zëvëndësimin e qumështit me ushqim tjetër. Në vitin e parë të jetës foshnja rritet më shpejtë. Në moshën 4-6 muaj foshnja dyfishon peshën e lindjes ndërsa në moshën një vjeç e trefishon. Kjo tregon se sa ka rëndësi ushqimi i drejtë dhe kualitativ në këtë periudhë. Në moshën 6 muajshe foshnja është e gatshme për ushqim me lugë dhe organizmi ështëi përgatitur dhe i pjekur për ushqim të ri. Disa fëmijëve u duhet kohë më e gjatë që të përshtaten, derisa të tjerët me shumë kënaqësi pranojnë ushqimin e ri. Prindërit duhet të kenë shumë durim, të jenë të qetë,të kenë mirëkuptim sepse kjo është përvojë e re për ta dhe për fëmijën e tyre. Foshnja në fillim mund të refuzoj ushqimin por nuk duhet “heq dorë”. Foshnja është adaptuar në thithje dhe nuk mundet menjëherë të përtypet dhe të përbijë ushqimin i cili shpeshherë i del edhe nga goja. Foshnja mund të luaj me lugën por kjo është mënyra e të mësuarit dhe e njohjes me metodën e re dhe ushqimin e ri.

    Të ngrënit me lugë është hapi i  parë për pavarësi në ushqyerje

    Masat mbrojtëse dhe respektimi i rregullave të caktuara            

    Mos harro!

    • Larjen e duarve para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit.

    • Enët duhet me qenë nga qelqi, nuk duhet sterilizuar por vetëm duhet pastruar në temperatura të larta dhe duhet tharë mirë.

    • Produktet të jenë të freskëta, të kontrolluara dhe kualitative. Pemët dhe perimet duhet të jenë të pjekura, të freskëta, të “shëndosha”, sezonale, mundësisht të pa spërkatura, pa pesticide dhe të rritura në mënyrë natyrale.

    • Produktet e reja të shtohen  një nga një, në fillim në formë qulli të miksuara dhe jo shumë të dendura, në sasi të vogël (2-3 lugë për shujtë), e pastaj duke rritur sasinë në 125 ml, e më pas në 250 ml. Produktet e ndryshme të përdoren në distancë prej 5-7 ditësh që të shihet a po i përballon fëmija mirë.

    • Asnjëherë mos të shtohen dy apo më tepër produkte së bashku për shkak të vlerësimit të intolerancës ndaj tyre (alergjia, ndryshimet në lëkurë, barkqitjet dhe vjelljet)

    • Fëmijës nuk duhet dhënë sasi e tepërt e ushqimit në gojë sepse ai duhet mësuar përtypjen.

    • Mos përdorni ushqim të ngrirë për fëmijën! Ushqimi i përgatitur në shtëpi mund të përdoret brenda 24-48 orë (nëse ruhet në kushte optimale).

    • Ushqimi industrial (nëse është nxehur) fëmija duhet ngrënë menjëherë, në të kundërtën atë duhet hedhur.

    • Qullet përgatiten pa shtim të kripës, sheqerit dhe mëlmesave tjera.

    • Mos ushqeni fëmijën në pozitë të shtrirë!

    • Mos ndërpreni gjidhënien apo qumështin formulë!

    • Nëse fëmija manifeston ndryshime alergjike, konsultoni mjekun!

    Me cilin ushqim të fillohet?

    Fillohet me ushqim me mundësi të vogël për alergji si: lëngje pemësh, qulle nga pemët, perimet dhe drithërat.

    Ky ushqim për nga shija është i ngjajshëm me shijen e ëmbël të qumështit dhe foshnja shumë lehtë do të “pranojë” shujtat e tilla.

    Në muajin e 7-të shtohet mishi, së pari mishi i bardhë (i pulës apo quranit), pastaj mishi i viqit të ri (i bluar e më pas i copëtuar) si dhe supat ose qullet e  perimeve. Pas muajit të 8-të shtohet peshku i bardhë pa hala, i zier apo i përgatitur në avull. E kuqja  e vezës e zier mirë duke shtuar sasinë gradualisht. Vaji i ullirit dhe lulediellit.

    Pas muajit të 10-të mishi i mështjerrës.

    Pas muajit të 11, kriposja e lehtë e ushqimit.

    Pas moshës një vjeç mishi i lopës  dhe e bardha e vezës.

    Për shkak të mundësisë së reaksioneve alergjike në vitin e parë të jetës nuk duhet dhënë pemët si: dredhëza, mjedra, manaferra, pemët citrone (kivi, portokalli, limoni, mandarina), pemët farore (arrat, bademi, kikirikat, lajthitë), çokollada, eurokremi, mjalti, maja buke, e bardha e vezës dhe ushqimi me konzervans.

    Llojet e produkteve

    Fruta

    Frutat janë burim i pasur i vitaminave, kripërave, mineraleve dhe karbohidrateve. Zakonisht fillohet me mollën, dardhën, kumbullën, pjeshkën dhe kajsinë. Në muajin e 8-të ipen të grryera imët, ndërsa në muajin e 11-të ipen në formë të freskët si tërësi.

    Perimet

    Perimet sjellin kualitet të ri në ushqim si dhe adaptim të fëmijës në “laramani” të ushqimit. Edhe pse vlerat energjike të perimeve janë të vogla ato prap janë të dobishme, sepse krahas proteinave bimore, përmbajnë edhe minerale, vitamina dhe materie të balansuara. Zakonisht fillohet me perime që treten lehtë: karrota, patatja, kungullesha, karfioli. Perimet e përgatitura nuk nxehen rishtazi (nga rreziku i nitriteve) si dhe nuk konsumohen 2 ditë radhazi.

    Drithërat dhe prodhimet e tyre

    Qullet me drithëra mund të jenë shujta kalimtare. Drithërat dhe prodhimet e tyre përmbajnë karbohidrate komplekse të cilat sigurojnë së paku 50% të energjisë së përgjithshme.

    Pas muajit të 7-të mund të ipen disa prodhime të drithërave që përmbajnë gluten (grizi, keksi).

    Mishi

    Mishi është burim i aminoacideve esenciale, vitaminave dhe mineraleve. Hekuri shfrytëzohet shumë mirë nga mishi. Mishi shtohet në ushqimin e foshnjës pas muajit të 7-të. Fillohet me mish të bardhë (pule apo qurani) sepse tretet lehtë, ka mundësi relative të vogla për alergji, është e arritshme dhe pak e kushtushme. Gjatë përgatitjes pastrohet nga lëkura dhe pjesët yndyrore. Nuk preferohet mishi i thatë, pashtetat dhe salsiqe. Peshku është burim i vlefshëm i proteinave, kalciumit, omega 3- acideve yndyrore, dhe duhet përdorë së paku një herë në javë në menynë ushqimore. Pas muajit të 8-të  mund të përdoret peshku i bardhë pa hala i zier apo i përgatitur në avull.

    Qumështi dhe prodhimet e tij

    OBSH nuk preferon qumështin e lopës para moshës një vjeç. Fëmijët ushqehen me gji apo qumësht formulë konform moshës. Qumështi është burim i pasur i  kalciumit, prandaj përdoret rregullisht që të krijohen rezervat për tërë jetën (i nevojshëm për dhëmbë dhe eshtra).

    Edhe produktet tjera përmbajnë kalcium por shfrytëzimi më i mirë është nga qumështi dhe prodhimet e ti

    Vezët

    Pas muajit të 8-të ipet e kuqja e vezës e zier mirë në sasi të vogël duke e shtuar gradualisht.

    E bardha e vezës ipet pas moshës një vjeç. Vezët e tundura apo gjysëm të ziera nuk preferohen për shkak të alergjisë dhe infeksioneve të mundshme me salmonelën.

    Mëlmesat

    Kriposja e lehtë e ushqimit lejohet në muajin e 11-të, por nuk përdoren biberi, speci i kuq, senfi, uthulla. Majdanozi dhe selino mund të ipen në formë çaji ose në supë. Farat e kimit (Qimnon) ipen në muajt e parë të jetës në çaj (i dobishëm për tretje dhe largim të gazrave).

    Vajrat

    Vaji lulediellit, ullirit dhe misrit shtohet në ushqim në muajin e 8-të, mundet edhe buteri ndërsa margarina nuk preferohet.

    Uji

    Sipas dëshirës

    Çaji

    Kohëpaskohe si pije, e freskët, e zier nga kaça, kopri dhe kamomila.

    Mjalti

    Mjalti mund të përmbajë spore të Clostridium botulinum që shkakton botulizmin. Trakti i  tretjes nuk ka aciditet të mjaftueshëm që do shkatërronte sporet, prandaj mjaltin nuk duhet dhënë foshnjës deri sa të mbush një vit.

    Kur fëmija adaptohet në shije të ushqimit  atëherë mund të bëhen kombinime të ndryshme të qulleve dhe konsistenca e ushqimit të përshtatet sipas mundësisë së përtypjes dhe daljes së dhëmbëve të fëmijës.

    Ushqimi dhe alergjitë

    Alergjitë në ushqim te fëmijët janë të shpeshta. Deri në moshën 3 vjeç 6-8% të fëmijëve diagnostikohen me alergji në ushqim.

    Sistemi digjestiv i foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël nuk ka pjekuri të mjaftueshme dhe me marrjen e produkteve të reja shumë vështirë dallon të “huajën” nga e “vetja . Sistemi imun i zorrëve mund të bëjë “gabime” duke inicuar sistemin mbrojtës ndaj ushqimit dhe duke shkaktuar alergji.

    Me rritjen e fëmijës dhe me marrjen e vazhdueshme të ushqimit, sistemi imun gradualisht “pjeket” dhe alergjia në ushqim bëhet më e rrallë. Për këtë arsye në vitin e parë të jetës ushqimi ipet me kujdes të veçantë.

    Që nga lindja e deri në muajin e katërt dhe pestë ushqimi i vetëm i nevojshëm është qumështi i nënës apo qumështi formulë (nëse nëna nuk ka mundësi ta ushqejë fëmijën e saj me gji). Shtimi i hershëm i ushqimit, para muajit të katërt të jetës, rrit mundësinë për shfaqjen e alergjisë. Kujdes të veçantë duhet të ketë renditja e përdorimit të produkteve të reja.

    Ushqimin të cilin fëmija e provon  për herë të parë duhet të ipet në orët e mëngjesit që të përcillet reaksioni i fëmijës gjatë ditës. Poashtu ushqimi i ri duhet të ipet çdo ditë, minimum 3 ditë radhazi.

    Alergjenet më të shpeshta janë dredhëzat, e kuqja dhe e bardha e vezës, mjalti, arrat, bademat, lajthitë, kikiriki, qumështi, frutat e detit. Për këtë arsye këto produkte shtohen në ushqim ngadalë, në moshë të caktuar për produkte përkatëse. 

    Ndonjëherë paraqiten probleme respiratore si pengesa në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, kollë, teshtitje, e në raste të rënda ngulfatje dhe shok anafilaktik. Ndryshimet në lëkurë paraqiten në minutat e parë deri në gjysëm ore pas marrjes së ushqimit.

    Alergjia në ushqim paraqitet në forma të ndryshme, ndryshime në lëkurë si urtika (pllaka të kuqe) apo ekzemë. Alergjitë në disa lloje të ushqimit manifestohen me pengesa në traktin e tretjes si mundim, vjellje, barkqitje, gjakë në feqe si dhe fëmija nuk përparon. Nëse lajmërohet alergjia në ushqim, prindërit duhet fotografuar ndryshimet, të shënojnë se çfarë lloj ushqimi ka ngrënë fëmija atë ditë dhe deri në vizitë te mjeku të evitojnë atë lloj të ushqimit. Shumë alergji të cilat shfaqen në vitin e parë të jetës me kalimin e kohës zhduken apo dobësohen prandaj largimi i ushqimit nga menyja ushqimore nuk bëhet pa konsultimin  e mjekut.Terapia nënkupton evitimin e ushqimit që shkakton alergji e sipas nevojës edhe përdorimin e medikamenteve.

    Që nga lindja deri në 5 vjeç, punëtorët shëndetësorë kanë obligim matjen e vazhdueshme të      peshës dhe gjatësisë trupore si dhe interpretimin e tyre përmes tabelave dhe diagrameve ku përcillet zhvillimi i fëmijës

    Zhvillimi i këtij materiali u mundësua nga:

    Canada Fund for Local Initiatives

  • Dalja e dhëmbëve

    Dalja e dhëmbëve

    Dalja e dhëmbëve

    Marrë nga March of Dimes, http://www.marchofdimes.org/baby/teething.aspx

    Dhëmbi i parë i foshnjës suaj është një datë e rëndësishme për ju! Shumicës së foshnjave iu del dhëmbi i parë rreth muajit të gjashtë. Por dalja e dhëmbëve mund të fillojë që nga muaji i tretë. Dalja e dhëmbëve nënkupton dhëmbin e foshnjës tek del nga mishi i dhëmbëve për herë të parë. Dy dhëmbët e përparmë në nofullën e sipërme zakonisht dalin të parët. Shumicës së fëmijëve do t’iu kenë dalë të gjithë dhëmbët kur ata të kenë mbushur 3 vjeç.

    Cilat janë shenjat dhe simptomat që foshnjës suaj po i dalin dhëmbët?

    Disa foshnje nuk kanë aspak telashe me daljen e dhëmbëve. Foshnjat tjera mund të ndjejnë dhimbje për një kohë të shkurtër. Dhe të tjerët mund të jenë të bezdisur për javë të tëra për shkak të dhimbjeve nga ky proces. Shenjat dhe simptomat e daljës së dhëmbëve përfshijnë:

    • Foshnja është nevrike.
    • Përtyp fort.
    • Qanë.
    • Nxjerr jargë.
    • Ethe me temperaturë më të ulët se 38.5áµ’C.
    • Dhimbje të stomakut.
    • Mishi i ënjtur i dhëmbëve apo që dhemb kur preket.
    • Kontaktoni mjekun e foshnjës nëse ajo duket e sëmurë, ka dhimbje të vazhdueshme, apo ka temperaturë më të lartë se 38.5áµ’C. Këto shenja mund të ju tregojnë se diçka tjetër po e shqetëson foshnjën.

    Si mund ta ndihmoni foshnjën që të ndihet më mirë gjatë daljes së dhëmbëve?

    Që të ndihmoni foshnjën të ndihet më mirë:

    • Jepini diçka që të përtypë, si një lodër gome, një lugë të ftohtë apo një leckë të ftohtë. Përtypja e gjërave të tilla mund të ndihmojë që të largojë dhimbjën. Pastroni mirë ato që të evitoni infektimin. Disa prindër thonë se unaza e ftohur e gomës për përtypje zvogëlon dhimbjën e foshnjës. Nëse e ftohni unazën e gomës për përtypje në friz, nxirreni atë kur të ftohet por mos e leni të ngrihet. Kjo unazë e gomës nëse është e ngrirë mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve të foshnjës.
    • Fërkoni mishin e saj të dhëmbëve me gisht të pastër që të zvogëloni dhimbjën. Por mos i jepni foshnjës medikamente për dhimbje dhe mos përdorni gjëra si alkooli apo të ngjashme që të fërkoni mishin e dhëmbëve për të larguar dhimbjën. Disa medikamente mund të dëmtojnë foshnjën nëse i jepni shumë. Medikamente tjera treten ne gojë para se të mund të ndihmojnë me dhimbjën.
    • Pastroni jargët nga fytyra e foshnjës për të shmangur zhvillimin e njollave/puçrrave.

    Si të siguroni shëndet të mirë dental për foshnjën

    Foshnjat mund të kenë probleme me dhëmbë si p.sh. kalbja, dhimbja apo rënia e dhëmbit. Rreth 10% e 2-vjeçarëve kanë një apo më shumë kavitete, apo 50% prej tyre kanë disa kavitete deri në moshën 5-vjeçare. Kështu që është e rëndësishme që të filloni të kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të foshnjës. Shihni këtu si mund ta bëni këtë:

    • Ushqeni foshnjën vetëm me gji për së paku 6 muajt e parë. Mos i jepni foshnjës të pijë ujë, lëng apo pije të gazuar që kanë sheqer.
    • Pastroni mishin e dhëmbëve të foshnjës pas çdo të ushqyere duke përdorur një leckë të lagët apo brushë të dhëmbëve për foshnja që kanë fije të buta.
    • Lani biberonin e foshnjës vetëm me ujë dhe mbani të pastër. Mos e pastroni biberonin me gojën tuaj. Kurrë mos e fusni biberonin në sheqer apo mjaltë.
    • Mos e vini foshnjën në gjumë me shishe në gojë. Lejoni foshnjën që të përfundojë të ushqyerjen para se të fle apo para dremitjes. Kjo mund të ndihmojë që të parandalohet kalbja e dhëmbëve nga shishja e foshnjës
    • Kur foshnja juaj të fillojë të hajë ushqim të fortë, ushqeni me ushqime të shëndetshme, kufizoni sasinë e lëngjeve të frutave (uji është zgjedhje më e mirë) dhe jepini ato vetëm gjatë kohës kur ushqehet.
    • Lani dhëmbët e foshnjës dy herë në ditë, që nga dita kur i del dhëmbi i parë.
    • Dërgoni foshnjën te dentisti kur t’i dalë dhëmbi i parë, apo në ditëlindjën e saj/tij të parë dhe më pas çdo 6 muaj.
    • Deri sa të mbushë një vjeç, sigurohuni që foshnja të ketë mësuar të pijë nga filxhani. Foshnjat duhet të ndalojnë ushqyerjen me shishe kur të jenë 12-14 muajshe.

    www.marchofdimes.com

  • Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

    Imunizimi dhe udhëzuesi për kontrollat e foshnjës

    Është shumë e rëndësishme që foshnja juaj të marrë vaksinat e imunizimit dhe të kontrollohet të mjeku. Marrja e vaksinës mund të jetë diçka e vështirë për t’u parë nga nëna, por mos u brengosni, foshnja mund të shqetësohet dhe të qajë për një moment, por këto vaksina e mbrojnë atë nga sëmundje serioze të fëmijërisë dhe e mbajnë të shëndetshme.

    Orari i Marrjes së Vaksinave të Imunizimit

    Në vitin e parë të jetës, foshnja juaj do të marrë disa vaksina imunizuese, që ta mbrojnë nga sëmundje të rrezikshme për jetë. Në vazhdim e keni orarin e imunizimit në Kosovë.

    Vaksina

    Lindja

    2

    muaj

    3

    muaj

    4

    muaj

    12 muaj

    6-7 vjeç

    11-12 vjeç

    17-18 vjeç

    BCG

    Parandalon tuberkulozin

    I

     

     

     

     

     

     

     

    HepB

    Parandalon Hepatitin B

    I

    II

    III

    IV

     

     

     

     

    DPT

    Parandalon difteritin, kollën e mirë dhe tetanozin

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    Hib

    Parandalon infeksionin nga haemophilus influenza e tipit b

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    IPV

    Parandalon poliomelitin, bëhet me injeksion

     

    I

    II

    III

     

     

     

     

    DPTr

    Parandalon difteritin, kollën e mirë, tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

    I

     

     

     

    OPVr

    Parandalon poliomelitin, bëhet në gojë (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

    I

    II

    III

     

    MMRv

    Parandalon fruthin, shytat, rubeolën dhe linë e dhenve

     

     

     

     

    I

     

     

     

    MMRr

    Parandalon fruthin, shytat dhe rubeolën (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

     

    I

     

     

    DT

    Parandalon difterinë dhe tetanozin

     

     

     

     

     

    I

     

     

    Td

    Parandalon diftërinë dhe tetanozin (zhvillimin/përsëritjen)

     

     

     

     

     

     

    I

    II

    Burimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë

    Shumica e foshnjave nuk kanë efekte anësore nga vaksinat. Nëse ato kanë, zakonisht nuk janë serioze. Disa prej vaksinave mund të shkaktojnë ethe me temperaturë të ulët, njolla, puçrra apo ënjtje në vendin ku është bërë vaksina. Edhe pse foshnja mund t’ju duket sikur po bëhet më e sëmurë pas vaksinimit, këto reaksione janë shenjë e mirë se sistemi imunitar po funksionon dhe po lufton që të largojë infeksionet. Në raste të rralla, foshnja mund të ketë reaksion serioz alergjik nga vaksinimi. Nëse mendoni se foshnja juaj ka reaksion, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë. Vaksinimet nuk shkaktojnë autizmin, dhe kjo është dëshmuar nga shumë studime shkencore. Nëse keni pyetje rreth rreziqeve të vaksinimit, këshillohuni me mjekun e foshnjës suaj.

    Orari i kontrollave të foshnjës

    Edhe kur foshnja të jetë mirë, kontrollat e rregullta mund ta mbajnë foshnjën tuaj të lumtur dhe të shëndetshme. Gjatë vizitave të rregullta, ju do të mësoni rreth rritjes së foshnjës, shtimit në peshë, shëndetit dhe vaksinimit, dhe poashtu nëse foshnja juaj po zhvillohet normalisht. Orari tipik i vizitave në Kosovë gjatë dy viteve të para të foshnjës është:

    Vizita #1

    3-5 ditë

    Vizitat #2

    1 muaj

    Vizita #3

    2 muaj

    Vizita #4

    4 muaj

    Vizita #5

    6 muaj

    Vizita #6

    9 muaj

    Vizita #7

    12 muaj

    Vizita #8

    15 muaj

    Vizita #9

    18 muaj

    Vizita #10

    24 muaj

    Pjesë të zakonshme të çdo kontrollle të rregullt janë:

    1. Matja e rritjes: mjeku do të masë peshën, gjatësinë dhe masën e kokës së foshnjës dhe t’i vendos në një grafik. Ju mund të përdorni këtë që të shihni si krahasohet rritja e fëmijës suaj me fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë.
    2. Ekzaminimi fizik: bëhet një ekzaminim i tërësishëm fizik, nga koka te këmbët. Mjeku do të kontrollojë nëse foshnja juaj është e shëndetshme dhe nëse po zhvillohet normalisht në aspektin fizik.
    3. Zhvillimi i përgjithshëm: mjeku do të kontrollojë që të sigurohet që foshnja juaj po zhvillohet normalisht në aspektin e aftësive motorike dhe emocionale.
    4. Të ushqyerit: mjeku do t’ju japë këshilla rreth të ushqyerit me qumësht gjiri, vitamina apo fakte të tjera rreth ushqimit. Derisa foshnja juaj rritet, mjeku do t’ju pyes për ushqimet që foshnja juaj konsumon.
    5. Diskutime të përgjithshme: Mjeku poashtu do t’ju tregojë se çfarë duhet të prisni sa i përket rritjes së foshnjës në muajt në vazhdim. Bëni pyetje gjatë kontrollës, sado të thjeshta që të jenë. Mos hezitoni të flisni nëse ndiheni e rraskapitur, e stresuar apo shumë e mërzitur.
    6. Testet/Ekzaminimet laboratorike: këto zakonisht nuk janë të nevojshme gjatë këtyre vizitave, por foshnja juaj mund të testohet për anemi (hekuri i ulët në gjak) me një test të thjeshtë të shpimit të gishtit.
    7. Vaksinimet: Në mosha të ndryshme, foshnja juaj do të ketë nevojë për vaksinime të ndryshme gjatë këtyre vizitave.
    Marrë nga March of Dimes

    Grafiku i rritjes për vajza dhe djem

    Në vazhdim keni grafikët e rritjes së fëmijëve nën dy vjeç të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:

    • Pesha për moshën: Djemtë
      Image
    • Gjatësia për moshën: Djemtë
      Image
    • Përmasat e kokës për moshën: Djemtë
      Image
    • Pesha për moshën: Vajzat
      Image
    • Gjatësia për moshën: Vajzat
      Image
    • Përmasat e kokës për moshën: Vajzat
      Image
  • Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

    Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

    Marrëdhënia seksuale dhe intimiteti pasi të bëheni me fëmijë

    Si ju, ashtu edhe partneri juaj, jeni duke u mësuar që të keni foshnjën afër. Të qenit prind mund të jetë shqetësuese si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj. Flisni me njëri tjetrin. Të flisni rreth ndjenjave që keni mund t’ju ndihmojë që të mos ndiheni të lënduar apo të nervozuar. Sa më shpejt që të mundeni, gjeni kohë vetëm për ju të dy. Kërkoni nga dikush që i besoni që të kujdeset për foshnjën për një orë apo dy dhe dilni për një shëtitje apo për darkë.

    Zakonisht, është në rregull të kryeni marrëdhënie seksuale 4-6 javë pas lindjes, edhe pse jo të gjithë presin aq gjatë, dhe jo të gjithë janë gati aq shpejtë. Nëse ju keni pasur një lindje të vështirë, ju mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të rikuperoheni fizikisht. Edhe nëse ju jeni fizikisht e gatshme, ju mund të mos jeni gati emocionalisht. Lindja e foshnjës është një katrahurë hormonale për gruan, prandaj ju mund të keni nevojë për më shumë kohë që të rikuperoheni. Ju poashtu mund të frikësoheni se do të keni dhimbje apo thjeshtë jeni e lodhur nga kujdesi për foshnjën. Edhe nëse nuk keni marrëdhënie seksuale, ju mund të vazhdoni të bëni gjëra intime; prekja, puthja, masturbimi apo seksi oral janë të gjitha opsione që mund të jeni e interesuar për t’i bërë. 

    Ju mund të ndiheni e turpëruar nga trupi juaj pas lindjes. Jo, nuk duhet të ndiheni ashtu! Ju sapo keni sjellë në jetë një qenie njerëzore,  trupi juaj është i mahnitshëm. Kurrë mos e harroni këtë! Në përgjithësi, nënave për herë të parë ju duhen 6-12 muaj për t’u rikthyer në peshën e para lindjes. Marrëdhënia seksuale poashtu mund t’ju duket ndryshe. Shpesh, për shkak të ndryshimeve hormonale, vagina e grave mund të jetë e tharë, kështu që përdorni lubrifikues. Eksperimentoni me pozita të ndryshme për të parë se cilat janë pozitat më të rehatshme për ju. Bëhuni ju ajo që e kontrollon aktin seksual dhe ndaloni kurdo që nuk ndiheni rehat. Mos u brengosni, jeta juaj seksuale do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejtë.